Connect with us

Lajme nga vendi

Bie çmimi i veturave të përdorura në Gjermani! Për 9 muaj në Maqedoni janë importuar 29.768 vetura të përdorura

Published

on

Çmimi mesatar i një veture të përdorur në Gjermani në shtator të këtij viti ra për rreth 300 euro, respektivisht në 26,487 euro, niveli më i ulët që nga janari i vitit 2022, kur mesatarja ishte 26,252 euro, bëjnë të ditur të dhënat e AutoScout24.

Në vitin e kaluar, çmimet e veturave të përdorura në tregun gjerman u ulën për më shumë se pesë për qind, pra për 1397 euro, përcjell TV21. Që nga marsi i vitit 2023, kur çmimet arritën kulmin e tyre, ato kanë rënë me më shumë se nëntë për qind.

Pavarësisht kësaj rënieje, çmimet e automjeteve të përdorura janë ende 27 për qind më të larta se sa ishin në janar të vitit 2020, para fillimit të pandemisë, raporton Bloomberg.

Mbi 3000 automjete të përdorura importohen në Maqedoni çdo muaj

Dihet se Gjermania është një nga tregjet kryesore nga ku importohen vetura të përdorura në Maqedoni dhe trendet e tilla dukshëm ndikojnë në rritjen e kërkesës edhe në vendin tonë, gjë që më së miri e tregojnë të dhënat e Drejtorisë së Doganave. Përkatësisht, nga janari deri në shtator të këtij viti, në Maqedoni janë importuar gjithsej 29.768 vetura të përdorura për pasagjerë, ose mesatarisht mbi 3.000 vetura të përdorura në muaj.

Advertisement

Nëse importi vazhdon me të njëjtin ritëm në tre muajt e fundit të vitit, Maqedonia është rrugës që në vitin 2024, të arrijë rekord në importin e veturave të përdorura.

Ndryshe, statistikat nxjerrin në pah se në Maqedoni në vazhdimësi importohen më shumë vetura të përdorura sesa të reja, që rezulton me rritje të parkut të automjeteve në vend, respektivisht nga 121,1 vetura për 1000 banorë në vitin 2007, në 302,8 vetura për 1000 banorë vitin e kaluar.

Lajme nga vendi

RMV, pas ankesave të qytetarëve, Ministria e Mjedisit do të inspektojë punën e “Drisllës”

Published

on

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të inspektojë veprimtarinë dhe mënyrën se si i trajton mbetjet ndërmarrja Drislla, nëse i përmbush detyrat e saj dhe lëshimet eventuale ngjatë punës së tyre .

Kjo erdhi pas takimit të zëvendës kryeministrit të Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, i cili priti dje në një takim përfaqësuesit e Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit.

Në emër të banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve që gravitojnë rreth deponisë Drislla, përfaqësuesit e dy shoqatave  informuan se si rezultat i menaxhimit joadekuar nga drejtoria e kësaj deponie  ekziston përkeqësim drastik i gjendjes shëndetësore të banorëve në fshatin Batincë dhe rrethinat e saj.

Sipas tyre ata kanë vetëm një kërkesë, deponi bashkëkohore me standarde ekologjike dhe evropiane.

Pas vezhgimit të situatës në terren, Ministria e Mjedisit Jetësor do të shqyrton mundësitë për gjetjen e fondeve dhe mjeteve të nevojshme për modernizimin e deponisë Drislla, dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve që jetojnë në afërsi të saj.

Advertisement

Ndryshe, deponia “Drislla” në Shkup është kapur në flagrancë duke e ndotur mjedisin jetësor, ndërkaq qytetarët i vuajnë pasojat shëndetësore dhe ekologjike, por edhe pasojat në bujqësi. Nga ana tjetër, autoritetet nuk ndërmarrin kurrfarë masa. Kështu u shprehën disa prej banorëve të fshatit Batincë në shtator të vitit 2023, i cili ndodhet në afërsi të deponisë. Ata disa herë kanë protestuar dhe kërkesa e tyre është që deponia t’i plotësojë standardet evropiane.Portalb.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Liga e tretë-Perëndim: Katër fitore të ekipeve mysafire. Kryeson Vëllazërimi i Kërçovës me 13 pikë

Published

on

Në Ligën e tretë në grupin Perëndim gjatë fund javës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së gjashtë të sezonit vjeshtor ku dy fitore kanë shënuar vendasit dhe katër ekipet mysafire dhe janë shënuar gjithësejt 24 gola. Tabelën e kryeson Vëllazërimi i Kërçovës me 13 pikë.

Rezultatet e xhiros së 6-të:

Drita – Teteksi 0 -2

Luboteni – Reçica 1-0

Napredoku – Vëllazerimi (K) 1-4

Advertisement

Renova – Kamjani 2-5

Vardari (Br) – Vëllazerimi (Sl) 4-0

Dobroshti – Zajazi 2-3

Xhepçishti ishte i lirë

Tabela: 1. Vëllazerimi (Kërçovë) 13 pikë, 2.Teteksi 13, 3. Drita 10, 4. Dobroshti 10, 5. Napredoku 9, 6.Xhepçishti 9, 7.Vardari 9, 8.Luboteni 7, 9. Vëllazerimi Sllatinë 7, 10.Kamjani 6, 11.Renova 5, 12.Zajazi 3, 13. Reçica 0 pikë. /TV KOHA / Shaban Sinani

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: Qeveria nuk do të shpenzon pare për përmendore si në kohën e Gruevskit

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin N’ODD te PortaliX ishte i bindur në zotimin e tij se për dallim nga qeveritë e mëparshme, kjo qeveri të paktën nuk do të shpenzon mjete për përmendore si në kohën e Gruevskit.“Në qeverinë tonë të paktën nuk do të ketë pare që do të harxhohen si në kohën e Gruevskit që shpenzoheshin miliona euro për përmendore. Është hera e parë që qeveria investon projekte me miliona euro komunave pa dallim”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat