Connect with us

Lajme nga rajoni

Eksperti shqiptar i sigurisë: Faton Hajrizi m’u dhimbs si të ishte vëllai im, e kaloi jetën në burgje

Published

on

Ilir Kulla, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Ai ka shprehur keqardhje për këtë vrasje, duke thënë se Hajrizi i dhimbset sikur ta kishte vëlla.

Ai në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar shtetin që nuk ka reaguar si duhet në rastin e Faton Hajrizit, i cili si i ri ishte burgosur.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Ndjej nje keqardhje te pamatshme per te ndjerin Faton Hajrizi, i pafat ne jeten e Tij te shkurter. Femije i Epokes se cmendurise Millosheviciane kur njerezve iu mor e ardhmja peng, nga ultranacionalizmi kriminal i Serbise.

Advertisement

Nje jete ne burgje, ne nje shtet ku model zhvillimi u be Hysi dhe Hasan Lludi, kur u rrit e u burrerua neper burgje, njohu jo vetem padrejtesine por edhe poshtersine. Sot kur e pashe te vrare mu dhimbs sikur te ishte vellai im. Me erdhi keq dhe per policin e vrare edhe ai djale I ri edhe ai viktime i nje jete ne nje epoke kriminale, ku shteti dhe politika kriminalizon gjithcka.

Ne anen tjeter rasti e do qe Minister i Brendshem te jete kryetari i Partise se Milloshevicit, kryetari i te rinjve te Milloshevicit, trashegimtari direkt i asaj epoke kriminale.

Kam takuar njehere kete Ivicen qe mburrej sesa bukur kendob ne Shqip Mora Mandinen ! Mu kujtua miku im Beg Riza e te tjeret e vrare ne Kumanove dhe ata me jeten e shkaterruar ne rini nga lufta.

Mu kujtuan qindra mijra te rinj e femije, burra e gra anembane Jugosllavise me jete te shkaterruar po nga i njejti moster ultranacionalizmi i semure serb.

Sa keq kaluan tre dekada e jemi ku ishim ndoshta me keq, sa keq per femijet tane. Na fal Faton , e padrejtesia jote i denofte ata qe duhet te te jepnin nje jete qe e meritoje.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga rajoni

“Amerigo Vespucci” në Durrës, veliera legjendë e Marinës Italiane hapet për publikun

Published

on

Porti i Durrësit është kthyer këto ditë në një qendër të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm për arsye ushtarake, por edhe për një vizitë të veçantë simbolike dhe kulturore.

Veliera italiane “Amerigo Vespucci”, një ndër anijet më ikonike në historinë e Marinës Italiane, është ankoruar në kalatat 4 dhe 5 të portit, ku do të qëndrojë më 9 dhe 10 prill, duke u bërë e hapur për publikun shqiptar dhe vizitorët ndërkombëtarë.

E ndërtuar në vitin 1931 në kantierin e Castellammare di Stabia në Napoli, “Amerigo Vespucci” është një anije shkollë që stërvit kadetët e Marinës Italiane, por njëkohësisht funksionon si një ambasadore lëvizëse e kulturës dhe traditës italiane. Ajo është konsideruar gjerësisht si “anija më e bukur në botë”, për shkak të dizajnit të saj tradicional me tre direkë dhe bukurisë klasike që përfaqëson.

Vizita e “Amerigo Vespucci” në Shqipëri vjen si pjesë e një agjende të ngjeshur kulturore dhe diplomatike, të lidhur edhe me nisjen e edicionit 2025 të garës ndërkombëtare Giro d’Italia, e cila këtë vit do të startojë për herë të parë nga territori shqiptar.

Më 9 prill, në bord të velierës do të zhvillohet një pritje zyrtare me 50 të ftuar specialë, ku do të marrin pjesë: Komandanti i velierës “Amerigo Vespucci, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Përfaqësues të Marinës Italiane, Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.

Advertisement

Gjatë këtij eventi do të ekspozohet Trofeu “Senza Fine”, simboli i garës Giro d’Italia.

Kjo është hera e dytë që “Amerigo Vespucci” viziton Shqipërinë, pas ndalesës së saj të parë në tetor të vitit 2022.

Por këtë herë, ndalesa ka një simbolikë më të madhe, ajo vjen si anije shoqëruese në dorëzim të një anijeje ushtarake nga Italia për Forcat e Armatosura Shqiptare, duke forcuar akoma më shumë lidhjet mes dy vendeve në fusha të ndryshme: ushtarake, kulturore dhe turistike.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Fushata zgjedhore fillon zyrtarisht më 11 prill, Rama synon mandatin e katërt ndërsa Berisha rikthimin

Published

on

Zyrtarisht fushata do të nisë më 11 Prill. Demokratët kanë zgjedhur të mos humbin kohë dhe të çelin aktivitetet zgjedhore të premten në orën 19 në Sheshin Nënë Tereza ku i pranishëm do të jetë edhe amerikani Chris Lacivita.

Ndërkohë Partia Socialiste do të hap fushatën të shtunën e 12 prillit. Burime për A2 CNN thanë se aktiviteti do të nisë në mesditë në orën 12:00, numër të cilën të majtët e lidhin me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e katërt në këto zgjedhje ndërsa premtimi kryesor, përveç rritjes se pagave dhe pensioneve, është edhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Forcat politike do të kenë një muaj kohë të zhvillojnë fushatën elektorale dhe të prezantojnë programet deri ne 11 maj kur shqiptarët do të vendosin se kush do t`i qeverisë në katër vitet e ardhshme.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

“REFUZOHEN kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën shenjën PP.1.nr.256/2023, e datës 15.01.2025, të parashtruara nga mbrojtësi i të akuzuarit Naim Murseli, Av. Teuta Zhinipotoku, më atë 26.02.2025 nga mbrojtësi i të akuzuarit Granit Plava, Av.Skender Gojani, më datë 04.03. 2025 dhe nga mbrojtëvsi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Av. Ndrecë Dodaj më datë 11.03.2024″, si të pabazuara”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Advertisement
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë, në të cilën thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Continue Reading

Më të lexuarat