Connect with us

Lajme nga vendi

Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët

Published

on

Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët, përmes reformave dhe zbatimit të përpiktë të ligjeve. Kjo është porosia e përfaqësuesve ndërkombëtarë në
vend, të cilët, gjithashtu presin nga qeveria që të ndihmojë në këtë proces, por duke i konsultuar edhe ekspertët. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela Ageler,
duke theksuar se besueshmëria në gjyqësor është në nivel tronditës, porositi përfaqësuesit e gjyqësorit që të punojnë në mbrojtje të ligjit, integritetit dhe të
pengojnë ndërhyrjet politike.
“Maqedonia e Veriut ka ligje të përgatitura mirë, institucione të pajisura mirë, prokurorë dhe gjykatës me përvojë, shumica e të cilave kanë udhëtuar
dhe kanë pasur këmbime me SHBA-të. Parashtrohet pyetja se si të fillojmë ta plotësojmë atë hendek apo mungesë të besimit të atyre që duhet t’u
shërbejmë. Porosia është qartë dhe nuk ndryshon, punoni punën që duhet ta punoni. Ndiqeni ligjin, punoni për njerëzit, rezistoni ndaj trysnive politike,
mbrojeni integritetin tuaj dhe pranojeni transparencën. Puna e vështirë vetëm ka filluar dhe shohim përparim. Tani, lejoni të ju ndihmojmë që të
arrini edhe më përpara në rrugën tuaj”, tha Angela Ageler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup.
Edhe ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop nënvizoi nivelin shqetësues të besimit të qytetarëve në gjyqësor, ndërkaq porositi qeverinë që të bëjë mos bëjë reforma të
shpejta dhe pa përfshirjen e ekspertëve.Gjyqësori në vend në vazhdimësi ka besueshmëri të ulët për shkak të përzierjes së politikës dhe mungesës së vullnetit
për të bërë reforma rrënjësore. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut nuk ka bërë kurrfarë përparimi në këtë fushë e cila është ndër
kryesoret në procesin eurointegrues. Nga ana tjetër, sipas anketës së IRI-t e cila u publikua në maj të këtij viti, 72% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se
korrupsioni është problemi më i madh në vend, ndërkaq ndër më të korruptuar sipas tyre janë politikanët dhe gjyqësori.TV KOHA

Lajme nga vendi

Aksion për largimin e veturave të vjetra nga rrugët dhe trotuaret

Published

on

Me dhjetëra vetura të papërdorshme, në gjendje të amortizuar dhe që janë lënë në rrugë ose trotuare vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.Këta vetura, pjesa më e madhe janë të shkatërruara nuk largohen nga pronarët e vërtetë dhe ende mund të hasen në pjesë të ndryshme të Tetovës. Janë rreth 20 vetura të cilët nuk përdoren nga pronarët por që janë detektuar nga autoritetet e komunës së Tetovës në rrugët kryesore të qytetit, rrugët dytësore, parqe dhe vende periferike.Së këndejmi, komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.Inspektorati tashmë ka lëshuar njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin.Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve spese përndryshe Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve, theksuan nga komuna e Tetovës.

Ende nuk dihen arsyet se pse një pjesë e pronarëve të këtyre veturave vendosin që të njejtat ti lënë në këto pjesë të qytetit dhe nuk i dërgojnë në vende adekuate sidomos aty ku shiten pjesë të vjetra për vetura.Aksione të këtilla janë duke u realizuar çdo vit në Tetovë dhe çdo herë janë me dhjetëra automjete që janë braktisur nga pronarët. Kryesisht këta automjete janë të markave të vjetra, jugo, zastava, Llada, e kështu me rradhë, të cilët krahas pengesës së lëvizjes së lirë, japin edhe një imazh të keq vet qytetit të Tetovës. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vendi ka mbetur vetëm me një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Published

on

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Trakctor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor. “Do thoja se është e palejueshme që të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensisteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”tha Stojanço Angelov, drejtor i Qendrws pwr Menaxhim me Kriza.Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar. Drejtori i Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundesohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikë. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dhjetëvjeçari Gjon Fejzullahi hap ekspozitën e tij në Tetovë

Published

on

Në qendrën kulturore Space në Tetovë, dhjetëvjeçari Gjon Fejzullahi një piktor I vogël por shumë I talentuar, mbrëmë ka hapur ekspozitëne tij të dytë. Gjoni me pikturat e tij, zbulon botën e tij të brendshme duke kombinuar ngjyrat e shumta që ringjallin fëmijën brenda nesh. Ai thotë se sjell piktura që më shumë I flejnë në shpirt dhe premton se në të ardhmen do të vazhdojë të merret me pikturë.

Nga Qendra Kulturore Space falënderojnë Gjonin që ndau artin e tij me të të tjerët dhe urojnë që në të ardhmen ai të jetë një artist i njohur dhe një piktor i famshëm. Në hapjen e ekspozitës së tij të rradhës, krahas familjarëve dhe mnysafirëve poashtu të pranishëm ishin edhe bashkëmosharët e tij që kishin ardhur të përkrahin Gjonin në rrugëtimin e tij në sferën e artit. TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat