Connect with us

Lajme nga vendi

MINISTRI DURMISHI NË TAKIM ME OEMPV: PRIORITET MBËSHTETJA E BIZNESEVE TË VOGLA DHE TË MESME

Published

on

Sot realizova takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Mendi Qyra i shoqëruar nga Nazmi Ejupi, Xhemail Dauti dhe Durim Zekiri. Qëllimi i takimit ishte njoftimi me subjektet afariste anëtare të kësaj ode, si dhe prezantimi i masave, instrumenteve dhe aktiviteteve të parashikuara në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës deri në fund të vitit.

Në këtë takim theksova se fokusi kryesor i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani e tutje do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me sektorin e biznesit përmes të cilit do të krijohen politika të qarta për mbështetjen e kompanive. Porosita përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të mbështesin të gjitha iniciativat që vijnë nga Odat ekonomike, iniciativa që do të nënkuptojnë përmirësimin e mjedisit ekonomik në shtet, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, respektivisht vlerën e shtuar në cilësinë e jetës së tyre.

Bashkëpunimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me përfaqësuesit e odave në të ardhmen do të zhvillohet në të gjitha fazat e hartimit të ligjeve, programeve, dokumenteve strategjike, etj. Ky bashkëpunim përfshin marrjen parasysh dhe përfshirjen e sugjerimeve, propozimeve dhe indikacioneve të tyre në të gjitha dokumentet dhe aktet ligjore që përpilohen.

Gjithashtu, në diskutimin me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, u shkëmbyen mendime edhe për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit duke marrë parasysh zhvillimet aktuale ekonomike dhe politike, si dhe për nevojën e përfshirjes më të madhe në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore që prekin drejtpërdrejt sektorin e biznesit.

Lajme nga vendi

Durmishi paralajmëroi revizion në Ministrinë e Ekonomisë nga viti 2015: Të shohim si është punuar nga pushteti paraprak

Published

on

Në Ministrinë e Ekonomisë do të kryhet revizion që nga viti 2015 e këndej për të parë se si ka punuar pushteti paraprak. Këtë mes tjerash sot e njoftoi ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Do të parashtrojmë kërkesë në Entin Shtetëror të Revizionit për revizion të plotë të funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga viti 2015, kur është kryer për herë të fundit revizion i plotë i funksionimit të Ministrisë nga Enti Shtetëror i Revizionit. Qëllimi i këtij revizioni është që ne, por edhe i gjithë opinioni të shohim se si është punuar në kohën e pushtetit paraprak”, tha Durmishi.

Durimishi duke folur për angazhimin e tij në krye të kësaj ministrie paralajmëroi se do krijojnë masa dhe politika për ringjalljen e ekonomisë së shtetit dhe përmirësimin e të drejtave të punëtorëve.

“Fokusi kryesor do të jetë: rritja e mbështetjes së industrisë, krijimi i masave për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, rritja e konkurrentësisë së biznesit, tregu i brendshëm, tregtia, si dhe mbështetja e punëdhënësve, krijimi i masave dhe politikave për punësim, përmirësimi i tregut të punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve”, tha Durmishi.

Në fushën e investimeve ai tha se do mbështesin financiarisht investimet për kompanitë vendore dhe të huaja. Ndërsa në fushën e konkurrencës së kompanive ai tha se do të mbështesin të njëjtën, transformimin e gjelbër dhe digjital të industrisë, ekonomi cirkulare dhe bashkëpunim intensiv me akademinë për transferimin e njohurive, hulumtimit dhe zhvillimit dhe inovacioneve.

Advertisement

“Do të jemi zëri kryesor i biznesit në Qeveri për të transmetuar kërkesat, nevojat dhe prioritetet e tyre në mënyrë që të krijojmë kompani më konkurrente, ekonomi më konkurrente, e si rrjedhojë edhe investime të reja që do të krijojnë vende të reja pune”, tha Durmishi.

Ai paralajmëroi se në përputhje me programin e Qeverisë, përmes Agjencisë së punësimit, e cila tani me riorganizimin e ri kalon në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, do të sjellin programe që do të synojnë masat për punësimin e të rinjve, krijimin e shkathtësive dhe kualifikimeve, rikualifikimin dhe kualifikimin shtesë të kategorive të rrezikuara, trajnimet dhe shkathtësitë e nevojshme për tregun e punës, mbështetjen për sipërmarrësinë, si dhe bashkëfinancimin e trajnimeve për përdorimin e teknologjive të reja.

Kujtojmë që me ndryshimet në ligjin për riorganizimin e qeverisë, Ministria e Ekonomisë u shndërrua në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.Portalb.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Alternativa me Kongres të jashtëzakonshëm, Zeqirja Ibrahimi kandidat potencial për kryetar

Published

on

Të shtunën në Kumanovë, Alternativa ka thirrur Kongresin e jashtëzakonshëm zgjedhor në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë dhe organet e reja.

Thirrja e kongresit vjen pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit. Kandidati potencial për të kryesuar Alternativën e cila aktualisht është pjesë e koalicionit VLEN është Zeqirija Ibrahimi. Në fund të muajit maj, pas dorëheqjes së Gashit, për ushtrues detyre i kryetarit të Alternativës u caktua Bekim Sali.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Presidenti Begaj priti në takim liderin e Lëvizjes BESA

Published

on

Lideri i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetari i Tetovës, Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në Tiranë të Republikës së Shqipërisë ka realizuar takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky takim po aq vëllazërorë kishte edhe karakter punues duke e njoftuar presidentin Begaj për situatën aktuale politike, planet e qeverisë së re ku pjesë përbërëse është edhe Koalicioni shqiptar VLEN, zhvillimin dhe rrugën euroatlantike të të dyja vendet.

Presidenti Begaj uroi Kasamin për fitoren në zgjedhjet parlamentare duke vënë theksin tek përfaqësimi sa më i drejtë i shqiptarëve e qytetarëve duke çuar përpara projektet që zhvillojnë vendin. Kryetari Kasami e ngushëlloi presidentin Begaj me rastin e ikjes në amshin të shkrimtarit të njohur me përmasa botërore Ismail Kadare. Kadare iku por na la pas Kujtesë të pavdekshme për shqiptarizmën.

Continue Reading

Më të lexuarat