Connect with us

Sport

NBA: CLEVELAND DHE OKLAHOMA KRYESOJNË KONFERENCAT

Published

on

Kampionati amerikan  i  basketbollit ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me  11-të ndeshje të zhvilluara  ku  skuadrat vendase  kanë regjistruar 4  fitore ndërsa ekipet mysafire kanë regjistruar  7 fitore.

Në ndeshjet i zhvilluara në mëngjesin  e sotëm sipas kohës lokale fitore  në sekondat e fundit  ka  regjistruar Klivlend, që mposhti 118-115  në transfertë ekipin e Detroit

Pa probleme fiton edhe ekipi Milvoki, që mundi 112-102 Sharlotte, dhe  vazhdon të mbetet  në mesin e  ekipeve  më të mira të NBA-s sa i përket renditjes  në tabelë   Fitore  të sigurt në transfertë ka regjistruar edhe Majami  kundër  Filadelfias  me rezultatin 108-101.

Para  tifozëve vendas zhgënjen sërish Denver, pasi pësoi humbje  nga ekipi Nju Orlenas me rezultatin 119-114 .

Utah Jazz mundi ekipin Golden State në sekondat e fundit me rezultatin 131-128.  Kryesuesin në Konferencën e Lindjes Klivlend  në transfertë ka mundur  ekipin e Detroit me rezultat 118-115.

Advertisement

Tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 40 fitore e 9  disfata, ndërsa  at të Lindjes e kryeson Klivlend me 41 fitore e 10  disfata

 

Rezultatet e sotme

Atlanta – San Antonio, 125-126

Charlotte – Milwaukee, 102-112

Advertisement

Detroit – Cleveland, 115-118

Brooklyn – Washington, 102-119

Philadelphia – Miami, 101-108

Toronto – Memphis, 107-138

Minnesota – Çikago, 127-108

Advertisement

Denver – Nju Orleans, 144-119

Utah Jazz – Golden State, 131-128

Oklahoma – Phoenix, 140-109

Sacramento – Orlando, 111-130

 

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV KOHA

Sport

Liga Unike-Femra: Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë

Published

on

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.

Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).

Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.

Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.

Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.

Advertisement

 Liga Unike-Femra (java e 8-të)

Flamurtari – Partizani, 61-48

Bashkimi – Peja 03, 76-65

Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt

 Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.

Advertisement
Continue Reading

Sport

Dubois mbron titullin ndaj Parker, bota përgatitet për duelin e madh të peshës së rëndë

Published

on

Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubua dhe neo-zelandezit Josef Parker.

Dubua (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Xhoshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin e peshave të rënda.

Jozef Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.

Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre. Dubua ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.

Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si: Artur Beterbiev dhe Dmitri Bivol.

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: NESËR NË NION HIDHET SHORTI PËR 1/8  E FINALES

Published

on

Të premten me fillim në ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të  hidhet  shorti për fazën e 1/8  së finales në Ligën e kampionëve  evropian  që kësaj  radhe është zhvilluara me formatin e ri. Tetë skuadrat më të mira në fazën e Ligës u kualifikuan automatikisht në raundin e 16-të, tani do t’iu bashkëngjiten tetë ekipet fituese të fazës së play off-it .

Pra, tetë ekipet e kualifikuara në fazën e play off-t PSZH, Real Madridi, PSV, Club Brugge, Borussia Dortmund, Bayern Munyh, Fejnord dhe Benfika, për kundërshtar të mundshëm do të kenë një nga këtë tetë ekipet si Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bayer Leverkusen, Lille dhe Astona Villa.

 Kujtojmë  që  pas  ndeshjeve të play off-it nga garat e  mëtutjeshme  janë  eliminuar Milani, Mançester Siti, Juventisi, Atalanta

 Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat