Connect with us

Lajme nga vendi

Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kufitare me RMV

Published

on

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqic do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.

“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllac dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën Arbën Xhaferi”, tha Kurti.

Lajme nga vendi

Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Published

on

Pas mos-marrëveshjeve në VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski u pet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili sot tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim të qeverisë, Mickoski thotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4068079720003830/?ref=embed_video

Kryeministër Mickoski, a është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve?

“Jo!”, tha Mickoski.

Mirë, si janë marrëdhëniet me koalicionin VLEN?

Advertisement

“Në koalicion, shkëlqyeshëm!”, shtoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari

Published

on

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë:

Benzina BS-95 76,0 den/l

Benzina BS-98 78,5 den/l

Nafta 68,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet pika e kapitacionit, për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Published

on

Është marrë vendimi për rritjen historike të pikëve të kapitacionit për mjekët amë nga mjekësia e përgjithshme, gjinekologjia dhe stimatologjia, duke filluar nga prilli i këtij viti, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Vlera e pikëve të kapitacionit për mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji do të rritet prej 75 në 100 denarë ose për 33 për qind, ndërsa për stomatologjinë prej 61 në 75 denarë ose për 23 për qind.

Siç theksoi Mickoski në konferencën për mediat në Qeveri, rritja e kapitacionit do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

“Kjo rritje vjen pas stagnimit shumëvjeçarë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pikët ishin 63 dhe 48 denarë”, tha kryeministri.

Ai me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë i falenderoi të gjithë mjekët për përkushtimin dhe punën, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta forcojë sistemin shëndetësor.

Në konferencën për mediat do të mbajnë fjalim edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat