Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot njoftoi linjat e reja ajrore që do të operojnë në Aeroportin e Shkupit dhe në Aeroportin e Ohrit nga viti i ardhshëm. Nikollovski tha se për herë të parë, Turkish Airlines do të operojë me fluturime në Aeroportin e Ohrit.
“Me krenari mund t’ju them se nga 30.03.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Dubai-Shkup, me FlyDubai. Gjithashtu me krenari mund të them se nga 30.06.2025, dy herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Barcelonë-Shkup. Nga 30.06.2025 tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Lion-Shkup. Tutje, nga viti i ardhshëm tre herë në javë do të ketë fluturim Shkup-Shtutgard-Shkup. Rreth Aeroportit të Ohrit, dy herë në javë do të ketë fluturim Ohër-Basel/Mulhouse-Ohër dhe për mua ndoshta lajmi më i rëndësishëm rreth Aeroportit të Ohrit, është që Turkish Airlines fillon rregullisht me fluturime nga Aeroporti i Ohrit, tashmë nga 30.03.2025, me destinacion Ohër-Stamboll-Ohër”, tha mes tjerash Nikollovski.