Connect with us

Sport

LIGA E PARË: FITOJNË SHKËNDIJA, GOSTIVARI, SHKUPI E VOSKA…

Published

on

Tre  fitore të vendasve, dy barazime dhe  një fitore e ekipit mysafirë me gjithësejtë10 gola të shënuar është epilogu  i  javës së 19-të në ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e  kryeson  Shkëndija  e vetmuar me 40  pikë.

Shkëndija  me fitoren kundër Vardarit në arenën “Todor Proeski” në Shkup  me  rezultatin 2-1, ngjitet në pozitën e  parë në renditjen e tabelës e vetmuar  me  40 pikë. Autor të golave për kuqezinjtë ishin Besart Ibraimi dhe Tamba, ndërsa golin e nderit  për ekipin e Vardarit e realizoi Zakariq nga penaltia. Për Besart Ibraimi  ishte  ky goli i  150 për Shkëndijën dhe i 15-ti kundër Vardarit, ndërsa  për Tamba  ishte  ky goli debutues  në fanellën kuqezi.  Trajneri i kuqezinjve Jeton Beqiri ka lavdëruar ekipin për karakterin e treguar dhe fitoren e arritur ndaj Vardarit, mirëpo ka porositur skuadrën se loja detyrimisht kërkon përmirësim.

 I kënaqur si shkoi ndeshja dhe i kënaqur me rezultatin patjetër, për shkak se ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira, janë ndeshje me ngërç. Kishim shumë probleme për përgatitjen e ndeshjes para Vardarit shkaku i mungesës së videove nga ndeshjet e tyre, derisa ata gjithçka tonën e dinin. Ishte një pikëpyetje se me cilin formacion do të dalin dhe si do paraqiten?! Por, megjithate unë jam i kënaqur ke angazhimin e futbollistëve, por s’jam i kënaqur me lojën. Mendoj se Shkëndija duhet të luajë shumë më mirë, deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Në ndërsa për qasjen e  futbollistëve gjatë lojës, shpërdorimin r e rasteve dhe penaltinë e përsëritur nga ana e arbitrit, trajneri Beqiri tha se epilogu i ndeshjes mund  të vendosej pas  rezultatin 1-0

 Të jem i sinqertë, ne kemi punuar mirë gjatë fazës përgatitore dhe qëndrojmë mirë fizikisht. Në pjesën e parë kishim një lloj ngërçi, nuk u paraqitëm mirë. Fola me futbollistët në pushim mes dy pjesëve dhe pastaj në vazhdim ishim më mirë. Besoj se mund ta mbyllnim ndeshjen pas 1:0 kur kishim rast të pastër dhe pastaj u ndëshkuam nga penaltia e përsëritur. Por unë dua të uroj futbollistët për karakterin e treguar dhe për dëshirën për fitore.” tha  trajneri Beqiri

Advertisement

  Në takimet  tjera  të  javës së 19-të, Gostivari mundi Struga trim Lum  1-0 me një gol nga penaltia në minutën e 96-të që e realizoi Alper Potuk,, Shkupoi  mundi Rabotniçkin  2-0,  Voska doli fitues kundër ekipit Besa 2-0, ndërsa Sileksi barazoi me Tikveshin 1-1 ashtu si  edhe Pelisteri që  barazoi me AP brera  0-0. Pas  ndeshjeve të djeshme tabelën e kryeson  Shkëndija me  40 pikë, e  ndjekur nga Gostivari dhe Sileksi që kanë nga 38 pikë.

Rezultatet:

Gostivari – Struga Trim Lum 1-0

Vardari – Shkëndija  1-2 

Voska Sport – Besa e Dobërdollit  2-0

Advertisement

Shkupi – Rabotniçki, 2-0

 Pelisteri –  AP Brera  0-0

 Sileksi – Tikveshi 1-1

Tabela: 1. Shkëndija  40 pikë, 2. Sileksi  38, 3.Gostivari 38, 4.Rabotniçki 37, 5.StrugaTrim Lum 32, 6.Shkupi 25, 7.Peliasteri 20, 8.AP Brera 20, 9.Tikveshi 19, 10.Voska Sport 15, 11. Besa 13, 12.Vardari 13 pikë

 Në xhiron e 20 më 23.shkurt, takohen: AP Brera – Shkupi, Besa – Gostivari, Rabotniçki – Voska Sport, Shkëndija – Sileksi, Struga Trim Lum – Vardari dhe Tikveshi – Pelisteri

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

Liga Unike-Femra: Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Published

on

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).

Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.

Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.

Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.

Advertisement

 Liga Unike-Femra (java e 8-të)

Flamurtari – Partizani, 61-48

Bashkimi – Peja 03, 76-65

Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt

 Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Dubois mbron titullin ndaj Parker, bota përgatitet për duelin e madh të peshës së rëndë

Published

on

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubua dhe neo-zelandezit Josef Parker.

Dubua (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Xhoshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin e peshave të rënda.

Jozef Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.

Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre. Dubua ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.

Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si: Artur Beterbiev dhe Dmitri Bivol.

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: NESËR NË NION HIDHET SHORTI PËR 1/8  E FINALES

Published

on

Të premten me fillim në ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të  hidhet  shorti për fazën e 1/8  së finales në Ligën e kampionëve  evropian  që kësaj  radhe është zhvilluara me formatin e ri. Tetë skuadrat më të mira në fazën e Ligës u kualifikuan automatikisht në raundin e 16-të, tani do t’iu bashkëngjiten tetë ekipet fituese të fazës së play off-it .

Pra, tetë ekipet e kualifikuara në fazën e play off-t PSZH, Real Madridi, PSV, Club Brugge, Borussia Dortmund, Bayern Munyh, Fejnord dhe Benfika, për kundërshtar të mundshëm do të kenë një nga këtë tetë ekipet si Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bayer Leverkusen, Lille dhe Astona Villa.

 Kujtojmë  që  pas  ndeshjeve të play off-it nga garat e  mëtutjeshme  janë  eliminuar Milani, Mançester Siti, Juventisi, Atalanta

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat