Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Sot paradite nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me kushte për mjegull në disa pjesë të luginës , ndërsa gjatë ditës me diell dhe i qetë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 13 gradë Celsiusë.

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska: Me përkrahjen e OECD-së, Maqedonia do të bëhet pjesë e vendeve që implementojnë standarde për shkëmbimin automatik të të dhënave

Published

on

Maqedonia në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të punojë seriozisht për nënshkrimin e Marrëveshjes multilaterale të organeve kompetente për shkëmbimin automatik të informacioneve, e cila do t’i bashkohet vendeve anëtare të Fondit global të OECD-së në luftën kundër evazionit tatimor në suaza globale, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila është pjesëmarrëse në Forumin global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet në Paraguaj.

Ajo e bëri të ditur faktin se në zbatimin e procesit të implementimit të standardeve të shkëmbimit automatik, kemi përkrahje nga OECD-ja, e cila ofron mundësi të mëdha për vendet që janë të gatshme të ndajnë informacione për ta luftuar evazionin tatimor. Ajo potencon gjithashtu se më e rëndësishme është zbatimi i ligjeve që miratohen.

“Vendi tashmë po merr përkrahje teknike nga OECD-ja dhe besoj se në periudhën e ardhshme do të ndërtojmë administratë tatimore që do të krijojë të dhëna adekuate, cilësore dhe korrekte, duke pasur parasysh faktin se aktualisht janë tetë sisteme të veçanta nga të cilat merren informacione”, theksoi ministrja, e cila potencoi se do të përshpejtohet digjitalizimi i proceseve, që është prioritet i Qeverisë dhe kjo mbështetet edhe nga formimi i ministrisë së re, respektivisht Ministrisë së Transformimit Digjital.

Ministrja theksoi se një nga çështjet në implementimin e këtij procesi është mbyllur dhe i referohet sektorit bankar, i cili është stabil dhe i fuqishëm dhe se me mbylljen e çështjes së dytë, sa i përket administratës tatimore, mund të pritet që në vitin 2027 të jemi tashmë në listën e vendeve që implementojnë standardet për shkëmbimin automatik të të dhënave.

Standardet e Shkëmbimit Automatik të Informacioneve (AEOI) janë mjet kryesor për juridiksionet, përkatësisht për shtetet, në luftën kundër evazionit tatimor dhe në mbrojtjen e integritetit të sistemeve të tyre tatimore. Forumi global ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve për përkrahjen dhe mundësimin e implementimit të shpejtë dhe efektiv të standardeve nga të gjitha vendet anëtare të Forumit global, të cilat janë mbi 170.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

SITUATA E GRIPIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË VERIORE, SEZONI 2024/2025

Published

on

Gjatë javës së 47-të të vitit 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 63 raste  në raportet grupore për sëmundje të ngjashme me gripin, një më pak krahasuar. ndaj javës së mëparshme Krahasuar me javën e 47-të të sezonit të kaluar  numri i rasteve të raportuara është rritur me 23,5%, ndërsa krahasuar me modelin për 14 sezonet e fundit  është regjistruar një rënie prej 13,4%.
Gjatë javës së 47-të raportuese,janë marë 14 materiale për testimin laboratorik të gripit, 6 nga survejimi SARI sentinel dhe 8 nga vëzhgimi rutinë, u testuan njëkohësisht për gripin, SARS-CoV-2 dhe RSV. Nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv i gripit dhe RSV. Është regjistruar një rast pozitiv me SARS-CoV-2 (COVID-19).
Incidenca e raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit  pra ende nuk është arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit

Përsa i përket moshës janë regjistruar 32 persona nga 15-64 vjeç, nga 5-14 vjeç 22, mbi 65 vjeç 8 dhe nga 0-4 vjeç 1 person. Incidenca më e lartë është regjistruar te personat e moshës 5-14 vjeç.
Të sëmurët këtë javë janë regjistruar në Kumanovë – 13, Tetovë – 11, Strumicë – 10, Gostivar – 9, Sveti Nikollë – 5, 3 në Kavadar, Prilep dhe Shkup, 2 në Negotinë dhe Radovish dhe nga një në Koçan dhe Berovë.

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 389 raste
Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar numri i rasteve të raportuara është ulur me 3,2%, dhe krahasuar me modelin e 14 sezoneve të fundit është regjistruar një rënie prej 3,6%.

Sa i përket shpërndarjes sipas grupmoshave, numri më i madh i pacientëve është raportuar në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullsisë (nga 15-64 vjeç) – 235 raste (60.4%), dhe incidenca më e lartë (39.1/100.000) është regjistruar te fëmijët e moshës 5-14 vjeç (n=84).

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SESONAL
Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje. Instituti i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin e të gjithë popullatës, veçanërisht të personave që i përkasin të ashtuquajturve grupet e rrezikut (sipas rekomandimeve të OBSH):
 Të moshuarit (mbi 65 vjeç)
 Fëmijët e moshës 6-59 muajsh
 Personat mbi 6 muaj me sëmundje kronike
 Gratë shtatzëna, dhe
 Punonjësit e shëndetësisë.
Për sezonin 2024/2025, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar një vaksinë katërvalente falas në një sasi totale prej 70 mijë dozash, të destinuara për grupet prioritare të popullsisë. 10,000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes një donacioni nga PIVI (Partneriteti për Iniciativat Ndërkombëtare të Vaksinave).
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar më 21.10.2024. Vaksinimi kryhet në Qendrat e Shëndetit Publik (QSHP) me Njësitë e tyre Rajonale (RU) dhe/ose Qendrat Shëndetësore. Vaksinimi i punonjësve shëndetësorë kryhet në Institutin e Shëndetit Publik. Terminet për vaksina falas bëhen përmes ueb-faqes www.vakcinacija.mk.
Sipas të dhënave nga Administrata Elektronike e Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit dhe deri në mbyllje të këtij raporti, me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 68.448 persona nga kategoritë e rrezikut të popullatës.
2600 doza të tjera vaksinash komerciale janë prokuruar nga CJZ, pasi vaksinat për pjesën tjetër të popullsisë që nuk i përket grupeve të mësipërme, mund të merren me një kompensim të caktuar financiar dhe zbatohen në CJZ me Njësitë Rajonale të tyre. .
Sa i përket vaksinave komerciale, janë vaksinuar 1684 persona.
Në R.S. Maqedonia, gjithsej 70.132 persona janë vaksinuar me vaksinë falas ose komerciale.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Published

on

Nga data 15.11.2024 fillon detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025. Mund të lexoni më shumë informacion në këtë lidhje.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI I KOMUNIKACIONIT SEZONAL: Rruga Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar Galiçicë, është e mbyllur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve nga data 15.11.2024.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat