Lajme nga rajoni
Aksident i rëndë në Turqi: Një autobus është përmbysur, të paktën 6 të vdekur dhe 20 të plagosur
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident autobusi që ndodhi sot në mëngjes në Turqi.
Sipas informacioneve nga mediat lokale, një autobus turistik, për arsye ende të panjohura, është përmbysur dhe ka rënë në një kanal në Aksaray, Turqi.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ambulancash, policë dhe zjarrfikës.
📍Aksaray'da ilk belirlemelere göre 6 kişinin can verdiği, 20 kişinin yaralandığı otobüs kazasının ilk görüntüleri geldi.pic.twitter.com/ko9I4h1jWp
— 23 DERECE (@yirmiucderece) October 18, 2024
Lajme nga rajoni
Vetëvendosje: Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit, u vonua, por u bë pa haraç e kurdisje
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me rrugën Prishtinë-Podujevë e cila ende s’ka përfunduar. Sipas partisë në pushtet përfundimi i këtij projekti është afër, ndonëse e pranojnë se projekti është vonuar.
Partia që drejton Kurti shkruan se projektet e infrastrukturës janë vonuar, por sipas tyre janë bërë pa haraç e pa kurdisje tenderësh.
“Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, ka shkruar LVV.
Postimi i plotë:
Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit
Kjo rrugë që lidhë jo vetëm Prishtinën me Podujevën, por edhe gjithë mërgatën me shtëpitë e tyre po shkon drejt përfundimit.
‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri Liburn Aliu.
Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë.
Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit.
Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.
Lajme nga rajoni
Prishtinasi alarmon Policinë se ia vodhën veturën, 3 javë pasi ia gjejnë i kujtohet se harroi vendparkimin
Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Nën dyshimet se ia vodhën automjetin, një 50-vjeçar në Prishtinë e kishte denoncuar rastin në Polici, në fund të shtatorit – por u zbulua se s’kishte të bënte me vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pronari i veturës fillimisht kishte raportuar se nuk e kishte gjetur veturën në rrugën ku e kishte parkuar dhe kërkoi ndihmë nga Policia.
Si rezultat, Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pas 3 javësh, arriti ta lokalizojë vendndodhjen e veturës, me ç’rast u njoftua pronari.
Por, pasi ankuesi e kuptoi që vetura është gjetur, i njëjti ka deklaruar se e kishte harruar vendin ku e ka parkuar dhe s’ka dyshime te askush.
Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe automjeti i është kthyer pronarit.
Lajme nga rajoni
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
Vajza nga Kavaja rrëmbeu “Statujën e lirisë” në New York, ku triumfoi mes 13 vajzave. Në një lidhje me Skype, Ariela ka zbuluar se kjo kurorë i ka bërë të mundur që të shkojë të konkurrojë në “Miss New York.”
Ajo ka thënë se për këtë kurorë nuk ka qenë kriter vetëm bukuria, po juria i ka pyetur dhe për tema aktuale.
Sakaq, Ariela ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private, familja dhe deri te studimet që po ndjek në SHBA.
“Unë tani sapo e kam filluar shkollën dhe kam 3 vite për të studiuar. Unë kam 20 vite në SHBA. Jetoj me familjen, mami kur isha vogël më thoshte që anglishten do ta flasësh në shkollë dhe në shtëpi flisnim vetëm shqip.”
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve