Lajme nga vendi
FUTBOLL: KF BESA E PËRGATITUR PËR NDESHJEN KUNDËR AP BRERA
Debutuesi në elitën e futbollit vendor Besa e Dobërdollit, pauzën dy javore e ka shfrytëzuar përgatitje sa më cilësore si dhe për evitimin e gabimeve eventuale. Trajneri Aleksandar Tanevski pas stërvitjes së sotme ekskluzivisht për Televizion Koha deklaroi ALEKSANDAR TANEVSKI – TRAJNER I KF BESA DOBËRDOLL “Epo mirë pas pauzës dy javore patëm kohë të mjaftueshme të konsolidojmë radhët. At që ishte mirë ta mbajmë, at që ishte negative ta përmirësojmë. Patëm një ndeshje miqësore ku u dhamë rast atyre futbollistëve të cilët nuk kishin minutash të mjaftueshme në katër ndeshjet e para. Dhe shpresoj se të përgaditur udhëtojmë në Strumicë me ekipin Brera të cilën e respektojmë, tani kanë edhe trajner të ri dhe sigurisht edhe ata kanë dëshirë për fitore. Por na gjithmonë shkojmë për tre pikë“-Kapiteni Armend Alimi si gjithmonë është ai që motivon bashkë lojtarët e vet para çdo ndeshje kampionate. Ai u shprehë se ekipi maksimalisht ka shfrytëzuar pauzë dhe në Strumicë udhëtojnë për fitore kundër ekipit AP Brera.ARMEND ALIMI – KAPITEN I KF BESA DOBËRDOLL “Mendoj se kemi shfrytëzuar këtë pauzë për të pushuar dhe për tu freskuar dhe për tu përgaditur fizikisht dhe psiqikisht për ndeshjen që na pret. Është një ndeshje e vështirë, e dimë ato kanë një seri të keqe të rezultateve mirëpo kanë kualitet dhe ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. Shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë“. Kujtojmë se klubi i futbollit Besa në katër xhirot e zhvilluara deri më tani ka një &tore, një barazim dhe dy humbje duke grumbulluar katër pikë.Tv Koha
Lajme nga vendi
Personi që u shpëtua dje nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit, u hodh në Vardar për t’i shpëtuar policisë.
Personi i cili u shpëtua nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit dje pasdite është hedhur në Vardar për t’i shpëtuar policisë.
“Sloboden Pechat” publikoi dje një video të operacionit të shpëtimit në Urën e Gurit, ku tregohej sesi një burrë, lakuriq deri në bel, u gjend në një nga shtyllat e urës, i shkëputur nga kontinenti.
Sipas informacioneve të “Sloboden Pechat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, burri është gjetur aty pasi policët e njësisë së ndërhyrjes e kanë vërejtur duke kryer një “vjedhje të pacipë”, pra duke vjedhur çantën e një gruaje. Për t’u shpëtuar nga policia, burri është hedhur në Vardar, por më pas ka ngecur në një nga shtyllat.
Zjarrfikësit sollën një shkallë për ta nxjerrë burrin në breg dhe policia më pas e mori atë në paraburgim. Por ajo është dashur ta linte të ikte pasi nuk iu gjet asgjë dhe gruaja viktimë nuk e denoncoi fare në polici tentativën për vjedhje.
Lajme nga vendi
Universiteti i Evropës Juglindore shënoi 23 vjetorit e themelimit të tij
Në prani të korit diplomatik, drejtuesve të Universiteteve vendore dhe figura të politikës, Universiteti i Evropës Juglindore, ka shënuar 23 vjetorit e themelimit të tij.
Bexheti tha se UEJL ka arritur të shtojë jo vetëm programet studimore dhe kapacitetet e këtij institucioni arsimor, por edhe numrin e studentëve
“UEJL lindi në vjeshtën e vitit 2001, në muajin më të ndritur të historisë sonë, muajin e alfabetit të gjuhës shqipe, të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar, pra sot mbushim 23 vite. Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm të rritje shpirtërore, ndriçimit dhe aktivitetit krijues. Atributi i ndriçimit i referohet dijes që ka ndriçuar rrugëtimin e 23 gjeneratave me mbi 35.000 studentë të regjistruar dhe mbi 17.000 të diplomuar deri sot. Iluminizmi arsimor dhe shkencor i këtyre plejadave që janë alumni jonë, na motivon edhe më shumë kur shohim se gjeneratat e para të diplomuara sot i kanë tejkaluar edhe orbitat shkencore dhe shkëlqejnë gjithandej si ambasador të denjë të punës sonë të përbashkët në këtë institucion. I jemi mirënjohës pafund bashkësisë ndërkombëtare dhe taksapaguesve evropian dhe amerikan për kontributin e çmuar sidomos në dekadën e parë të këtij institucioni kur u themelua konsolidua dhe u rrit mbështetja e çmuar si në aspektin infrastruktural ashtu edhe në atë institucional”, tha Abdylmenaf Bexheti. Rektor i UEJL-së.
Lajme nga vendi
Policia Financiare do të hetojë procedurat për furnizime me derivate të NQP-së
Prokuroria Publike i ka dhënë udhëzime Policisë Financiare, që të hetojë procedurat për furnizime publike me derivate për nevojat e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik- Shkup. Dyshimet për mosrespektim të procedurës për furnizim publik, fillimisht u ngritën nga Byroja për Furnizime Publike, e cila kreu kontroll mbi procedurën.
“Kontrolli i drejtorisë ka zbuluar se organi i dakorduar NQP, ka zgjedhur ofertë të papranueshme si më të volitshme. Kjo ofertë e cila ka qenë dhe e vetmja e dorëzuar në procedurë, nuk e përmbushë kushtin të cilin vet NQP e ka shënuar në pikën 1.4.8 nga dokumentacioni tenderimit. Kjo në fakt është shënuar edhe në vet raportin e procedurës së zbatuar nga komisioni për furnizime publike në NQP”, njoftojnë nga Byroja për Furnizime Publike.
Duke pasur parasysh këtë, nga Byroja kanë dhënë instruksione çfarë duhet të ndërmarrë NQP në procesverbalin nga kontrolli i kryer. Instruksioni thotë se komisioni për furnizime publike është dashur ta anulojë edhe përzgjedhjen e kompanisë edhe vet procedurën e furnizimit. Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit kontrollin e Byrosë e cilësojnë si skenar për shkatërrim të ndërrmarjes.
“Krizë e re e cila e la NQP-në pa naftë, e shkupjanët pa transport publik si skenar i shpikur për shkatërrimin e ndërmarrjes. Kuadri i shefit të VMRO-DPMNE-së në Byronë për Furnizime Publike, Mare Bogoeva, krijon krizë në NQP për derivatet, me çka për herë të parë nga ekzistimi i ndërmarrjes e shfuqizoi furnizimin e rregullt publik për derivate në NQP si skenar i shpikur”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se e gjithë golgota në NQP ka filluar që kur kryeministri Hristijan Mickoski filloi të negociojë për blerjen e 100 autobusëve elektrikë. Për shkak të mungesës së naftës, autobusët e NQP-së ngelën të parkuara në bazat e ndërmarrjes në Autokomandë dhe Gjorçe Petrov. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve