Lajme nga vendi
Vdekja e foshnjës,Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Fëmijëve

Lajme nga vendi
Miratohen ndryshimet e Ligjit për arsimin e mesëm

Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 42-të, e ka miratuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me procedurë të shkurtuar, i cili u miratua me votim të dyfishtë, gjegjësisht edhe me votat e deputetëve të pranishëm, të cilët u takojnë bashkësive, që nuk janë shumicë në vend.
Me ndryshimet janë definuar dispozitat, me të cilat rregullohet arsimi i mesëm si i organizuar në mënyrë institucionale, kadrovike dhe përmbajtësore, në mënyrë që mundëson edukimin për të gjithë nxënësit, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, formimin e ekipeve gjithëpërfshirëse dhe mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara.
Vendosen dispozita për këshillimin e karrierës, një këshilltar karriere dhe një koordinator arsimor praktik. Me Ligjin e ri vendoset edhe një Koncept i ri për provimet në fund të arsimit të mesëm dhe për herë të parë në shkollat e mesme mundësohet organizimi dhe pjesëmarrja e nxënësve.
Të martën e kaluar, deputetët me procedurë të shkurër miratuan gjashtë ligje për arsimin – Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, me të cilin rritet përfshirja e shfrytëzuesve të racioneve të studentëve, si dhe ndryshimet e Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjit për Arsimin profesional dhe trajnim, Ligjit për Inspeksionin arsimor dhe Ligjit për Byronë për zhvillim të arsimit.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Komunat në RMV dhe organizatat joqeveritare do të mund të aplikojnë për 3.7 milionë euro në projekte ekologjike

Shkup, 08.04.2025 Ministria e Mjedisit Јetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e shpalljes së konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi i Investimeve në Mjedis për vitin 2025.
Në konferencën për media, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, theksoi se Programi ka për qëllim inkurajimin dhe financimin e projekteve dhe aktiviteteve që kontribuojnë në mbrojtjen, përmirësimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit – si një nga faktorët kyç për shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Mexhiti apeloi deri tek të gjitha komunat, shoqatat e komunave, organizatat civile dhe institucionet që të përfshihen aktivisht në këtë proces.
Shuma e përgjithshme që po shpërndajmë këtë vit është 229 milionë denarë, njoftoi Mexhiti është e ndarë në katër qëllime kryesore:
• 100 milionë denarë për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe sistemeve për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza
• 100 milionë denarë për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin dhe përmirësimin e ujësjellësve
• 10 milionë denarë për nxitjen e projekteve arsimore, kërkimore dhe zhvillimore, dhe
• 19 milionë denarë për ngritjen e vetëdijes publike, edukimin dhe trajnimin lidhur me mbrojtjen e mjedisit.
Mjetet janë të dedikuara për komunat dhe shoqatat e komunave, si dhe për personat juridikë dhe fizikë, organizatat jofitimprurëse dhe joqeveritare, si dhe institucionet shkencore dhe arsimore.
‘Mjetet financiare për realizimin e Konkursit sigurohen nga taksa mjedisore gjatë regjistrimit të mjeteve motorike, ndërsa sa i përket kritereve të ndarjes së mjeteve, dua të theksoj se transparenca dhe objektiviteti janë baza e qasjes sonë’, tha Mexhiti para gazetarëve.
Për organizatat dhe institucionet joqeveritare, kriteret bazë janë:
• Të jetë i regjistruar të paktën një vit përpara konkursit
• Të veprojë në interes të publikut
•Kusht është që të njëjtin projekt nuk e kanë dorëzuar për financim në burime të tjera.
Afati i aplikimit është 3 javë dhe të gjitha subjektet e interesuara duhet të aplikojnë me formularë të veçantë, të cilët gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë.
Me këtë masë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ofron mbështetje reale për ata që kanë kapacitet, dëshirë dhe ide për të kontribuar për ujë më të pastër, tokë më të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur si dhe rritje të ndërgjegjes së popullsisë.
‘Ju inkurajoj të jeni pjesë e kësaj nisme. Le ta përdorim këtë thirrje si një hap përpara drejt një të ardhmeje më të pastër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjitha brezat’, apeloi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Lajme nga vendi
Mësohet data, ja kur do të nisë funksionimi i “One Stop Shop” në pikën kufitare “Bllacë”

“One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë- Hani i Elezit nisë me funksion më 12 prill. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmuan se të shtunën do të përurohet sistemi i “One Stop Shop” në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ky sistem duhej të fillonte me punë në fund të muajit mars, por për shkaqe teknike, u shty deri në mes të prillit. Autoritetet paraprakisht kanë paralajmëruar se për dallim të “One Stop Shop” në “Tabanoc”, në këtë pikë kufitare do të ketë vetëm një kontroll, konkretisht qytetarët do të kontrollohen vetëm një herë në pikën e përbashkët mes dy shteteve.
Kujtojmë se në “Bllacë”- “Hani i Elezit”, vazhdimisht ka pasur kolona të gjata, sidomos gjatë vikendeve, kur pritjet shkonin deri në 2 orë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve