Connect with us

Lajme nga rajoni

Opozita serbe – qeverisë së Vuçiqit: Vendosni sanksione kundër Rusisë, njihni Kosovën shtet

Published

on

Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ambasadori rus duhet të ndalohet, shërbimet e inteligjencës serbe duhet t’i nënshtrohen Perëndimit dhe Ukrainës duhet t’i jepet municion dhe armë.

Po ashtu, ata kanë theksuar se duhet të njihet shteti i Kosovës

Sipas opozitës, kjo është politika që e çon Serbinë në të ardhmen.

Kjo politikë duhet të jetë si më poshtë:

  • vendosja e sanksioneve kundër Rusisë në të njëjtën mënyrë si BE-ja dhe të gjithë anëtarët e saj;
  • ndalimi i mediave të kontrolluara nga Rusia në territorin e Serbisë;
  • dërgimi i armëve dhe municioneve në Ukrainë për mbrojtjen e saj;
  • reforma e plotë dhe urgjente e shërbimeve inteligjente të Serbisë dhe strukturës dhe organizimit të saj sipas modelit dhe vlerave të shërbimeve perëndimore;
  • barazimi i pozitës dhe statusit të personave të zhvendosur përkohësisht nga territori i Ukrainës me statusin që ata kanë në vendet e BE-së, kryesisht në Poloni, Republikën Çeke dhe Gjermani;

*Deklarimi i ambasadorit rus si persona non-grata në Serbi është një domosdoshmëri – deklaroi Stojkoviq, ndërsa kolegu i tij Ivan Videnoviq theksoi se anëtarësimi i Serbisë në NATO, “aleancë me ushtrinë e Kosovës”, por edhe një politikë fqinjësie e hapur me Kosovën. janë të rëndësishme

– Postulati i dytë është parashtrimi i kërkesës së Serbisë për anëtarësim në NATO.

Advertisement

– Ne synojmë ta përkthejmë në realitet këtë politikë që kemi thënë këtu – shtoi Stojkoviq.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Gjerdani 2 700-vjeçar i ekspozuar në muzeun e SHBA-së i kthehet Turqisë

Published

on

Një gjerdan 2 700-vjeçar prej ari i ekspozuar në një muze në SHBA u është kthyer autoriteteve turke.. Gjerdani nga Mbretëria e Lashtë e Lidias iu dorëzua zyrtarisht zyrtarëve turq në një ceremoni në Konsullatën e Turqisë në Boston.

“Gjerdani i gjatë rreth 20 centimetra është bërë nga ari dhe rruaza karneliane në formë shege”, tha për Anadolu, Hilal Demirel, atashe për kulturë dhe promovim e Turqisë në New York.

Gjerdani ishte vjedhur nga provinca turke e Manisës dhe ishte kontrabanduar në SHBA në vitin 1982. Gjerdani ishte ekspozuar në një muze në Boston për shumë vite.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se 20 artefakte historike janë kthyer në Turqi që nga fillimi i këtij viti. “Po sjellim një tjetër artefakt historik të Anadollit në Turqi, duke e rritur totalin në 21”, tha Ersoy në X.

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha në një deklaratë se gjerdani do të sillet në Turqi në ditët në vijim. Ministria shtoi se gjerdani, i cili ka vlerë të rëndësishme historike dhe kulturore për rajonin, daton në shekujt 6 ose 5 para erës sonë. A.K./TemA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Shqipëria në bashkëpunim me TikTok, kundër përmbajtjeve të dëmshme

Published

on

Autoriteti i Mediave Audiovizive i Shqipërisë ka vendosur një bashkëpunim me platformën sociale TikTok, që synon ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të dëmshme, siç janë videot ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, që përmbajnë gjuhë urrejtje, që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve.

Lajmin e bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila tha se “çdo përmbajtje e dëmshme e publikuar në këtë platformë, do të regjistrohet në kanalin e hapur për llogari të AMA-s, për t’u shqyrtuar, dhe nëse nga ekipet tona do të konsiderohet si e tillë, do të marrim masat e nevojshme”.

“Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve. Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar”, theksoi Krasniqi.

Kryetarja e AMA-s, Krasniqi shtoi se “bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë, dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij procesi”.

Në ueb-faqen zyrtare të AMA-s është hapur një dritare e dedikuar, ku mund të raportohen videot e dëmshme, që publiku ndesh gjatë lundrimit në platformën TikTok.

Advertisement

 

 

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Qyteti kroat mbulohet nga tymi, zjarri shkrumbon 700 hektarë

Published

on

Më shumë se 300 zjarrfikës kroatë po luftojnë prej disa ditësh me një zjarr të madh në afërsi të zonës turistike të Splitit.

Qyteti i dytë më i madh i Kroacisë prej së hënës është mbuluar nga një re tymi për shkak të zjarrit që ka përfshirë malin pranë tij dhe që ka djegur rreth 700 hektarë.

Shoqata Kroate e Zjarrfikësve tha se zjarri filloi në Žrnovnica, pas një goditjeje rrufe të dielën. Ai u shuan për t’u riaktivizuar sërish të martën me rritjen e temperaturave.

Rajoni ka parë temperatura mbi mesataren dhe kushte të thata gjatë muajit të kaluar që kanë krijuar kushte ideale për zjarret.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat