Connect with us

Lajme nga vendi

Nga tragjedia në Koçan vdiq edhe futbollisti i klubit shqiptar, Shkupi

Published

on

Futbollisti i klubit shqiptar, Shkupi, Andrej Lazarov është në mesin e të vdekurve nga tragjedia në Koçan. Shkupi ka konfimuar vdekjen e lojtarit të tyre nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili shpërtheu mbrëmë.

“Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan. Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe”, shkruan në njoftimin e Shkupit.

25-vjeçari iu bashkua Shkupit në shtator të vitit të kaluar. Ka luajtur tetë ndeshje.

“Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë! FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë. Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë. Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!”, shkruan tutje klubi elitar i Maqedonisë së Veriut.

Ai kishte luajtur edhe për shpresat e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tragjedia në Koçan, Shqipëria shprehet e gatshme për ndihmë

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan, derisa kanë shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme që mund të jetë e nevojshme.

Begaj shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.

Kurse, kryeministri Edi Rama ka shkruar në X, se me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e tij për tragjedinë e madhe të Koçanit.

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave

Published

on

Zv.kryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se Qeveria ka shpallur 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.

Vendime të rëndësishme pas tragjedisë së Koçanit

Në mbledhjen e Qeverisë mbajtur sot në ora 16:00, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, morëm tre vendime:

– Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.

Advertisement

– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet
e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.

– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.

Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turqia merr në mjekim nëntë të lënduar nga tragjedia në Koçan

Published

on

Nëntë pacientë në gjendje kritike, të lënduar nga zjarri në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut i cili mori jetën e dhjetëra personave do të nisen drejt Turqisë për mjekim të mëtejshëm.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Më të lexuarat