Connect with us

Lajme nga vendi

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti mori pjesë në gurthemelin e urës së re në Cvetovë të Studeniçanit

Published

on

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurrthemelit të urës së re në fshtatin Cvetovë të komunës së Studeniçanit.

Mexhiti tha se sot po fillonn realizimi i një projekti që ishte kërkesë e banorëve të Cvetovës është e kahmotshme, ndërsa tani me investim të Ministrisë së Mjedisit do të bëhet realitet.

‘Sot jemi këtu, në fshatin Cvetovë, komuna e Studeniçanit, me rastin e vënies së gurthemelit të urës së re që gjendet në hyrje të fshatit, e cila do t’u shërbejë rreth 1000 banorëve të këtij fshati, dhe që është kërkesë e kahmotshme e banorëve, duke pasur parashysh se ura ekzistuese është e dëmtuar dhe është një urë e improvizuar, e pasigurt për banorët’, deklaroi Mexhiti.

Komuna e Studeniçanit, shtoi Mexhiti ka aplikuar në Konkursin për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve mjedisore dhe në përputhje me vendimin për përzgjedhjen e programeve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka mbështetur realizimin e këtij projekti, ndërsa i njejti do të realizohet në disa faza.

Kryeatri i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiku iu falënderua zëvendëskryeministrin Mexhiti për mbështetjen në këtë projekt dhe projektet tjera ku komuna ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive.

Advertisement

‘Sot është ditë gëzimi për mua dhe për banorët e Komunës së Studeniçanit. Ky ka qenë problem shumë i vjetër dhe tani po eleminohet një pengesë për lëvizjen e lirë, sepse ka pasur shumë raste ku nga shirat e rrëmbyeshëm rritja e nivelit të lumit ishte e madhe, dhe paraqiste pengesë’, tha Sadiku.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur projektet e komunave që kanë aplikuar për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, ndërsa në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të fillon realizimi i tyre, i përzgjedhur në bazë të principit sa është numri i banorëve aq mjete financiare.

Lajme nga vendi

Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit

Published

on

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.

“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!

Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.

Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.

Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: Stopuam ligjin për arsim të mesëm

Published

on

Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.

“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN.

Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë.

Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë.

VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kryetari i Kuvendit të Turqisë të hënën vizitë në Tetovë, do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Published

on

Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e “Ilindenit” nga kryqëzimi me rrugën “Kthesa e Bërvenicës” deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës “Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e “Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” dhe “Vëllezërit Miladinovi”.

“Më pas në bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” nga rrethrrotullimi me bulevardin e “Ilindenit” deri te rruga “Fushtanska” dhe anasjelltas duke vazhduar në drejtim të Shkollës private “Marif”.

“SPB Tetovë apelon që qytetarët të hënën (23 dhjetor) të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat