Lajme nga vendi
Janë finalizuar aktivitetet e projektit për identifikimin e zonave të reja Natura 2000 dhe zbatimit të CITES

Sot në Shkup u mbajt ngjarja përfundimtare e projektit të financuar nga BE-ja, “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES”, i cili është kyç në përforcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës në vendin tonë. Në këtë aktivitet u prezantuan arritjet dhe rezultatet e aktiviteteve për identifikimin e zonave të reja që u bënë pjesë e rrjetit ekologjik të Bashkimit Evropian, të quajtur Natura 2000.
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, në fjalimin e saj hapës e shprehu kënaqësinë që me këtë projekt, i cili po zbatohet në mënyrë aktive që nga qershori i vitit 2022, është arritur një mbrojtje më e mirë e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, që është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
– Qëllimi kryesor i projektit ishte forcimi dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative për harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për ruajtjen e natyrës. Në kuadër të projektit u kryen aktivitete për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, nëpërmjet përgatitjes së draft formularëve standard të të dhënave për zonat e mundshme të NATURA 2000, një Ligji të ri për CITES, si dhe forcimin e kapaciteteve administrative në nivel kombëtar. – theksoi Lashkoska, duke shtuar se Ministria do të mbetet e përkushtuar ndaj këtyre aktiviteteve dhe do të përpiqet që të sigurojë qëndrueshmëri të rezultateve të projektit.
Vlera totale e projektit “Përmirësimi i kapaciteteve për Natura 2000 dhe CITES” është 2,214,100 euro dhe përbëhet nga dy komponentë kryesorë me të cilët janë përcaktuar zonat dhe është hartuar legjislacioni përkatës. Ekipi i projektit përbëhej nga konsorciumi NIRAS së bashku me Shoqatën Polake për Mbrojtjen e Zogjve, EFTAS, Stichting BirdLife, si dhe përfaqësuesit tanë maqedonas në konsorciumin Farmahem dhe Shoqërinë Ekologjike Maqedonase.
Në ngjarjen përfundimtare mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Stefan Hudolin.
Lajme nga vendi
Durmishi: Masatpojapinrezultat, çmimet e produktevebazëushqimorepostabilizohen, inflacioninëmuajin mars u ul me 1.3% nënivelmujor

Inflacioninë mars 2025 krahasuar me muajinshkurtshënoinjërënieprej -1.3%, tëdhënakëtotëEntitShtetërortëStatistikave, njoftoinërrjetin social Facebook ministri i EkonomisëdhePunësBesarDurmishi.
“Masat e MinistrisësëEkonomisëdhePunëspojapinrezultat.Çmimet e produkteveushqimorebazëjanënëstabilizimdhenërënie.Nënivelvjetornë mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i maturpërmeskostossëjetesësështë 2.7%. Nëvazhdimësipopunohetnëmasapërpërmirësimin e standardittëqytetarëvedhestabilizimin e çmimeve”, kashkruarministriDurmishi.
Qeveria, me propozimtëMinistrisësëEkonomisëdhePunës, morivendimpërkufizimin e marzhitbrutotëfitimittë 102 grupevetëprodukteveushqimorebazë, sidhevendimpërpërcaktimin e çmimevemëtëlartatë 8 grupevetëprodukteveushqimorebazë. Këtodyvendimekanëhyrënëfuqimë 20 shkurtdhe do tëvlejnëderimë 30 prill 2025.
Vendimipërtëkufizuarmarzhinbrutotëfitimitnëtregtinë me shumicëdhepakicënë 102 grupeprodukteshosembi 1000 produkteushqimoredhejoushqimorepërfshin:
5% marzhfitimibrutonëbazën 8 produkteushqimorequmësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vajgatimi, kosdhekos)
10% marzhfitimibrutopërproduktetushqimore, i cilipërfshinnjëgrupprej 55 produkteveushqimore (mish dheproduktemishi, sheqer, produktequmështi, margarinë, gjalpë, perimedhefrutatëkonservuara, fasule, oriz, makarona)
15% marzhfitimibrutopër 39 produkteushqimoredheproduktehigjienike (frutadheperimetëfreskëta, detergjentë, ushqimpërfëmijë, pelena, sapun, letërhigjienikedhetëtjera.
Po ashtu u ngrinëçmimet e 8 grupevetëprodukteveushqimorebazë :qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosietj.
Qëllimi i këtyremasaveështëmbrojtja e standardittëqytetarëve, ulja e çmimevetëprodukteveushqimorebazëdhestabilizimi i inflacionit.
Lajme nga vendi
Mickoski shuan dilemat, tregon nëse do të ketë rikonstruktim të qeverisë para zgjedhjeve lokale!

Pas mos-marrëveshjeve në VLEN, kryeministri Hristijan Mickoski u pet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, para zgjedhjeve lokale. Ndryshe nga zv/kryeministri Izet Mexhiti, i cili sot tha se teorikisht duhet të ketë rikonstruktim të qeverisë, Mickoski thotë se ndryshime në qeveri nuk do të ketë.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/4068079720003830/?ref=embed_video
Kryeministër Mickoski, a është planifikuar rikonstruktim i qeverisë para zgjedhjeve?
“Jo!”, tha Mickoski.
Mirë, si janë marrëdhëniet me koalicionin VLEN?
“Në koalicion, shkëlqyeshëm!”, shtoi Mickoski.
Lajme nga vendi
Të gjitha çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut, pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se çmimet e derivateve pas mesnate do të jenë:
Benzina BS-95 76,0 den/l
Benzina BS-98 78,5 den/l
Nafta 68,5 den/l
Vaji ekstra i lehtë 68,5 den/l
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve