Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar 

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor  Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën Shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.

Mexhiti gjatë paraqitjes së tij para studiuesve, akademikëve, gjuhëtarëve, dhe studentëve, theksoi rëndësinë e gjuhës si element kyç në formimin e identitetit kombëtar, duke e lidhur këtë ngushtë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

‘Pavarësisht ndryshimeve të kohës dhe sfidave të globalizimit, gjuha është një nga faktorët më të fuqishëm që bashkon shqiptarët dhe mbron trashëgiminë kulturore’’, tha Mexhiti duke shtuar se në shoqëritë shumëgjuhësore, politikat gjuhësore të shtetit janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive.

‘Si Zëvendës Kryeministër i Parë, ndjej për obligim të përsëris edhe njëherë se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ajo nuk ka mandat të lëshohet as në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike, dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike të cilat e garantojnë bashkëjetesën multietnike dhe frymën e bashkëjetesës në Rеpublik së Maqedonisë së Veriut,  prandaj po e përsëris:  në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cënohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në  vazhdimësi, jo të shkurtohen, cënohen, ose mohohen’, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti vlerësoi Nëntorin si muaj të festave.

Advertisement

‘Në memorjen tonë kolektive nëntori shënon disa nga ngjarjet më të rëndësishme historike të cilat çuan drejt konsolidimit të kombit shqiptar në fillim të shekullit XX.  Kongresi i Manastirit që u mbajt nga 16 deri 22 nëntor 1908, si ngjarje e cila kodifikoi alfabetin e gjuhës dhe pastaj shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912, janë dy momente madhore historike të cilat e formësuan vetëdijen tonë kolektive për kombin dhe gjuhën dhe për atë se si për kombin shqiptar pikërisht gjuha është elementi më i fuqishëm homogjenizues nga të gjithë përcaktuesit e trungut identitar.

Në Konferencën Shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar ngadrejtori i Agjencisë për Zbatimin e  Gjuhës, Granit Osmani, morrën pjesë ministri i Punës, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, studiues, akademikë, gjuhëtarë nga Maqedonia Everiut, Kosova dhe Shqipëria.

Lajme nga vendi

Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Published

on

Pas mos-marrëveshjeve në VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski u pet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili sot tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim të qeverisë, Mickoski thotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4068079720003830/?ref=embed_video

Kryeministër Mickoski, a është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve?

“Jo!”, tha Mickoski.

Mirë, si janë marrëdhëniet me koalicionin VLEN?

Advertisement

“Në koalicion, shkëlqyeshëm!”, shtoi Mickoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari

Published

on

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë:

Benzina BS-95 76,0 den/l

Benzina BS-98 78,5 den/l

Nafta 68,5 den/l

Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet pika e kapitacionit, për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Published

on

Është marrë vendimi për rritjen historike të pikëve të kapitacionit për mjekët amë nga mjekësia e përgjithshme, gjinekologjia dhe stimatologjia, duke filluar nga prilli i këtij viti, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Vlera e pikëve të kapitacionit për mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji do të rritet prej 75 në 100 denarë ose për 33 për qind, ndërsa për stomatologjinë prej 61 në 75 denarë ose për 23 për qind.

Siç theksoi Mickoski në konferencën për mediat në Qeveri, rritja e kapitacionit do të thotë paga më të larta dhe mjekë më të motivuar.

“Kjo rritje vjen pas stagnimit shumëvjeçarë në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2022 kur pikët ishin 63 dhe 48 denarë”, tha kryeministri.

Ai me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë i falenderoi të gjithë mjekët për përkushtimin dhe punën, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë ta forcojë sistemin shëndetësor.

Në konferencën për mediat do të mbajnë fjalim edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, si dhe drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat