Connect with us

Lajme nga vendi

RMV, numri i personave të infektuar me Covid-19 është në rritje, por pa forma të rënda të sëmundjes

Published

on

Numri i personave të infektuar me Covid-19 në vend po rritet, por nuk kemi forma të rënda të sëmundjes, pothuajse të gjitha rastet trajtohen në baza ambulatore, thotë për Sakamdakazam.mk Zllate Mehmedoviq nga Komisioni për Sëmundje Infektive, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP), nga data 29 korrik deri më 4 gusht janë testuar 342 materiale për Covid-19 në Institut dhe janë regjistruar 116 raste të reja pozitive. Krahasuar me një javë më parë, janë kryer 30 përqind më shumë testime dhe numri i rezultateve pozitive është rritur me 48,7 përqind, pra nga 78 në 116 rezultate pozitive.

“Gjithçka është nën kontroll, nuk ka vend për panik, pozitiviteti i rasteve të zbuluara me Sars Cov-2 është në rritje, por nuk kemi forma të rënda të sëmundjes, pothuajse të gjitha rastet trajtohen në baza ambulatore. Ka variante të reja të virusit që më lehtë i shmangen imunitetit dhe lidhen më lehtë me receptorët në trupin e të infektuarit dhe kjo është një nga arsyet kryesore të shtimit të rasteve në këtë periudhë”, tha doktor Mehmedoviq.

Në lidhje me atë nëse masat mbrojtëse janë të nevojshme, Mehmedoviq thotë se masa është respektimi i rregullave për vizitat në spital, rekomandimet për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi i grupeve të rrezikut.

Sipas mediave amerikane, numri i të infektuarve me Covid-19 është në rritje këtë verë, por ndryshimi nga periudha e pandemisë është se tani rastet kanë simptoma më të lehta.

Advertisement

“Covid-19 nuk u largua kurrë. Dallimi është se tani spitalet nuk po kthehen në qendra krizash”, tha Amesh Adaya nga Universiteti Johns Hopkins.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat