Lajme nga vendi
Promovohet muzeu i veprimtarit Mehmet Riza-Gega

Pas muzeut të Mehmet Pash Derallës, Rafi Halitit edhe Mehmet Riza –Gega këndin e tij në ish objektin e radio Tetovës. Vizitorët tashmë do të kenë mundësi që të njihen me jetën dhe veprën e Mehmet Gegës, një veprimtar i çështjes shqiptare dhe njërit ndër figurat më të lavdishme të popullit tonë Mehmet Gegës. Me këtë rast, janë shpalosur gjësendet e tij personale si dokumente të ndryshme dhe fotografi. Hapja solemne e këtij muzeu është bërë nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe familjarët e Gegës. Kasami është shprehur se komuna e Tetovës do të jetë gjithnjë e hapur dhe përkrahëse kur bëhet fjalë për figura historike dhe për çdo iniciativë kulturore.Bilall KasamiSipas njoftimeve, me kalimin e kohës ky muze do të pasurohet edhe më tej. Muzeu do të jetë i qasshëm me orar të caktuar për të gjithë qytetarët. Ndryshe, Mehmet Gega ka lindur në vitin 1921 dhe ndërroi jetë më 2006.Ai ishte një mësues, një aktivist për të drejtat e njeriut, një veprimtar I cështjes kombëtare shqiptare dhe I dënuar disa herë me burgim nga pushteti ish-jugosllav.Deri më tani, vetëm në Shkup, konkretisht në Çair, një rrugë mban emrin e tetovarit Mehmet Riza Gega, ndërsa në Tetovë ende asnjë rrugë nuk mban emrin e tij. TV KOHA
Lajme nga vendi
LIGA E PARË: FITORE E RËNDËSISHME E SHKËNDIJËS DHE KF BESA

Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 14 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor
Derbi i dy skuadrave të rajonit të Pollogut mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Gostivarit që u zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike përfundoi me fitoren e nikoqirëve me rezultatin 2-1. Selmani dhe Shefiti ishin autor të golave për Besën, teksa për Gostivarin shënoi Kalanoski. Me këto tri pike besa shtonë gjasat për ta siguruar mbijetesën. Këtë pas përfundimit të ndeshjes e pohoi autori I golit të parë Remzifaik Selmani
“ Ishte një ndeshje shumë e vështirë e shihni edhe vet se kushtet atmosferike ishin shumë të rënda. I ftohti i madh në këtë ndeshje na e bënte të vështirë të vrapojnë e të jemi më të lire në këtë ndeshje. Por në fund ia dolëm shënuam dy gola morëm tre pike jemi shumë të lumtur si ekip dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë seri. Kjo fitore do të na ndihmojë shumë të ngjitemi më lartԯ në tabelë, të largohemi nga kjo situate që jemi poshtë tabelës dhe shpresojmë në ndeshjen e ardhshme të bëjmë të njëjtën gjë të marrim tre pike dhe dal nga dal të sigurojmë mbijetesën” tha futbollisti Remzifaik Selmani
Ndërkaq klubi i futbollit Gostivari, në rrjetet sociale ka kërkuar falje fansave të tyre pasi nuk kanë arritur objektivat për të luftuar titullin kampion “Ju kërkojmë ndjese qe i kemi zhgënjyer tifozët tanë kaq ne fillim te sezonit pasi i kishim dhëne shprese për titull dhe kualifikim ne kupat e Evropës ne fillim te sezonit! Nuk kemi justifikime. Nuk kemi asgjë për të thënë. Ne të zhgënjyem! Na vjen sinqerisht keq” thuhet në një njoftim të KF Gostivari.
Fitore ka marrë edhe Shkëndija, ku në Kavadar mundi Tikveshin me golin e vetëm të Liridon Latifit. Shkëndija me tre pikët e fituara në Kavadar tani kryeson me 56 pikë. Pas ndeshje trajneri Jeton Beqiri u shprehë kënaqur me këtë fitore që jep siguri për të fituar titullin kampion.
“Patjetër se është një fitore e rëndësishme, por më e rëndësishme për mua ishte se si u duk Shkëndija dhe si luajti gjatë 90-të minutave, si kur ishim numerikisht të barabartë, ashtu edhe kur ishim me një lojtar më pak.” “Kemi probleme në disa momente kur s’jemi sa duhet cinik, nuk realizojmë rastet. Normalisht edhe tensioni edhe dëshira e futbollistëve është shumë e madhe, si duket mungon qetësia e momentit të fundit. Por, ishte e rëndësishme të merren tre pikët nga ndeshja në ndeshje dhe pastaj gjërat tjera vijnë duke u përmirësuar gradualisht.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Ndërkohë Voska Sport është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sileksi me shifrat 1:2 edhen pse deri në minutën e 85 –të ishte në epërsi. FC Shkupi dhe Rabotniçki në Çair i ndajtën pikët duke luajtur me barazim pa gola, ndërsa AP Brera në Strumicë pësoi nga Vardar 0-2. Të shtunën Struga Trim Lum mundi Pelisterin me rezultat të thellë 4-1. Pas javës së 26-të, tabelën e kryeson Shkëndija me 56 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka 52, Rabotniçki me 49 dhe Gostivari me 44 pikë.
SHABAN SINANI – TV Koha
Lajme nga vendi
Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë, dëshmon babai i Vanjës

Në seancën e sotme për vrasjen e dyfishtë do të dëshmojë Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevska (14). Gjorchevsky është ulur në bankën e të akuzuarve për shkak të ndihmës në rrëmbimin e vajzës së tij, e cila u vra brutalisht më 27 nëntor 2023.
Sipas aktakuzës, babai i Vanjës i ka dhënë informacion të pandehurit të parë, Ljupço Palevski-Palco, kur vajza e tij ka shkuar në shkollë e vetme, pa motrën e saj, në mënyrë që ajo të rrëmbehet dhe të kërkohet shpërblim për të. Gjorchevsky pohon se është i pafajshëm.
Lajme nga vendi
Trupi i pajetë i Aleksandar Karadakoskit, është sjellë në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan

Trupi i Aleksandar Karadakoskit, viktima e 60-të nga zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, është transportuar dje nga Lituania në Maqedoninë e Veriut dhe më pas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Varrimi i Karadakoskit do të mbahet nesër (8 prill) në orën 14:00.
Karadakoski, pas zjarrit në diskotekë, ishte dërguar për trajtim në Lituani. Autoritetet shëndetësore në Maqedoni konfirmuan se ai ishte pacienti më kritik, me rreth 35% djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në kokë, qafë dhe duar. Rrugët e frymëmarrjes ishin dëmtuar rëndë me djegie në rreth 90% të tyre.
Gjendja e tij u përkeqësua më 1 prill dhe ishte vendosur në dializë për shkak të dështimit të veshkave. Ai ndërroi jetë më 4 prill.
Për autoritetet hetimore, Karadakoski ishte një nga të dyshuarit për zjarrin në “Puls”. Sipas informacioneve nga Prokuroria, ai ishte menaxher i firmës “MMMM Cafe DOOEL Koçani” që menaxhonte diskotekën. Karadakoski në fakt ishte menaxher vetëm në letër, ndërsa punonte në diskotekë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve