Connect with us

Lajme nga rajoni

Hapja e tunelit të Llogarasë, Rama: Do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut

Published

on

Hapet sot tuneli i Llogarasë, i cili pritet që të shkurtojë distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama, tha se ky është një vepër historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë, një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.

Këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tunelit.

Lajme nga rajoni

Ndahet nga jeta aktorja e humorit DRITA DURAKU e njohur si “Nusja e Gostivarit”

Published

on

Ndahet nga jeta aktorja e humorit DRITA DURAKU e njohur si “Nusja e Gostivarit”. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale gazetarja Radije Hoxha.

Drita Duraku
21 shkurt 1959 – 07 korrik 2024

Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve të saj

Pusho në paqe artiste!
Një jetë qeshëm me humorin tënd!
Sot po qajmë!

Zoti të mëshiroftë në atë botë!

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Kosovari ndërron jetë në Qabe duke kryer Haxhin, ja detajet!

Published

on

Qytetari nga Podujeva, Muharrem Gashi ka ndërruar jetë në Qabe, derisa kishte shkuar për ta kryer obligimin fetar.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij:

“Te dashur miq shok familjar ju njoftojm se ka ndrruar jet babà jon Muharrem H Gashi vdekja ka ndodhur ne qabe atje ku shkoj ta kryej obligimin feter ”

Continue Reading

Lajme nga rajoni

25 vjet nga dorëzimi i ushtris sërme në Kosovë

Published

on

Sot mbushen 25 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

Advertisement

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar pushtuesin serb të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. /KosovaPress/

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat