Lajme nga rajoni
Kosova i kërkon Serbisë ekstradimin e kriminelëve dhe të dhënat për të zhdukurit
Kosova ka kërkuar sërish nga Serbia që të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për të personat e zhdukur.
Kështu është shprehur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një postim në “X”.
Gërvalla ka kërkuar nga Serbia që të respetojë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
“Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç konfirmohet nga Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizata të tjera. Kërkojmë nga Serbia që ta respektojë Deklaratën Universale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe t’i ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se nga lufta në Kosovë mbesin më shumë se 1600 persona të zhdukur.
Lajme nga rajoni
Hovenier vlerësohet me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”/ Presidentja Osmani: Mbështetës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ndau ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.
Hovenier, i cili ka vendosur të pensionohet, do të largohet nga misioni në Kosovë këtë muaj.
Osmani e vlerësoi atë si më shumë se një ambasador.
“Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-në”, tha Osmani në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një video nga ceremonia e ndarjes së Urdhrit.
Ky urdhër u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.
Hovenier ishte në misionin e ambasadorit në Kosovë që nga fillimi i vitit 2022.
“Ky çmim ka domethënie të madhe për mua, pasi përfaqëson punën kolektive dhe përkushtimin e kujtdo që ka qenë pjesë e kësaj përpjekjeje për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të avancuar vizionin tonë të përbashkët për një vend sovran, demokratik dhe multietnik. Ishte privilegj i madh të shërbej si ambasador i SHBA-së këtu në Kosovë”, shkroi Hovenier në një postim në X.
Derisa ka shprehur vazhdimisht mbështetje për vendin, në disa raste edhe ka kritikuar, sidomos Qeverinë, për shkak të disa veprimeve që SHBA-ja i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në gusht, Hovenier ka thënë se partneriteti me Kosovën “nuk është ai që do të shpresonim”.
Veprimet e kritikuara kanë pasur të bëjnë me disa vendime për veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat Qeveria e kryeministrit Albin Kurti i ka cilësuar vetëm si përpjekje për shtrirjen e autoritetit në të gjithë vendin./REL
Lajme nga rajoni
Spitali i Tetovës sot është pajisur me një Elektrokardiograf, spirometër, EKG dhe holter donacion nga kisha e Jezu Krishtit
Spitali i Tetovës sot është pajisur me një Elektrokardiograf, spirometër, EKG dhe holter, kjo falë donacionit në vlerë prej mbi 70.000 dollar që Spitali Klinik i Tetovës, pranoi nga kisha e Jezu Krishtit të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në Maqedoni të Veriut.
Drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Agim Berisha, ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e tija për këtë delegacion të Kishës së jezu krishtit, duke u zotuar se, këto mjete që do jenë në përdorim të mjekëve të repartit të Pediatrisë, do ta lehtësojnë edhe më shumë punën e mjekëve por edhe do ndihmojnë në drejtim të trajtimit sa më të mirë të fëmijëve të Pollogut që do drejtohen për ndihmë në spitalin klinik të Tetovës.
Jam i sigurt tha me këtë rast Berisha, se përpjekjet e përbashkëta do vazhdojnë dhe me një lidhje miqësie mes nesh, do mundësojmë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për fëmijët tonë tha drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Agim Berisha.
Lajme nga rajoni
Ambasada amerikane uron Dumanin: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e llogaridhënies
Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024.
Ambasada amerikane shprehet se ky është një vlerësim i përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.
“Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së publikuar në rrjetet sociale.
Ambasada e SHBA thekson se “do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve