Kampionati amerikan i basketbollit ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm me 11-të ndeshje të zhvilluara ku skuadrat vendase kanë regjistruar 4 fitore ndërsa ekipet mysafire kanë regjistruar 7 fitore.
Në ndeshjet i zhvilluara në mëngjesin e sotëm sipas kohës lokale fitore në sekondat e fundit ka regjistruar Klivlend, që mposhti 118-115 në transfertë ekipin e Detroit
Pa probleme fiton edhe ekipi Milvoki, që mundi 112-102 Sharlotte, dhe vazhdon të mbetet në mesin e ekipeve më të mira të NBA-s sa i përket renditjes në tabelë Fitore të sigurt në transfertë ka regjistruar edhe Majami kundër Filadelfias me rezultatin 108-101.
Para tifozëve vendas zhgënjen sërish Denver, pasi pësoi humbje nga ekipi Nju Orlenas me rezultatin 119-114 .
Utah Jazz mundi ekipin Golden State në sekondat e fundit me rezultatin 131-128. Kryesuesin në Konferencën e Lindjes Klivlend në transfertë ka mundur ekipin e Detroit me rezultat 118-115.
Tabelën në Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma me 40 fitore e 9 disfata, ndërsa at të Lindjes e kryeson Klivlend me 41 fitore e 10 disfata
Rezultatet e sotme
Atlanta – San Antonio, 125-126
Charlotte – Milwaukee, 102-112
Detroit – Cleveland, 115-118
Brooklyn – Washington, 102-119
Philadelphia – Miami, 101-108
Toronto – Memphis, 107-138
Minnesota – Çikago, 127-108
Denver – Nju Orleans, 144-119
Utah Jazz – Golden State, 131-128
Oklahoma – Phoenix, 140-109
Sacramento – Orlando, 111-130
Shaban Sinani – TV KOHA