Sport
FFM: Pezullohet stadiumi në Kavadar dhe Negotinë

Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton opinionin se është pezulluar stadium në Kavadar, sipas nenit 77, 87 dhe 90 të Rregullores së Garave të FFM-së për shkak të sulmit (hedhjes e një shishe të plastikës) ndaj ndihmës gjyqtarit të dytë Goce Petrevski, gjatë së cilës ndeshja u ndërpre me Tikveshit dhe Vardarit
Pezullimi do të zgjat deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Komisioni Disiplinor i FFM-së dhe është në kuadër të ndeshjes së xhiros së 6-të të LPFM-së ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit të luajtur më 22.09.2024.
Komisioni i Garave të FFM-së sipas nenit 87 dhe 90-të të Rregullores së Garave e regjistroi ndeshjen Tikveshi – Vardari me rezutlat zyrtar 0:3. Pas pezullimit të stadiumit në Kavadar , ndeshjen e xhiros së 8-të Tikveshi kundër Sileksit do ta zhvillon në Kërçovë
Gjithashtu është Komisioni për gara në kuadër të FFM-s në seancë të jashtëzakonshme pas shqyrtimit të raporteve dhe incizimeve nga ndeshja në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Dytë të luajtur më 25.09.2024 në stadiumin e qytetit të Negotinës ndërmjet ekipeve të Vardar Negotino – Ohrid Lihnidos për shkak të sulmit fizik nga një person jozyrtar ndaj portierit të Ohrit Lihnidos, komisioni ka marrë vendim sipas nenit 94 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit të qytetit të Negotinës. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë./Tv Koha/ Shaban Sinani
Sport
KUPA E RMV: SHKËNDIJA – STRUGA TL FINALE PARA FINALES

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në praninë e komisrat të garave dhe përfaqësuesit e katër skuadrave gjysmëfinaliste si ato të Struga Trim Lum, Vardarit, Shkëndijës dhe AP Brera u hodh shorti për gjysmëfinalen e Kupës. Shorti deshi që në gjysmëfinale të përballen Shkëndija –Struga Trim Lum dhe Vardari – AP Brera
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 9 prill me fillim në pra 15:00, dhe atë Shkëndija – Struga Trim Lum dhe Vardari – AP Brera, ndërsa ndeshjet kthyese në Strugë dhe Strumicë do të zhvillohen më 23 prill me fillim në ora 16:00. Kujtojmë se finalist të vitit të kaluar ishin Tikveshi – Voska Sport ku fitues doli Tikveshi, ndërsa fitues i fundit i Kupës
Në 31 edicionet e deri tanishme Vardari ka fituar 5 herë Kupën e Maqedonisë , Shkëndija 2 herë fituese e Kupës, AP Brera njëherë, ndërsa Struga Trim Lum nuk ka fituar asnjëherë Kupën republikane
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
NBA: NDESHJE DRAMATIKE DENVER – MINNESOTA 139-140

Tre fitore të skuadrave vendase dhe katër e atyre mysafire është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Ndeshja e derbi e ditë së sotme mes ekipeve Memfis dhe Golden State ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 125-134. Në këtë takim për skuadrën fituese ka shkëlqyer basketbollisti Stefen Curry i cili ka realizuar 52 pikë e 10 kërcime
Te fitorja është rikthyer edhe Milvoki që ka mundur ekipin e Feniksit me rezultatin 133-123. Më efikas në këtë takim ishte lojtari mysafirë Booker i cila ka realizuar 39 pikë. Ndeshja më dramatike e ditës së sotme ishte dueli mes Denverit dhe Minnesotas që ka përfunduar 139-140 pas lojës shtesë. Jokiq ka regjistruar 61 pikë, 10 kërcime e 10 asiste
Fitore në transfertë kanë regjistruar edhe Orlando, Portland dhe Minnesota, ndërsa te vendasit fitore kanë shënuar edhe Çikago dhe Nju Jorku. Të gjitha ekipet pretendojnë që të sigurojnë një vend në fazën e play off.
Rezultatet e sotme
Atlanta – Portland, 113-127
Milwaukee – Phoenix, 133-123
Nju York – Philadelphia, 105-91
Çicago – Toronto, 137-116
Memphis – Golden State, 125-134
San Antonio – Orlando, 105-116
Denver – Minnesota, 139-140
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja që çojnë ekipin drejt titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut. Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e ndeshjeve tjera theksoi se ekipi të jetë më në nivel
“Unë pres që ekipi të jetë me kalimin e kohës edhe më mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në fund ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.
Ndërkohë me një komunikatë zyrtare të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme të një grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet pos tjerash në komunikat.
Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen dedikuar viktimave nga tragjedia e Koçanit, Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve