Sport
NBA: Cleveland dhe Oklahoma komandojnë Konferencat
Në kampionatin amerikan i basketbollit NBA në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar 14 ndeshje ku vendasit kanë shënuar fitore në 9 takime, ndërsa ato mysafire në pesë takimet tjera .
Skuadra e Cleveland vazhdon dominimin e vetë në Konferencën e Lindjes pasi edhe sot mundi kundërshtarin e vet Utah Jazz me rezultatin 124-. Katër lojtarë të skuadrës fituese kanë shënuar mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Në Konferencën Perëndim, Oklahoma vazdon të mbanë kreun e renditjes edhe pas ndeshjes me Washingtonin që e fitoi me rezultat 123-105 . Më efikas si gjithmonë ishte Aleksandër Shai që realizoi 41 pikë. Në mesin e skuadrave të cilat me humbje para tifozëve vendas kanë zhgënjyer është edhe Golden State që pësoi nga Indiana me rezultatin 105-111, ndërsa ekipi Lakers ka humbë nga Detroit me rezultatin 117-114. LeBron James realizoi një “triple double” me 28 pikë, 11 kërcime e 11 asiste
Fitore të sigurt ka shënuar Dallas kundër Portlandit me rezultatin 132-106. Tabelën në Konferencën Perëndim e kryeson Oklahoma me 23 fitore e 5 disfata, ndërsa në Lindje kryeson Cleveland që ka 26 fitore e 4 disfata.
Rezultatet e sotme
Charlotte – Houston, 101-114
Cleveland – Utah Jazz, 124-113
Orlando – Boston, 108-104
Philadelphia – San Antonio, 111-106
Atlanta – Minnesota, 117-104
Miami – Brooklyn, 110-95
Nju Jork – Toronto, 139-125
Çikago – Millvoki, 91-112
Memphis – Clippers, 110-114
Oklahoma – Washington, 123-105
Dallas – Portland, 132-106
Denver – Phoenix, 117-90
Golden State – Indiana, 105-111
Lakers – Detroit, 114-117
Sport
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dërgon letër urimi për kryetarin Masar Omeragiç
Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino i ka dërguar një letër urimi Masar Omeragiçit për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Në letrën e urimit, njeriu i parë i FIFA-s thotë se është i bindur për potencialin e futbollit tonë dhe thekson mbështetjen e Federatës Botërore të Futbollit për “Shtëpinë e Futbollit” tonë.
I nderuar President,
Ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe urimet më të sinqerta për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Njohuritë dhe lidershipi juaj, pasioni dhe përvoja juaj padyshim do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e lojës sonë të mrekullueshme në Maqedoni. Të bindur për potencialin e futbollit në vend, mund të mbështeteni në përkrahjen time personale dhe ndihmën e FIFA-s.
Dyert e FIFA-s janë gjithmonë të hapura nëse doni të diskutoni për sportin tonë, zhvillimin e tij dhe promovimin e vlerave të tij.
Ju uroj juve dhe ekipit tuaj shumë fat dhe sukses në të gjitha sfidat përpara, në krijimin dhe dëshmimin e një trashëgimie të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit në Maqedoni.
Mezi pres të ju shoh. I nderuar President, ju dërgoj urimet e mia më të mira për shëndet të mirë dhe suksese.
