Dy fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe po aq fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 15 gola të shënuar është epilogu i gjashtë ndeshjeve të xhiros së 24-të në Ligën e pare të futbollit vendor. Shkëndija kryeson me 50 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 48 pikë.
Besa e Dobërdollit ka mundur 3:2 Struga Trim Lum në ndeshjen më interesante të xhiros së 24-të në elitë. Golat e fitores për Besën u shënuan nga Shefiti, Neziri e Selmani, ndërsa finalizimet e Ukpa dhe Malevski për Strugën nuk mjaftuan për të evituar disfatën. Shkupi vazhdon ecurinë e rezultateve negative në kampionat, pasi në cilësinë e vendasit pësoi disfatë të pa pritur nga Pellsteri me rezultatin 0-1 me një gol të vetë që e shënoi Ristevski. Në ndeshjet tjera Gostivari u mposht nga Tikveshi me rezultatin 2:1, Voska Sporti barazoi me Rabotniçki me rezultatin 1-1 ndërsa Sileksi triumfoi në Strumicë nga AP Brera me rezultatin 2:0, Ndërsa ditë më parë Vardari dhe Shkëndija barazuan me rezultatin 1-1.
Pas kompletimit të javës së 24 në ligën e parë tabelën e kryeson Shkëndija me 50 pikë e ndjekur nga Sileksi me 48 dhe Rabotniçki me 44 pikë Shkaku i obligimeve të reprezentacionit java e 25 e kampionatit do të zhvillohet me 30 mars me fillim në ora 15:00.
Jave e 21-të në Ligën e dytë që duheshe të zhvillohet të dielën shkaku i ngjarjes tragjike në Koçani është anuluar për javën e ardhshme. FFM gjithashtu shkaku i ngjarjeve tragjike në Koçani janë anuluar të gjitha ngjarjet sportive në vend.