Connect with us

Lajme nga bota

(VIDEO)Qeni-robot bëhet pjesë e fuqisë punëtore në fabrikën e kompanisë „Jaguar Land Rover“

Published

on

Kompania „Jaguar Land Rover“ në fabrikën e saj në Coventry, ku prodhon dhe teston automjetet elektrike, ka filluar të përdorë një robot-qen të quajtur „Rover“.

Ky robot është i pajisur me teknologji „AI“ dhe është prodhuar nga kompania „Boston Dynamics“. Me katër këmbë, robot-i patrullon fabrikën dhe mund të kryejë deri në 24 patrulla në ditë, duke realizuar disa veprime mbresëlënëse. Ai është në gjendje të hapë derën vetë, të kontrollojë valvulat dhe makineritë, të zbulojë rrjedhje gazi dhe të monitorojë temperaturën e baterive. Këto funksione i ndihmojnë inxhinierët në fabrikë të përqendrohen në analizën e të dhënave dhe zgjidhjen e problemeve, pa pasur nevojë të monitorojnë vazhdimisht pajisjet.

Fabrika në Coventry ka një rol të madh në planet e „Jaguar Land Rover“ për t’u bërë një markë plotësisht elektrike deri në vitin 2030. Ajo është e pajisur me një numër të madh pajisjesh që duhen monitoruar, dhe këtë detyrë e ka marrë robot-qeni.

„JLR“ ka në plan të fillojë përdorimin e robotëve në të gjitha fabrikat e saj në të gjithë botën dhe aktualisht po përgatitet për prodhimin e modelit „Range Rover Electric“ në fabrikën e Solihull.

„JLR“ ka ambicie të mëdha për t’u bërë një markë luksoze plotësisht elektrike, ndërsa modeli i parë do të jetë „GT“, i cili pritet të jetë modeli më i fuqishëm dhe më ekologjik i „Jaguar“ deri tani, me një arritje rreth 700 kilometra.

Advertisement

Për të realizuar këtë plan, „JLR“ po investon 18 miliardë paund në strategjinë e saj „Reimagine“. Në fabrikën „Lyon Park“, kompania ka filluar gjithashtu përdorimin e robotëve për pastrim, të cilët largojnë pluhurin nga qelizat e baterive para përbërjes së tyre.

Advertisement

Lajme nga bota

Përzgjedhja e Miss Turqia ndez debate të forta mes njerëzve: Është burrë apo grua?

Published

on

Indil Bilgen u shpall Miss Turqia për vitin 2024, por kurorëzimi i saj shkaktoi bujë në Turqi. Arsyeja është pasi shumë mendojnë që nuk ka asnjë lidhje me standardet mbizotëruese të bukurisë.

Kurorëzimi i 24-vjeçares Bilgen ndezi debate mes përdoruesve të rrjeteve sociale për standardet e bukurisë, seksizmin dhe thelbin e vërtetë të bukurisë. Të famshëm nga shteti fqinj si dhe shumë personazhe publike janë mbledhur në mbrojtje të 24-vjeçares së kurorëzuar, duke theksuar rëndësinë e bukurisë së brendshme, inteligjencës dhe individualitetit.

24-vjeçarja Bilgen e gjatë 1.80 m. është diplomuar në fakultetin e mjekësisë. Megjithatë, ajo që e solli në qendër të kritikave është fakti se është vajza e një diplomati, konkretisht ambasadorit së Turqisë në Ukrainë.

Menjëherë pas kurorëzimit të saj të mërkurën e kaluar, shumë në mediat sociale vunë në pikëpyetje përshtatshmërinë e saj si mbretëreshë bukurie dhe menduan se statusi profesional i babait të saj ndikoi në rezultatin, disa madje e krahasuan atë me personazhe nga filmat turq të viteve ’70, në të cilat burrat maskohen si gra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Kompania tajvaneze thotë se pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari

Published

on

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” të mërkurën ka deklaruar se ka autorizuar përdorimin e markës së saj në pejxherët që shpërthyen në Liban dhe në Siri, por se ato janë prodhuar nga një kompani tjetër me bazë në Budapest.

Pejxherët – pajisje të telekomunikimit me valë – e përdorur nga grupi militant Hezbollah, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë gjatë 17 shtatorit në Liban dhe në Siri, duke vrarë të paktën nëntë persona, përfshirë një vajzë 8 vjeçe, dhe duke plagosur rreth 3.000 njerëz.

Pejxherët ishin prodhuar nga BAC Consulting KFT, me bazë në kryeqendrën e Hungarisë, sipas një komunikate të lëshuar më 18 shtator nga Gold Apollo,, raporton Associated Press.

“Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ne autorizojmë BAC të përdorë markën tonë për shitjet e produkteve në rajone të caktuara, por dizajni dhe prodhimi i produkteve është përgjegjësi e BAC”, thuhet në komunikatë.

Kreu i Gold Apollo, Hsu Ching-kuang, u tha gazetarëve se kompania e tij ka pasur marrëveshje licencimi me BAC për tre vjetët e kaluar, por nuk ka ofruar dëshmi të kontratës.

Advertisement

Rreth orës 3:30 të së martës, sipas kohës lokale, teksa njerëzit po blinin në dyqane, po rrinin në kafene apo po ngisnin automjetet e tyre, pejxherët në duart apo në xhepat e tyre filluan të nxehen dhe pastaj shpërthyen – duke shkaktuar skena të përgjakshme dhe duke nxitur panik mes kalimtarëve.

Shumë prej viktimave u tha se janë pjesëtarë të Hezbollahut, por nuk u bë e qartë nëse pejxherët që shpërthyen ishin edhe në duar të joanëtarëve.

Shpërthimet ndodhën kryesisht në zonat ku grupi ka prani të madhe, veçanërisht në një periferi jugore të Bejrutit dhe në rajonin Beka në lindje të Libanit, si dhe në Damask, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë dhe një zyrtari të Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ushtarët libanezë qëndrojnë roje në një rrugë që të çon në spitalin e Universitetit Amerikan, ku ata sjellin të plagosur, të cilëve u shpërtheu pajieri i dorës, në Bejrut, Liban, të martën, 17 shtator 2024. (AP Photo/Hassan Ammar)

Hezbollahu, i cili akuzon Izraelin si përgjegjës për shpërthimet, ka thënë në mëngjesin e së mërkurës, nëpërmjet një komunikate, se do të vazhdojë kryerjen e sulmeve të zakonshme ndaj Izraelit “sikurse në ditët e fundit”, si pjesë e atij që e ka përshkruar si front mbështetës për aleatin e tij, Hamasin – po ashtu i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Evropian – dhe për palestinezët në Gazë.

Hezbollahu nisi lëshimin e raketave drejt Izraelit më 8 tetor 2023, një ditë pasi një sulm vdekjeprurës i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor nxiti një kundërofensivë masive izraelite dhe luftën e vazhdueshme në Gazë.

Që atëherë, Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë shkëmbyer sulme pothuajse çdo ditë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e qindra personave në Liban dhe të dhjetëra të tjerëve në Izrael, si dhe kanë çuar në zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në të dyja anët e kufirit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

OBSH autorizon përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunit

Published

on

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte dhënë autorizimin e saj të parë për përdorimin e një vaksine kundër mpox apo lisë së majmunit tek të rriturit, duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje në Afrikë, sipas AP.

Miratimi i vaksinës i bërë nga kompania bavareze ”Nordic A/S” do të thotë që donatorët si aleanca e vaksinave ”Gavi” dhe UNICEF mund ta blejnë atë.

Por, furnizimet janë të kufizuara, sepse ka vetëm një prodhues të vetëm, raporton albinfo.ch.

“Ky autorizim i një vaksine kundër mpox është një hap i rëndësishëm në luftën tonë kundër sëmundjes, si në kontekstin e shpërthimeve aktuale në Afrikë, ashtu edhe në të ardhmen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH tha gjithashtu se po krijonte edhe një “mekanizëm aksesi dhe shpërndarjeje”.

Advertisement

OBSH rekomandoi që një dozë e vetme e vaksinës mund të përdoret për të zgjatur furnizimet, por theksoi nevojën për të mbledhur më shumë të dhëna se sa efektive mund të jetë vetë vaksina.

Vaksina mpox e prodhuar nga ”Nordic A/S” ishte autorizuar më parë nga shumë vende të pasura në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut gjatë shpërthimit global të mpox në vitin 2022.

Miliona doza të dhëna për të rriturit treguan se vaksina ndihmoi në ngadalësimin e përhapjes së virusit, por ka prova të kufizuara se si funksionon te fëmijët.

Në përgjithësi, OBSH tha se mbi 120 vende kanë konfirmuar më shumë se 103 000 raste të mpox që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.

Raporti i tij i fundit tregoi se 723 njerëz në më shumë se një duzinë vendesh në Afrikë kanë vdekur nga sëmundja.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat