Me garat e mbajtura gjatë kësaj fundjave edhe zyrtarisht ka përfunduar sezoni 2024 i atletikës, ku garojnë edhe tre ekip tetovare Studenti, Shkëndija dhe Kamjani. KA Kamjani renditet e nënta në kategoritë e reja
Klubi atletikës Kamjani i themeluar në vitin 2020 kryesisht ka marrë pjesë në të gjitha garat me kategoritë e reja ku edhe është dëshmuar si një nga skuadra më të suksesshme me atletët e ri dhe është ndër skuadrat e rralla që ka marrë pjesë në të gjitha garat e zhvilluara në vend, Kosovë dhe Shqipëri. Trajneri i klubit Ibraim Xhemali u shprehë i kënaqur me rezultatet e shënuara pa gjatë këtij viti dhe premton se në të ardhmen do të ketë suksese edhe mëdha.
‘’Klubi i atletikës Kamjani në vitin 2024 ka pasur mjaft suksese dhe të arritura. Na jemi mjaftë të kënaqur dhe besoj të vazhdojmë të punojmë me këtë ritëm që të jemi edhe në sezonin 2025 të kënaqur‘’. Deklaroi trajneri Ibraim Xhemaili
Trajneri Ibraim Xhemaili tha se edhe pse ka përfunduar sezoni garues ekipi pa ndërpre me intensitet më të ngadalësuar deri m 15 shkurt, kur zyrtarisht nisin punën për sezonin e ri. Klubi i atletikës ka disa talent që premton se në të ardhmen mundtë arrijnë shumë më tepër
‘’ Kemi 4 apo 5 emra mjaftë dominues që janë edhe pse janë të vegjël. E kemi Amela Abdiun e cila në çdo garë ku merë pjesë është ndër të parat, mos të themi se gjithmonë del e para, kemi Diar Xhemailin, Arti Xheladinin që duhet të jetë një printer mjaftë i suksesshëm në të ardhmen. Kemi shpresë në këto emra‘’tha trajneri Xhemili
Klubi i atletikës kapjani në renditjen përfundimtare në kategorinë e të rinjve pozicionohen të nëntit, ndërsa në renditjen e përgjithshme janë në pozitën e 14 –të që paraqet një sukses të veçantë.