Connect with us

Lajme nga vendi

KV SHKËNDIJA  MË 30 NËNTOR SHËNON 50 VJETORIN E THEMELIMIT

Published

on

Në kuadër të festive kombëtare  të  nëntorit ndërlidhet e dhe jubileu i 50 vjetorit të themelimit të klubit të volejbollit Shkëndija. Pra më 30 nëntor me një ndeshje revyale mes veteranëve të klubit kuqezi dhe  veteranëve  të përfaqësueses së Kosovës do të shënohet ky përvjetor jubilar në praninë e atyre që kanë themeluar këtë klub, lojtarëve nga gjeneratat e para trajner dhe shumë të ftuar të tjerë.   Trajneri i ekipit Durim Luma i  cili është njëri  nga legjendat e kësaj skuadre tha  se  klubi i volejbollit  vazhdon të mbete simbol i  sportit  shqiptar

 ‘’Klubi i volejbollit Shkëndija shënon në datë jashtëzakonisht të rëndësishme, një histori me  gjysmë shekulli dhe mu për këtë datë  ne organizojmë një manifestim  të them solid që ta shënojmë këtë datë  të mblidhen të gjithë ata të cilët kanë kontribuar  si ish lojtar, familjar të të ndjerëve, pra post mortum. Dhe organizimi është në nivel të duhur. Jemi  gati në përfundim të këtij organizimi  me të  cilën merret  kryesia e klubit. Por besoj se të  gjitha gjërat do të rregullohen dhe do të ia arrijmë që këtë manifestim, këtë datë ta shënojmë ashtu siç i ka hije klubit të volejbollit Shkëndija i cili klub është simbol i volejbollit në mbarë trojet shqiptare’’

Ekipi  tetovar  krahas  angazhimeve që ka  në  kampionatin vendor  ditë më parë ishte edhe pjesë i ‘’Purneut Pavarësia 2024’’

’Ne kemi nderin që si klub shqiptar nga  trojet e  Republikës së Maqedonisë së Veriut  të marrim pjesë në këtë eveniment. Ishte për ne një jashtë zakonisht e mirë pasi që ju e di që KV Shkëndija ka një ekip të re dhe  cilësorë me  të cilën u pajtuan edhe  të gjithë ekspertët atje në Tiranë qofshin të Shqipërisë apo Kosovës’’ tha  trajneri Luma.

 Manifestimi  për shënimin e  50 vjetorit të klubit të volejbollit Shkëndija mbahet  të shtunën   me  fillim   nga  ora  17:30 me  ndeshjen revyale  veteranët e KV Shkëndija dhe  veteranët përfaqësueses së Kosovës, ndërsa  darka  solemne   ku edhe  do të ndahen mirënjohjet për të gjitha ata  që kanë kontribuar në afirmimin dhe ngritjen e cilësisë së klubit ndër vite./TV KOHA/

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat