Connect with us

Lajme nga vendi

Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve

Published

on

Nga data 24 deri më 27 nëntor, Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski me një delegacion të Ministrisë është në një vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi. Kjo është vizita e parë zyrtare në nivel të ministrave të brendshëm që nga pavarësia dhe synon nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve.

Gjatë takimit të djeshëm zyrtar ndërmjet ministrit Toshkovski dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan, u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve ndërmjet dy shtetet.

“Me dëshirën për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga autoritetet përkatëse kompetente të të dy vendeve gjatë një vizite apo qëndrimi në territorin e njërit apo tjetrit shtet, ata nuk do të kenë më nevojë të ndërrojnë patentë shoferin e tyre. Kjo do të thotë se të dyja palët përjashtojnë aplikantët për zëvendësim të patentës së shoferit nga testet teorike dhe praktike dhe nevoja për të kaluar në vendin tjetër në kategoritë A, B dhe BE. Për më shumë se një mijë qytetarë maqedonas që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo do të thotë ulje e ndjeshme e shpenzimeve. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin në siguri dhe luftën kundër terrorizmit hap një hapësirë ​​të madhe bashkëpunimi për shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe parandalimin e krimeve në spektrin nga terrorizmi përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit deri në parandalimin e trafikimit të njerëzve dhe emigrantëve. “, theksoi në takim ministri Toshkovski.

Në takim, ministri Toshkovski kërkoi që të shqyrtohet mundësia e anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë për Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim të zhvillimit më intensiv të bashkëpunimit turistik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve tona.

Gjithashtu, delegacioni i Ministrisë së Brendshme vizitoi Departamentin e Lumturisë, Departamentin e Inovacionit dhe Drejtorinë e Operacioneve të Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u njoh menjëherë me punën e tyre dhe zgjidhjet inovative që kanë zbatuar, duke u udhëhequr mbi të gjitha nga nevojat e qytetarëve dhe kënaqësia e tyre me shërbimet e ofruara nga Ministria.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat