Connect with us

Lajme nga vendi

Mjegull në disa rrugë, është anuluar edhe një fluturim Shkup – Stamboll

Published

on

Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 – 100m ka në akset rrugore Demir Kapi – Negotinë, Katllanovë – Shkup, Kumanovë – Shkup dhe Strugë – Ohër, nga 30 – 50 m në drejtimin rrugor drejt Qarkores (nga nyja Hipodrom – Saraj), si dhe në disa rrugë tjera.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sipas njoftimit në ueb faqen e tyre, mëngjesin e sotëm është anuluar fluturimi veror nga Shkupi për në Stamboll, ndërsa fluturimi nga Stambolli për Shkup ka vonesë prej një ore.

Ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit ka në rrugën kryesore A1, pjesa Farish – Prilep, ku nga data 19.12.2024 janë duke u riparuar gropat deri në përfundimin e punëve ndërtimore, njofton Stanton Gradba Doo – Manastir”.

Qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata dhe të gjitha rrugët rrugore janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit

Published

on

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.

“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!

Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.

Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Stopuam ligjin për arsim të mesëm

Published

on

Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.

“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN.

Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë.

Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë.

VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Kuvendit të Turqisë të hënën vizitë në Tetovë, do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Published

on

Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e “Ilindenit” nga kryqëzimi me rrugën “Kthesa e Bërvenicës” deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës “Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e “Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” dhe “Vëllezërit Miladinovi”.

“Më pas në bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” nga rrethrrotullimi me bulevardin e “Ilindenit” deri te rruga “Fushtanska” dhe anasjelltas duke vazhduar në drejtim të Shkollës private “Marif”.

“SPB Tetovë apelon që qytetarët të hënën (23 dhjetor) të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat