Tre fitore të vendasve, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafirë me gjithësejtë10 gola të shënuar është epilogu i javës së 19-të në ligën e parë të futbollit vendor. Tabelën e kryeson Shkëndija e vetmuar me 40 pikë.
Shkëndija me fitoren kundër Vardarit në arenën “Todor Proeski” në Shkup me rezultatin 2-1, ngjitet në pozitën e parë në renditjen e tabelës e vetmuar me 40 pikë. Autor të golave për kuqezinjtë ishin Besart Ibraimi dhe Tamba, ndërsa golin e nderit për ekipin e Vardarit e realizoi Zakariq nga penaltia. Për Besart Ibraimi ishte ky goli i 150 për Shkëndijën dhe i 15-ti kundër Vardarit, ndërsa për Tamba ishte ky goli debutues në fanellën kuqezi. Trajneri i kuqezinjve Jeton Beqiri ka lavdëruar ekipin për karakterin e treguar dhe fitoren e arritur ndaj Vardarit, mirëpo ka porositur skuadrën se loja detyrimisht kërkon përmirësim.
“I kënaqur si shkoi ndeshja dhe i kënaqur me rezultatin patjetër, për shkak se ndeshjet e para gjithmonë janë të vështira, janë ndeshje me ngërç. Kishim shumë probleme për përgatitjen e ndeshjes para Vardarit shkaku i mungesës së videove nga ndeshjet e tyre, derisa ata gjithçka tonën e dinin. Ishte një pikëpyetje se me cilin formacion do të dalin dhe si do paraqiten?! Por, megjithate unë jam i kënaqur ke angazhimin e futbollistëve, por s’jam i kënaqur me lojën. Mendoj se Shkëndija duhet të luajë shumë më mirë,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Në ndërsa për qasjen e futbollistëve gjatë lojës, shpërdorimin r e rasteve dhe penaltinë e përsëritur nga ana e arbitrit, trajneri Beqiri tha se epilogu i ndeshjes mund të vendosej pas rezultatin 1-0
“Të jem i sinqertë, ne kemi punuar mirë gjatë fazës përgatitore dhe qëndrojmë mirë fizikisht. Në pjesën e parë kishim një lloj ngërçi, nuk u paraqitëm mirë. Fola me futbollistët në pushim mes dy pjesëve dhe pastaj në vazhdim ishim më mirë. Besoj se mund ta mbyllnim ndeshjen pas 1:0 kur kishim rast të pastër dhe pastaj u ndëshkuam nga penaltia e përsëritur. Por unë dua të uroj futbollistët për karakterin e treguar dhe për dëshirën për fitore.” tha trajneri Beqiri
Në takimet tjera të javës së 19-të, Gostivari mundi Struga trim Lum 1-0 me një gol nga penaltia në minutën e 96-të që e realizoi Alper Potuk,, Shkupoi mundi Rabotniçkin 2-0, Voska doli fitues kundër ekipit Besa 2-0, ndërsa Sileksi barazoi me Tikveshin 1-1 ashtu si edhe Pelisteri që barazoi me AP brera 0-0. Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryeson Shkëndija me 40 pikë, e ndjekur nga Gostivari dhe Sileksi që kanë nga 38 pikë.
Rezultatet:
Gostivari – Struga Trim Lum 1-0
Vardari – Shkëndija 1-2
Voska Sport – Besa e Dobërdollit 2-0
Shkupi – Rabotniçki, 2-0
Pelisteri – AP Brera 0-0
Sileksi – Tikveshi 1-1
Tabela: 1. Shkëndija 40 pikë, 2. Sileksi 38, 3.Gostivari 38, 4.Rabotniçki 37, 5.StrugaTrim Lum 32, 6.Shkupi 25, 7.Peliasteri 20, 8.AP Brera 20, 9.Tikveshi 19, 10.Voska Sport 15, 11. Besa 13, 12.Vardari 13 pikë
Në xhiron e 20 më 23.shkurt, takohen: AP Brera – Shkupi, Besa – Gostivari, Rabotniçki – Voska Sport, Shkëndija – Sileksi, Struga Trim Lum – Vardari dhe Tikveshi – Pelisteri