Me respekt,
Gianni Infantino
FIFA
Lajme nga vendi
ZHVILLOHET SIPAS PLANI TURNEU “KF REÇICA – TV KOHA”
32 ekipe të ndara në 8 grupe do të garojnë në Turneun tradicional të futbollit të vogël KF Reçica – TV Koha 2024/2025 që filloi më 21 dhjetor dhe pritet të përfundon me 5 janar 2025
Në fshatin Reçicë e Madhe ka filluar zyrtarisht edicioni i 33-të Turneu tradicional I futbollit në sallë “KF Reçica – TV Koha 2024/2025” ku kësaj radhe marrin pjesë 32 ekipe nga vendi me lojtar edhe Shqipëria dhe Kosova. Fillimin e turneut e nisi veterani i klubit të futbollit Ali Kasami, i cili shqelmoi topin para fillit të ndeshjes
së parë mes Inter Desing – Parajsa e Sharrit. Qëllimi i këtij turniri tradicional është shoqërimi dhe në veçanti afirmimi i talenteve të reja por edhe për nder të bashkatdhetarëve tanë që janë në pushime në vendlindje. Këtë për Televizionin
‘’Filluam edicionin e 33-të, të Turneut tradicional ‘’Klubi i futbollit Reçica në bashkëpunim me Televizionin Koha. Qëllimi këtij turniri është afirmimi i të rinjve në futboll, njëkohësisht shfrytëzojmë rastin pasi të gjitha ekipet janë në pauzë që të bëjmë një garë më interesante ku bashkojmë lojtarë të futbollit të madh që të bëjnë garë lojtar të futbollit të vogël. Gjithashtu ne si klub këtë organizim e bëjmë për të bërë një respekt edhe ndaj gurbetqarëve të cilët i kemi në mërgim. Pra ky është qëllimi turneut’’ deklaroi Sulejmani Ibishi nga Këshilli organizativ
Publiku u pranishëm në mesin e të cilëve kishte edhe numër të konsiderueshëm të adhuruesve të këtij sporti në mesin e të cilëve edhe numër i konsiderueshëm mërgimtarëve , pasi pikërisht për ato zhvillohet në fund të vitit . Në dy netët e pare janë zhvilluar 10-t; ndeshje pesë ndeshje mjaftë interesante ku janë shënuar 66 gola që dëshmon për cilësinë dhe nivelin e turneut .
Sport
MASAR OMERAGIÇ KRYETAR I RI FFM-së
Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit, 63 delegatët e kuvendit me unanimisht zgjodhën Masar Omeragiqin për Kryetar të Federatës së Futbollit.
Pas 6 viteve e gjysmë në krye me Muamed Sejdinin, Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, fillon një epokë të re nën udhëheqjen e Masar Omeragiqit. Në fjalë tij para delegatëve presidenti ri Omeragiq para se të zgjidhet president në fjalën e tij pas përfundimit të Kuvendit premtoi se do të jetë në mbrojtje të pronarëve dhe sponsorëve të klubeve.
‘’Do të japi gjithçka nga vetja ime që të siguroj kampionat të ndershëm , pasi FFM-ja patjetër të ketë respekt maksimal për të gjithë pronarët dhe sponsorët e klubeve pasi në ditët e sotme është rëndë që të ndahen mjete nga sponsorët. Që ti mbajmë si sponsorë patjetër duhet të ketë kushte të ndershme për lojë. Me kushte të ndershme nënkuptojmë referim të drejtë me të gjitha kushtet që të dëshmojnë në teren se kush është më i mirë’’ deklaroi kryetari i ri i FFM, Masar Omeragiç
Kryetari në largim Muamed Sejdini në fjalën e tij para kuvendarëve tha se është krenar me të arritura gjatë mandatit të prandaj falënderoi të gjithë që kanë qenë pjesë a atij rrugëtimi
“Falënderoj të gjithë ju që ishit pjesë e këtij udhëtimi – delegatët, klubet, lojtarët, trajnerët, administratën dhe çdo dashamirës të futbollit. Uroj që edhe në të ardhmen të kemi suksese edhe më të mëdha dhe që futbolli ynë të vazhdojë të jetë burim krenarie për të gjithë ne. Pasardhësit tim i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij. Faleminderit ! ” tha pos tjerash kryetari Sejdini.
Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, Kryetari I ri FFM-së Masar Omeragiq ka mbajtur një takimi me anëtarët e Këshillit drejtues të Federatës, me të cilin rast kanë emëruar Marjan Stojkoski nënkryetari i ri ndërsa Drilon Ganiun ushtrues i detyrës Sekretar i Përgjithshëm. Me propozim të Kryetarit të ri FFM-së, Goran Pandev është emëruar Drejtor Sportiv për të gjitha seleksionet e reprezentacionit, Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi u emëruan si këshilltarë në kabinetin e Kryetarit të FFM-së.
Masar Omeragiqi është Kryetari i 7-të I FFM-së, pas Alekso Kiprovskit, Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Haxhi – Risteski, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve