Connect with us

Sport

Basketboll: Më 3 tetor fillon edicioni 2024/25 i Euroligës

Published

on

 Edicioni i ri 2024/2025 në Euroligën e basketbollit europian në kategorinë e meshkujve do të starton në javën e parë të tetorit më saktë thënë nisën më 3 tetor 2024. Në edicionin e ri  marrin pjesë 18 ekipe, ndërsa në xhiron e parë  takohen:

 Zhalgiris Kaunas – Barcelona

Baskonia  – Partizani

Bayerni – Real Madridi

Maccabi Tel Aviv – Lyon-Villeurbanne

Advertisement

Fenerbahce – Olympiakos

Paris –  Crvena zvezda

Virtus Bologna – Anadolu Efes

Alba Berlin – Panathinaikos

Monaco – Milano

Advertisement

/Tv Koha/ Shaban Sinani

Advertisement

Lajme nga vendi

LIGA E TRETË: KF DOBROSHTI LIDER NË GRUPIN PERENDIM

Published

on

Kampionati në ligën e tretë në Grupin Perëndim  ku garojnë 13 ekipe  nga  rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, vazhdon  sipas  orarit të komisionit të garave  të me  kësaj lige me seli në Tetovë

Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet  e xhiros së katërt ku nuk është regjistruar  ndonjë befasi  por  kryesisht  kanë  shënuar  fitore apo  kanë barazuar në cilësinë e mysafirit. Befasia më e madhe e këtyre  katër  xhirove të zhvilluara padyshim se është debutuesi në këtë kategori të garave ekipi i Dobroshtit që është kryesuese e tabelës. Skuadra e  Dobroshtit në xhiron e katërt ka regjistruar  fitoren e tretë sezonale  duke e mposhtur Vëllazërimin e Kërçovës  3-1. Në stadiumin e Bogovinës, një ndeshje interesante  zhvilluan Drita dhe  Vëllazërimi i Sllatinës  në ndeshje cilësore e dy skuadrave përfundoi me barazim 1-1   Kryetari i Klubit të  futbollit Vëllazërimi , Nazim Limani u shprehë i kënaqur me rrjedhën e  kampionatit në katër xhirot e  zhvilluara

NAZIM LIMANI – KRYETAR I KF VËLLAZËRIMI SLLATINË  0.29 – 0.45

‘ Ekipi i Vëllazërimit është ekip i ri, sivjet jemi kualifikuar në  gara me rezultatet  jemi të  kënaqur , angazhimi i lojtarë ve  është maksimal gjithashtu edhe kryesia  angazhohet maksimalisht. Çdo gjë është mire  por  pak jemi të dëmtuar nga   referët  shkaku se jemi ekip i ri ‘’

Në ndeshjet tjera Luboteni dhe Renova kanë barazuar 2-2, Xhepçishti mundi  Zajazin 3-2 dhe Napredoku i Kërçovës mundi Kamjanin 3-1.  Ekipi i Teteksit ishte   e lirë. Pas katër xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Dobroshti me 10 pikë, para

Advertisement

 

Rezultatet e javës së 4-të

Napredoku – Kamjani 3-1

Vardari (Brvenicë) – Reçica 3-0

Drita – Vllazërimi 1-1

Advertisement

Xhepçishti – Zajazi 3-2

Luboteni – Renova 2-2

Dobroshti – Vllazërimi (K) 3-1

Tabelën e kryeson Dobroshti  me 10 pikë, para Napredoku dhe Xhepçishtit me nga 9 pikë ndërsa  Teteksi, Drita, Vllazerimi (K) kanë nga  7 pikë, Vardari (B)  6, Renova 5, Vëllazërimi (Sl) 4, Kamjani 3, Luboteni 1, Zajazi dhe Reçica  me 0 pikë./Tv Koha/ Shaban Sinani

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

FUTBOLL: JAVA E 9-TË SOLLI NDRYSHIME NË TABELË

Published

on

Java e  9-të  e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit vendor me  rezultate  e  regjistruara  solli ndryshime   rendditjen  e tabelës sidoms  pas fitores së Rabotniçkit kundër Voska Sportit në transfertë si dhe  barazimin e Shkëndijës në Kratovë.

Trajneri i Shkëndijës Jeton  Beqiri pas ndeshjes ka deklaruar  se  nuk ështëi kënaqur me lojën  dhe  sidomos me rezultatin  përkundër faktit  se në pjesën e dytë  lujatë me  një lojtarë më pak

 Mendoj se futbollistët dhanë maksimumin, normal ekzistojnë edhe momente kur gabojmë, duhet bërë analizë ku gabuam ne, kurse ku kanë gabuar tjerët duhet të merren instancat kompetente. Në përgjithësi është një rezultat që nuk më kënaq për shkak se ne kishim disa mundësi në pjesën e dytë nga të cilat mund ta fitonim ndeshjen, derisa rivali përveç goditjes standarde që kishte në fund, kur ishim me dy futbollistë më pak, nuk është se na rrezikoi shumë. Në përgjithësi patëm momentet tona, besoj se ishim pak nervoz, në momente të veçanta nxituam në marrjen e vendimeve dhe nuk shënuam. Kështu mbeti rezultati i barabartë të cilin duhet ta respektojmë.”deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Nga ana  tjetër  kampioni në fuqi  Struga Trim Lum ka  yhvilluara ndeshjen më të mire në këtë pjesë të kampionatit  duke emundur  Vardarin në arenën “Todor Proeski” në Shkup përkundë  faktit  se gjatë  gjithë  ndeshjes  dejtuesit e klubit  kanë qenë të kërcnuar dhe afenduar nga fansat vendas.

 “ Kjo fitore është  shumë e mirëpritur posaçë•risht pas dy barazimeve të fundit që i patëm në  kampionat. Mendoj se  djemt e merituan kë të  fitore pasi që luajtë n shumë  mirë  dhe arrijtën të  zbatojnë  të  gjitha detyarat  që  ua  dha  shefi  ynë  Qatip Osmani“ deklaroi zëvendës trajneri Bashkim Livoreka

Advertisement

Sezoni  vjeshtor në Ligën e parë  do të vazhdon  me  ndeshjete e xhiros  së 10-të më 20 tetor  shkaku i  obligimewve  të reprezentacionit për  dy  ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Letonisë  dhe Armenisë./Tv Koha/

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL: KV SHKËNDIJA PËRGATITJET VIJOJN SIPAS PLANIT

Published

on

Kampionati 2024/2025 në Ligën e pare të volejbollit sipas të gjitha gjasave do të fillon më 19 tetor, ndërsa ekipet deri atëherë vazhdojnë me përgatitjet sipas kushteve dhe pretendimeve që kanë ato.

Skuadra tetovare klubi i volejbollit Shkëndija, me përgatitje për sezonin e ri ka nisur që nga 1shtatori, sipas programit që ka hartuar trajneri Durim Luma. Ekipi në dy javët e para ka punuar në aspektin fiziko teknik, ndërsa pas edhe në aspektin taktik me të vetmin qëllim që fillimin e sezonit ta presin maksimalisht të përgatitur .

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (0.41 – 1.39)

“Ndërkohë kemi bërë për momentin deri më sot edhe një ndeshje kontrolluese dhe atë në Lipjan kundër Skënderbeut ish finalisti i Ligës së Kosovës ku bëmë një ndeshje shumë meritore dhe të mire. Unë jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mi. U kemi dhënë rast të gjithë lojtarëve që ta ndjenë momentin e ndeshjes , veçanërisht shansin më të madh ua kemi dhënë të rinjve. Edhe pse e humbëm këtë ndeshje duhet pranuar se kundërshtari ka qenë shumë ekip I mire, kishin edhe lojtarë të huaj. Unë përsëri jam i kënaqur me disa përmirësime besoj se do të jetë më mire”.

Synimi i përgatitjeve ka të bë me realizimin e objektivave të klubit por edhe kë të vit do të shënohet edhe përvjetori jubilar 50 vjetori i themelimit

Advertisement

DURIM LUMA – TRAJNER I KV SHKËNDIJA (2.05 – 2.54)

“Duke pasur para sysh që këtë vit është 50 vjetori i themelimit të klubit Shkëndija, pra klubit të volejbollit. Ne do të mundohemi maksimalisht q këto të rinjtë tanë, siç e dini në dy vitet e fundit ne nuk marrim përforcime, pra i angazhojmë lojtarët vendas, lojtarët tanë të rijë. Katër prej tyre janë të moshës prej 15 deri 17-18 vjeçar. Mendojmë që synimi apo ambiciet tona për këtë sezon do të jetë hyrja në play off, pra në gjashtë ekipet e para e pastaj në pjesën e dytë të kampionatit do të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet“.

Sa i përket ekipeve në kampionatin e ri 2024/2025 sipas të gjitha gjasave do të mbeten 12 ekipe edhe pse ka interesim që në ligë të parë të inkuadrohet edhe një skuadër e re por për këtë do të vendosin përfaqësuesit e të gjitha klubeve. / Tv Koha/

Continue Reading

Më të lexuarat