Connect with us

Lajme nga vendi

Vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e Buxhetit

Published

on

Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet sot vazhdon debati i amendamenteve për ribalancin e buxhetit për vitin 2024.

Janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa në ditët e fundit të kaluara, janë pranuar 20-të amendamente.

Sipas pritjeve të shumicës qeveritare, ribalanci duhet të miratohet në javën e dytë të gushtit.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në ekspoze në fillim të debatit për ribalancin e Buxhetit theksoi se ai është përshtatur sipas gjendjes aktuale në Buxhet dhe se janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet sipas ligjit.

Për deputetët e shumicës parlamentare, ribalanci është për shpëtim të shtetit sepse mjetet në Buxhet ishin planifikuar vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit dhe mungojnë para për obligime që duhet të paguhen nga ana e shtetit, ndërsa vlerësimi i opozitës është se ribalanci është përshtatur për t’i plotësuar marrëveshjet e koalicionit dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kursimi sepse nga Buxheti duhet të paguhen të paktën 12 funksionarë të rinj nga katër Ministritë e reja.

Advertisement

Lajme nga vendi

VMRO me thirrje për Prokurorinë: Të të hetojnë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO

Published

on

LSDM dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimeve të detyrave dhe kompetencave zyrtare për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

“Qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, lidhi një kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin ata vetë e miratuan.

Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator.

Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5.864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë se është shqetësues se kompania shqiptare Shansi Invest merr pjesë në këtë tender me “Dalekovod SHA Zagreb”, e cila është kompani e prodhimit të këtij lloji të pajisjeve dhe e cila shfaqet si partneri kryesor në konsorcium.

Advertisement

Nga atje i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh./alsat.mk/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Moti sot, paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Në zonat malore do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të dobëta të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup paradite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm

Published

on

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat- sidomos për rritje në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe në shëndetësi. Sipas Koçoskës situata imponon kursimin, por do të veprohet me kujdes.

“Vendosëm për mbështetjen e projekteve të komunave, e cila do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Në mënyrë shtesë komunat do të marrin mbështetje përmes transfereve më të larta dhe bllokdotacioneve. ………….. Me Buxhetin janë paraparë fonde edhe mbështetjen e standardit jetësor. Janë siguruar fonde për pagesën e rregull të pensioneve, të cilat nga marsi do të rriten për 2500 denarë shtesë. Për këtë qëllim janë siguruar 15 miliardë dënarë shtesë ose në tërësi 105 miliardë denarë. Janë siguruar para për pagesën e rregullt të pagave, përkatësisht rritje prej 3,5 miliardë denarë ose 48 miliardë denarë në tërësi dhe plus 2 miliardët që i përmenda për bllokdotacionet, përkatësisht për arsimin”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat