Sport
BASKETBOLL: BARCELONA DHE ZALGIRIS KRYESOJNË EUROLEAGUE
Pesë fitore të ekipeve vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve të xhiros së gjashtë në Euroligën e basketbollit për meshkuj
Dy skuadrat kryesuese Barcelona dhe Zalgiris Kaunas kanë regjistruar fitoret e pesta në gjashtë xhirot e para të sezonit 2024/2025.
Barcelona në Stamboll mundi ekipin Anadolu Efes me rezultat 97-88, ndërsa ekipi Zalirgis Kaunas i Lituanisë mundi Crvena Zvezdën e Beogradit me rezultat të ngushtë 86-84.
Pesë ekipe kanë të regjistruara nga katër fitore e dy humbje si Panathinaikos, Baskonia Gasteiz, Monaco, Fenerbahce dhe Bayern Munich, ekipe të cilat synojnë të sigurojnë pjesëmarrje në plej off
Dy skuadrat që kanë zhgënjyer deri në këtë pjesë të kampionatit janë dy ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, që kanë vetëm nga një fitore e pesë humbje
Euroleague-Raundi i 6-të
Anadolu Efes – Barcelona, 88-97
Alba Berlin – Paris Basketball, 83-92
Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 84-82
Olympiacos – Real Madrid, 79-69
Baskonia – Armani Milano, 88-83
Virtus Bologna – Bayern Munich, 84-87
Zalgiris Kaunas – Zrvena Zvezda, 86-84
Panathinaikos – Villeurbanne, 92-68
Partizan Beograd – Monaco, 74-79
/TV KOHA/ Shaban Sinani
Sport
BASKETBOLL: FITOJNË EKIPET FAVORITE NË NBA
Një fitore e vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i katër takimeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit
Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe në mëngjesin e sotëm sipas orarit të paraparë nga organizatorët e garave me katër takime ku vendasit shënuan vetëm një fitore ndërsa ekipet mysafire tre fitore që do të thotë se ngadhënjyen ekipet favorite.
Ekipi Golden State i është rikthyer fitores duke e mundur ekipin e Nju Orlenas me rezultatin 124-106. Më efikas te ekipi fitues ishte Buddy Hield me 28 pikë ndërsa te mysafirët Uillimasson ishte më efikas me 31 pikë
Denver ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, kësaj radhe si mysafirë kundër Bruklin me rezultatin 144-139 pas kohës shtesë. Nikola Jokiç realizoi një 29 pikë, 18 kërcime e 16 asiste. Fitore në cilësinë e mysafirit ka shënuar edhe Dallas ndaj Minnesotas me rezultat 120-114. Më efikasi ishte Irving me 35 pikë.
Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe Sakramento ndaj Utah Jaz me rezultatin 113-86. Më efikas ishte Sabonis me 28 pikë e 11 kërcime
Rezultatet:
Brooklyn – Denver 139-144
Minnesota – Dallas 114-120
Utah Jaz – Sacramento 96-113
Golden State – Nju Orleans 124-106
/TV KOHA/ Shaban Sinani
Sport
LIGA E PARË: SUPERDERBI SHKËNDIJA – STRUGA TL PËRFUNDOI ME BARAZIM
Tre fitore të vendasve dhe tre barazime me gjithsejtë 15 gola të shënuar është epilogu ndeshjeve të xhiros së 11-të dhe të fundit të rrethit të parë në elitën e futbollit vendor. Lider në rrethin e parë kampionatit 2024/2025 është ekipi i Rabotniçkit me 23 pikë
Në stadiumin e qytetit në Tetovë në praninë e një numri të konsiderueshëm të tifozëve vendas, ndeshja derbi mes Shkëndijës dhe kampionit në fuqi Struga Trim u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Në pjesën e parë skuadra vendase ishte superiore krijoi raste por arritën të shënon vetë një nga penaltia të cilën e realizoi Besart Ibraimi. Trajnerët e ekipeve Jeton Beqiri i Shkëndijës dhe Qatip Osmani i Struga Trim Lum pas ndeshjes shprehën keqardhje për rastet e dështuara.
“Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.” deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija
Kampioni në fuqi Struga Trim Lum në këtë pjesë të sezonit vjeshtor nuk ka qenë formën e dëshiruar prandaj trajneri Qatip Osmani tha se pas disfatës katastrofale kundër Sileksit edhe një pikë e fituar kundër Shkëndijës është e madhe.
Fitore në këtë xhiro ka shënuar Shkupi kundër Tikveshit në Çair 3-1. Autor të golave ishin Kadriu 2 gola dhe Avornio ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Spahiu. Gostivari në stadiumin “Boris Trajkovski” të Maxharit mundi AP Brera me rezultat të thellë 4-1. Besa e Dobërdollit në Kratovë ka humbur nga Sileksi me rezultat 2:0. Në Ohri, Voska Sport barazoi me Pelisterin 1:1 në Ohër. Derbi i mes Vardarit dhe Rabotniçki ka përfunduar me barazim pa gola 0-0. Pas përfundimit të rrethit të parë të kampionatit kryeson Rabotniçki me 23 pikë e ndjekur nbga Shkëndija, Sileksi dhe Gostivari që kanë nga 20 pikë.
Sport
ATLETIKË: MAHUCHIKH DHE DUPLANTIS MË TË MIRËT E VITIT 2024 NË EUROPË
Kërcyesi suedez me shkop Armand “Mondo” Duplantis dhe kërcyesja ukrainase së larti janë shpallur atletët më të mirë të atletikës në Evropë për vitin 2024 nërëmjen “Golden Track” që u mbajt në Shkup.
Në organizim të Federatës Europiane të Atletikës të shtunën në sallën e madhe të Operës dhe Baletit kombëtar në Shkup u mbajt një gala mbrëmje ku u shpallën atletët më të mirë të Europës për vitin 2024. Epiteti atlet më të mirë për këtë vit u takoi Yaroslava Mahuçik rekordmenia botërore në kërcim së larti nga Ukraina dhe Armand Duplantis i Suedisë, i cili ka arritur rekordin botëror të kërcimit me shkop në lartësi 6 metra e 26 centimetra dhe është fitues i medaljes së artë në Lojërat e Parisit.
Një çmim special Team Spirit u fitua nga skuadra italiane e cila kryesoi tabelën e medaljeve në Kampionatin Evropian të Atletikës Roma 2024 me 11 medalje ari. Çmimi u mor nga Antonella Palmisano dhe Leonardo Fabbri, kampionët e garës së ecjes 20 kilometra dhe të hedhjes së gjyles. Sportistët e rinj më të mirë për vitin 2024 u shpallën serbe, Adriana Vilagos, e cila garon në hedhjen e shtizës dhe holandez, Nils Laros, i cili është finalisti më i ri në finalen olimpike në 1500 metra dhe rekordmeni evropian në këtë disiplinë nën moshën 20 vjeç.
Kryetari i Federatës Europiane të Atletikës Dobromior Karamarinov ,në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve tha se pas një jave shumë intensive pune në Shkup, Atletika Evropiane ka shpallur sportistët më të mirë të vitit, në ceremoninë e Golden Tracks.
“Ishte një javë shumë e ngarkuar, kishim takim të Bordit Ekzekutiv, takim të Këshillit, konventa filloi me disa punëtori, disa seminare dhe mbledhje, dhe mundet me shumë besim të them se gjatë kësaj periudhe Shkupi ishte kryeqyteti i atletikës evropiane” tha Dobromir Karamarinov kryetar i Federatë Europiane të Atletikës .
I pranishëm në kë ceremoni madhështore ishte njeriu i parë i atletikës botërore, Sebastian Koe, i cili konsiderohet edhe kandidati më serioz për president të ri të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar,përfaqësues nga të gjitha Federata Kombëtare të Atletikës, në Europë dhe Ministri i Sportit në Qeverinë Maqedonisë Veriut Borko Ristovski dhe shumë emra të njohur të atletikës nga vende të ndryshme./TV KOHA/ Shaban Sinani
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve