Në kuadër të festive kombëtare të nëntorit ndërlidhet e dhe jubileu i 50 vjetorit të themelimit të klubit të volejbollit Shkëndija. Pra më 30 nëntor me një ndeshje revyale mes veteranëve të klubit kuqezi dhe veteranëve të përfaqësueses së Kosovës do të shënohet ky përvjetor jubilar në praninë e atyre që kanë themeluar këtë klub, lojtarëve nga gjeneratat e para trajner dhe shumë të ftuar të tjerë. Trajneri i ekipit Durim Luma i cili është njëri nga legjendat e kësaj skuadre tha se klubi i volejbollit vazhdon të mbete simbol i sportit shqiptar
‘’Klubi i volejbollit Shkëndija shënon në datë jashtëzakonisht të rëndësishme, një histori me gjysmë shekulli dhe mu për këtë datë ne organizojmë një manifestim të them solid që ta shënojmë këtë datë të mblidhen të gjithë ata të cilët kanë kontribuar si ish lojtar, familjar të të ndjerëve, pra post mortum. Dhe organizimi është në nivel të duhur. Jemi gati në përfundim të këtij organizimi me të cilën merret kryesia e klubit. Por besoj se të gjitha gjërat do të rregullohen dhe do të ia arrijmë që këtë manifestim, këtë datë ta shënojmë ashtu siç i ka hije klubit të volejbollit Shkëndija i cili klub është simbol i volejbollit në mbarë trojet shqiptare’’
Ekipi tetovar krahas angazhimeve që ka në kampionatin vendor ditë më parë ishte edhe pjesë i ‘’Purneut Pavarësia 2024’’
‘’Ne kemi nderin që si klub shqiptar nga trojet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrim pjesë në këtë eveniment. Ishte për ne një jashtë zakonisht e mirë pasi që ju e di që KV Shkëndija ka një ekip të re dhe cilësorë me të cilën u pajtuan edhe të gjithë ekspertët atje në Tiranë qofshin të Shqipërisë apo Kosovës’’ tha trajneri Luma.
Manifestimi për shënimin e 50 vjetorit të klubit të volejbollit Shkëndija mbahet të shtunën me fillim nga ora 17:30 me ndeshjen revyale veteranët e KV Shkëndija dhe veteranët përfaqësueses së Kosovës, ndërsa darka solemne ku edhe do të ndahen mirënjohjet për të gjitha ata që kanë kontribuar në afirmimin dhe ngritjen e cilësisë së klubit ndër vite./TV KOHA/