Connect with us

Lajme nga vendi

K A ‘’KAMJANI’’ EKIP PREMTUESE NË ATLETKËN VENDORE

Published

on

Me garat e mbajtura gjatë kësaj fundjave edhe zyrtarisht ka përfunduar  sezoni 2024  i atletikës, ku garojnë edhe tre ekip  tetovare Studenti, Shkëndija dhe Kamjani. KA Kamjani renditet e  nënta në kategoritë e reja

 Klubi atletikës Kamjani i themeluar në vitin 2020   kryesisht  ka  marrë pjesë në të  gjitha garat  me  kategoritë e reja  ku edhe  është dëshmuar si një nga  skuadra  më të suksesshme me atletët e ri dhe  është ndër  skuadrat e rralla  që ka marrë pjesë në të gjitha garat e  zhvilluara në vend, Kosovë dhe  Shqipëri.   Trajneri i  klubit Ibraim  Xhemali u shprehë i kënaqur me rezultatet  e  shënuara pa  gjatë këtij  viti  dhe  premton se në të ardhmen do të  ketë suksese edhe mëdha.

‘’Klubi i atletikës Kamjani në vitin 2024 ka pasur mjaft suksese dhe të arritura. Na jemi mjaftë të kënaqur dhe besoj  të vazhdojmë të punojmë  me këtë ritëm që të jemi  edhe në sezonin 2025  të kënaqur‘’. Deklaroi trajneri Ibraim Xhemaili

 Trajneri Ibraim Xhemaili tha se edhe pse ka  përfunduar sezoni  garues  ekipi pa ndërpre me intensitet më të ngadalësuar  deri m 15  shkurt, kur zyrtarisht nisin punën për sezonin e ri.  Klubi i atletikës  ka   disa  talent  që premton se  në të ardhmen mundtë arrijnë shumë më tepër

 ‘’ Kemi 4 apo 5 emra  mjaftë  dominues që janë edhe pse janë të vegjël. E kemi Amela  Abdiun e cila në çdo garë ku merë pjesë  është ndër të parat, mos të themi se  gjithmonë del e para, kemi Diar Xhemailin, Arti Xheladinin që duhet të jetë një printer mjaftë i suksesshëm në të ardhmen. Kemi shpresë në këto emra‘’tha trajneri Xhemili

Advertisement

  Klubi  i atletikës  kapjani në renditjen përfundimtare në kategorinë e të rinjve pozicionohen të nëntit, ndërsa  në  renditjen e përgjithshme janë në pozitën e 14 –të që paraqet një sukses  të veçantë.

 
Shaban Sinani/TV Koha

Lajme nga vendi

Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.

Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:

Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;

Pika TVM  – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;

Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.

Advertisement

MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.

Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Më të lexuarat