Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës thirrje banorëve të malësisë që mos t’i parkojnë veturat në rrugë
Pas reshjeve të borës në malësi të Tetovës, nga komuna thonë se mbrëmë kanë hedhur rërë dhe krip. Ata u kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm me parkimin e veturave.
“Kompania e kontraktuar nga komuna e Tetovës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen dimërore të rrugëve mbrëmë ka hedhur rërë dhe krip në rrugët e fshatrave të malësisë së Tetovës, për të mundësuar kështu qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Po ashtu Ju bëjmë thirrje banorëve të Malësisë së Tetovës që të mos i parkojnë veturat në rrugë dhe të pengojnë procesin e punës kompanisë kontraktuese për pastrimin e borës. Hedhja e rërës dhe kripës do të vazhdojë edhe gjatë këtyre ditëve për shkak të temperaturave të ulëta dhe paralajmërimit të reshjeve të reja të borës”, njoftojnë nga komuna e Tetovës.
Lajme nga vendi
Sindikata e Policisë së Maqedonisë kërkon pensionim të parakohshëm të punonjësve policorë
Sindikata e pavarur e Policisë në Maqedoninë e Veriut kërkon pensionin e parakohshëm të punonjësve të policisë, me kërkesë të punonjësit, të cilët kanë mbushur 25 vite shërbim.
“Duke ndjekur aktivisht situatën dhe nevojat e kolegëve tanë, kemi paraqitur propozimin për mundësinë e pensionimit të parakohshëm të punonjësve të policisë me kërkesë të punonjësit me 25 vite shërbim aktiv, me ulje të shkallës të pensionit me 0.5 për qind në vit për çdo vit.
Ne besojmë se një numër i madh i kolegëve, veçanërisht ata që kryejnë detyra në terren në baza ditore, kanë pasoja të qëndrueshme nga kryerja e detyrave të punës dhe duhet të parashikohet mundësia e daljes në pension për ata kolegë që nuk ndihen më të aftë për të kryer detyrat e punës”, shkruan sindikata në postimin e saj në Facebook.
Sipas tyre, kjo masë do të kontribuojë në njëfarë ajrimi në polici, uljen e numrit të personelit të lodhur dhe mundësinë e zëvendësimit të tyre me kolegë të rinj, të cilët, siç thonë ata, do të sjellin freski dhe energji shtesë në polici./Telegrafi/
Lajme nga vendi
ZHVILLOHET SIPAS PLANI TURNEU “KF REÇICA – TV KOHA”
32 ekipe të ndara në 8 grupe do të garojnë në Turneun tradicional të futbollit të vogël KF Reçica – TV Koha 2024/2025 që filloi më 21 dhjetor dhe pritet të përfundon me 5 janar 2025
Në fshatin Reçicë e Madhe ka filluar zyrtarisht edicioni i 33-të Turneu tradicional I futbollit në sallë “KF Reçica – TV Koha 2024/2025” ku kësaj radhe marrin pjesë 32 ekipe nga vendi me lojtar edhe Shqipëria dhe Kosova. Fillimin e turneut e nisi veterani i klubit të futbollit Ali Kasami, i cili shqelmoi topin para fillit të ndeshjes
së parë mes Inter Desing – Parajsa e Sharrit. Qëllimi i këtij turniri tradicional është shoqërimi dhe në veçanti afirmimi i talenteve të reja por edhe për nder të bashkatdhetarëve tanë që janë në pushime në vendlindje. Këtë për Televizionin
‘’Filluam edicionin e 33-të, të Turneut tradicional ‘’Klubi i futbollit Reçica në bashkëpunim me Televizionin Koha. Qëllimi këtij turniri është afirmimi i të rinjve në futboll, njëkohësisht shfrytëzojmë rastin pasi të gjitha ekipet janë në pauzë që të bëjmë një garë më interesante ku bashkojmë lojtarë të futbollit të madh që të bëjnë garë lojtar të futbollit të vogël. Gjithashtu ne si klub këtë organizim e bëjmë për të bërë një respekt edhe ndaj gurbetqarëve të cilët i kemi në mërgim. Pra ky është qëllimi turneut’’ deklaroi Sulejmani Ibishi nga Këshilli organizativ
Publiku u pranishëm në mesin e të cilëve kishte edhe numër të konsiderueshëm të adhuruesve të këtij sporti në mesin e të cilëve edhe numër i konsiderueshëm mërgimtarëve , pasi pikërisht për ato zhvillohet në fund të vitit . Në dy netët e pare janë zhvilluar 10-t; ndeshje pesë ndeshje mjaftë interesante ku janë shënuar 66 gola që dëshmon për cilësinë dhe nivelin e turneut .
Lajme nga vendi
“Bozhinovska dhe Mexhiti në partneritet për ajër të pastër dhe energji të rinovueshme për Shkupin – automjete elektrike dhe “car-sharing” si zgjidhje për ndotjen”
Ministritë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbështesin projektin e parë për 100% car-sharing elektrik në Shkup.
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministria e Mjedisit Jetsor dhe Planifikimit Hapësinor kanë publikuar sot një hap përpara drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër me mbështetjen dhe nënshkrimin e një letre me qëllime me kompaninë e njohur “Avant Car”, e cila po e zbaton projektin e parë 100% car-sharing elektrik në Shkup.
Ky dokument vërteton gatishmërinë e të dy institucioneve për të ofruar mbështetje logjistike dhe administrative për zbatimin e sistemit të parë elektrik “car sharing” në Shkup. Ky projekt është shembull se si institucionet publike mund të krijojnë kushte për tërheqjen e investimeve private që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Nëpërmjet këtij projekti, qytetarët do të kenë qasje në transport modern, ekonomik dhe ekologjik ndaj mjedisit që është krijuar për të reduktuar bllokimet e trafikut, ndotjen dhe varësinë nga lëndët djegëse fosile. Ministria e Energjetikës theksoi rëndësinë e instalimit të mbushësve për automjetet elektrike që do të përdorin 100% energji të rinovueshme, ndërsa Ministria e Mjedisit Jetësor theksoi se projekti do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit duke ulur ndjeshëm emetimet e CO₂.
“Sot po e vendosim Shkupin në hartën e qyteteve moderne që jo vetëm flasin për qëndrueshmëri, por edhe hedhin hapa të guximshëm drejt saj. Bllokimi, ndotja dhe varësia nga lëndët djegëse fosile nuk janë gjëra me të cilat duhet të pajtohemi. Institucionet publike dhe sektori privat mund të krijojnë së bashku projekte që përmirësojnë drejtpërdrejt realitetin e përditshëm të qytetarëve tanë. Sistemi elektrik “car sharing” është gjithashtu shembull se si teknologjia mund të jetë në shërbim të njerëzve dhe planetit. Me nisma të tilla jo vetëm që përmirësojmë cilësinë e jetës, por ndërtojmë besimin tek sektori privat se ia vlen të investohet këtu”, tha ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
“Qyteti ynë ka kohë që po përballet me pasojat e ndotjes urbane. Qëllimi është që në këtë mënyrë të ndikojmë drejtpërdrejt dhe të reduktojmë emetimet dhe ndotjen e CO₂, që është prioriteti ynë si ministri. Qytetarët do të kenë mundësi për transport më ekonomik, pa kompromis për mjedisin jetësor. Si Ministri e Mjedisit Jetësor, detyra jonë është të mbështesim zgjidhje të tilla inovative që kanë efekt të drejtpërdrejtë dhe pozitiv në mjedis. Ky projekt është dëshmi se është e mundur të krijohen mjedise urbane më të shëndetshme përmes mbështetjes publike dhe nismës private”, tha Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti.
“Me zbatimin dhe implementimin e sistem për ndarjeen e makinave me 100% vetura elektrike me emrin e brendit “Avant2Go” në Slloveni, Kroaci dhe Austri, e tani edhe në Maqedoni, kompania vepron si një pioniere për zbatimin e gjerë të mobilitetit elektrik dhe zbatimin e infrastrukturës së automjeteve elektrike, duke inkurajuar përdorimin dhe ndarjen të automjeteve elektrike”, deklaroi Matej Çer nga Grupacioni Avant Car.
Zbatimi i projektit është planifikuar të fillojë me sigurimin e hapësirave publike dhe private të parkimit dhe instalimin e infrastrukturës së duhur të mbushjes në disa komuna të Shkupit. Në nënshkrimin ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunës dhe përpaqësues të Aerodromit, Çairit dhe Gazi Babës. Paralelisht do të organizohen aktivitete për edukimin e opinionit dhe promovimin e përfitimeve të këtij sistemi inovativ.
“Avant car” në Maqedoni do të jetë pjesë e grupit të kompanive “Avant car” me seli në Slloveni, e cila është ndër ofruesit kryesorë të mobilitetit si shërbim në Slloveni, Kroaci, Austri dhe tani Maqedoni.
Ministritë shprehin gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me komunat, institucionet publike dhe sektorin privat për zbatim më të shpejtë dhe më efikas të kësaj nisme, e cila ka potencial për ta pozicionuar Shkupin si lider në lëvizshmëri të qëndrueshme urbane në rajon.
Kjo nismë do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e bllokimit të trafikut dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë efikase energjetike dhe të qasshme për të gjithë qytetarët.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve