Connect with us

Lajme nga vendi

Shkupi dhe Ohri do të kenë gjashtë destinacione të reja fluturimi në vitin 2025

Published

on

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot njoftoi linjat e reja ajrore që do të operojnë në Aeroportin e Shkupit dhe në Aeroportin e Ohrit nga viti i ardhshëm. Nikollovski tha se për herë të parë, Turkish Airlines do të operojë me fluturime në Aeroportin e Ohrit.

“Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu me krenari mund të them se nga 30.06.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Barcelonë-Shkup. Nga 30.06.2025 tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Lion-Shkup. Tutje, nga viti i ardhshëm tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Shtutgard-Shkup. Rreth Aeroportit të Ohrit, dy herë në javë do të ketë fluturim Ohër-Basel/Mulhouse-Ohër dhe për mua ndoshta lajmi më i rëndësishëm rreth Aeroportit të Ohrit, është që Turkish Airlines fillon rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit, tashmë nga 30.03.2025, me destinacion Ohër-Stamboll-Ohër”, tha mes tjerash Nikollovski.

Lajme nga vendi

Dimitrieska-Koçoska në Forumin global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore në OECD

Published

on

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska është pjesëmarrëse në Takimin plenar të Forumit global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore, që mbahet nga dita e sotme deri më 29 nëntor në Paraguaj dhe i dedikohet zbatimit global të standardeve ndërkombëtare për transparencën tatimore dhe progresin e vendeve, si dhe sfidave me të cilat përballen vendet gjatë zbatimit të standardeve. Ministrja është pjesëmarrëse e këtij forumi, e shoqëruar nga sekretarja shtetëore e MF-së, Andriana Matlioska.

Në panelin e diskutimit, ministrja Dimitrieska-Koçoska do t’i trajtojë prioritetet, përvojën dhe sfidat në zbatimin e Standardit të Shkëmbimit Automatik të Informacioneve (AEOI), i cili është mjet kryesor për juridiksionet, përkatësisht shtetet, në luftën kundër evazionit fiskal dhe mbrojtjen e integritetit të sistemeve të tyre tatimore.

Në këtë takim, Sekretariati i Forumit global do ta paraqes përkrahjen e dhënë ndaj anëtarëve në procesin e zbatimit të standardeve. Forumi global përbëhet prej mbi 170 juridiksione, ku përfshihen vendet e grupit G-20, qendrat financiare dhe shumica e anëtarëve janë vende në zhvillim. Të gjithë anëtarët punojnë së bashku, në nivelin e njëjtë, në luftën kundër evazionit tatimor ofshor.

Detyra më e rëndësishme e Forumit global është zhvillimi i kapaciteteve për përkrahjen dhe mundësimin e zbatimit të shpejtë dhe efektiv të standardeve të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve nga të gjithë anëtarët, veçanërisht vendet në zhvillim.

Përkatësisht, Republika e  Maqedonisë së Veriut është në proces të zbatimit të standardeve për shkëmbimin automatik të informacioneve. Standardi AEOI i referohet shkëmbimit vjetor të informacioneve për llogaritë financiare të jorezidentëve në një format të paracaktuar, ndërsa këta informacione të shkëmbyera përfshijnë detajet e llogarisë financiare (për shembull, institucioni financiar që e posedon atë, numri i llogarisë dhe gjendja e llogarisë) dhe të dhënat e poseduesit të llogarisë (p.sh.: emri, adresa, data e lindjes dhe numri i identifikimit të obliguesit tatimor).

Advertisement

Zbatimi i Standardit AEOI kërkon që juridiksionet të mbledhin informacione nga institucionet e tyre financiare çdo vit dhe në mënyrë automatike t’i shkëmbejnë ato me juridiksionet ku poseduesi i llogarisë është tatimpagues rezident.  Për shkëmbim të suksesshëm të informacioneve është e nevojshme infrastruktura juridiko-ligjore dhe administrative.

Propozimligji i Bashkëpunimit Administrativ është në fayë hartimi, me të cilin, mes të tjerash, do të përcaktohen dispozitat për shkëmbimin automatik të informacioneve për llogaritë financiare dhe për shkëmbimet automatike të informacioneve për raportet sipas vendeve.

Me këtë ligj, do të vendoset korniza juridike konkrete që do të kontribuojë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tatimore dhe rrjedhimisht në luftën kundër evazionit tatimor ndërkufitar dhe evazionit tatimor, rritjen e arkëtimit tatimor, si dhe përforcimin e luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Forumit global të transparencës dhe shkëmbimit të informacioneve për qëllime tatimore në OECD, që nga muaji janar i vitit 2011.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN: BDI ka mbajtur peng shqiptarët me kontrata në vepër

Published

on

BDI për  20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota, me qellim kushtëzimit dhe votimit për partinë, i ka mbajtur në “stand by”.

VLEN premton zgjidhjen e të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhjen e statusit të tyre për marrëdhënie pune nga BDI.

Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta shqiptarë duke iu dhënë kontrata në vepër pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.  Si drejtues, kemi për detyrë të sigurojmë ligjshmërinë dhe transparencën në menaxhimin e fondeve publike dhe të parandalojmë çdo parregullsi që mund të dëmtojë buxhetin publik. Ndërprerja e këtyre kontratave është një hap i domosdoshëm për të mbrojtur buxhetin dhe për të përmbushur obligimet ligjore.

VLEN nuk do të luaj me fatin e shqiptarëve duke i mbajtur peng, por siguron se këtyre shqiptarëve që BDI i ka mbajtur peng, do t’ju sigurohet vend pune në përputhje me ligjin për marrëdhënie pune.

Shqiptarët meritojnë jetë të dinjitetshme, meritojnë më mirë.

Advertisement

VLEN është garanca për mirëqenie të shqiptarëve dhe për një jetë ndryshe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI Kumanovë: Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit

Published

on

Vazhdon edhe më tej largimi i të punësuarve shqiptarë nga institucionet shtetërore”.

Kësaj herë për këtë fenomen kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Kumanovë të cilët informojnë se nga Shtëpia e Shëndetit janë përjashtuar nga puna 21 shqiptarë.

Siç thonë nga BDI, këto shkarkime ndodhin pikërisht në kohën kur drejtori i këtij institucioni është shqiptar e poashtu dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

Reagimi i plotë:

Edhe një ditë e rëndë për Kumanovën

Advertisement

Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë prej ISHP “ Shtepia e Shendetit “ ( UREDI )

Gati në 100 ka arritur numri i përjashtimve nga puna të shqiptarëve në Kumanovë.

Këtë ditë edhe më të rënd e bën fakti se drejtori i këtij institucioni është shqiptar, njekohesisht edhe ministri shendetesise shqiptar.

Ja emrat e të përjashtuarve sot:

1.Rami Saiti

Advertisement

2.Hanumsha Jashari Sulejmani

3.Kadri Zekiri

4.Bujar Demiri

5.Ramiz Ramadanoviq

6.Sadat Asani

Advertisement

7.Shenasi Sejdiji

8.Vezira Osmani

9.Advie Memishi

10.Armend Aliti

11.Nexhmije Izairi

Advertisement

12.Rufat Asani

13.Malinda Imerovska

14.Advije Shabani

15.Rijad Amzii

16.Nezire Demiri

Advertisement

17.Marigona Ademi

18.Gzime Xhemaili

19.Besjana Rexhepi

20.Sabile Zenuni

21.Vaxhide Shabani  /gazetaexpress/

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat