Connect with us

Lajme nga vendi

Temperaturat e larta në Maqedoni, rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të lirohen nga puna

Published

on

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Drejtorinë për Çështje Hidrometeorologjike, ka njoftuar se një valë e nxehtit do të prekë të gjithë vendin duke filluar nga dita e sotme 19 qershor 2024, e deri më 23 qershor 2024. Në përgjigje të kësaj situate, qeveria ka miratuar një sërë rekomandimesh për të mbrojtur popullatën nga rreziqet që sjellin temperaturat e larta.

Rekomandimet përfshijnë masat e mëposhtme:

Gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç janë liruar nga detyrimet e punës për të mbrojtur shëndetin e tyre.
Masat në Ambiente të Kujdesit për Fëmijët: Në çerdhe, nuk duhet të kryhet aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00 për të shmangur ekspozimin ndaj diellit në orët me rrezatim të lartë.

Ndihmë nga Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale: Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale do të ofrojnë ndihmë specifike për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë në rajonet e prekura nga vala e nxehtit.

Siguria në Vendin e Punës: Punëdhënësve u kujtohet detyrimi për të respektuar rregullatligjore që mbrojnë punëtorët nga rreziqet e mundshme, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Advertisement

Qeveria dhe institucionet përkatëse bëjnë thirrje për vigjilencë dhe kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe për të parandaluar çdo pasojë që mund të vijë nga temperaturat e larta.

Lajme nga vendi

Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët

Published

on

Gjyqësori duhet ta kthejë besimin e humbur te qytetarët, përmes reformave dhe zbatimit të përpiktë të ligjeve. Kjo është porosia e përfaqësuesve ndërkombëtarë në
vend, të cilët, gjithashtu presin nga qeveria që të ndihmojë në këtë proces, por duke i konsultuar edhe ekspertët. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela Ageler,
duke theksuar se besueshmëria në gjyqësor është në nivel tronditës, porositi përfaqësuesit e gjyqësorit që të punojnë në mbrojtje të ligjit, integritetit dhe të
pengojnë ndërhyrjet politike.
“Maqedonia e Veriut ka ligje të përgatitura mirë, institucione të pajisura mirë, prokurorë dhe gjykatës me përvojë, shumica e të cilave kanë udhëtuar
dhe kanë pasur këmbime me SHBA-të. Parashtrohet pyetja se si të fillojmë ta plotësojmë atë hendek apo mungesë të besimit të atyre që duhet t’u
shërbejmë. Porosia është qartë dhe nuk ndryshon, punoni punën që duhet ta punoni. Ndiqeni ligjin, punoni për njerëzit, rezistoni ndaj trysnive politike,
mbrojeni integritetin tuaj dhe pranojeni transparencën. Puna e vështirë vetëm ka filluar dhe shohim përparim. Tani, lejoni të ju ndihmojmë që të
arrini edhe më përpara në rrugën tuaj”, tha Angela Ageler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup.
Edhe ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop nënvizoi nivelin shqetësues të besimit të qytetarëve në gjyqësor, ndërkaq porositi qeverinë që të bëjë mos bëjë reforma të
shpejta dhe pa përfshirjen e ekspertëve.Gjyqësori në vend në vazhdimësi ka besueshmëri të ulët për shkak të përzierjes së politikës dhe mungesës së vullnetit
për të bërë reforma rrënjësore. Sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut nuk ka bërë kurrfarë përparimi në këtë fushë e cila është ndër
kryesoret në procesin eurointegrues. Nga ana tjetër, sipas anketës së IRI-t e cila u publikua në maj të këtij viti, 72% e qytetarëve të anketuar vlerësojnë se
korrupsioni është problemi më i madh në vend, ndërkaq ndër më të korruptuar sipas tyre janë politikanët dhe gjyqësori.TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore

Published

on

Ndryshimet e përnjëhershme të temperaturave kanë bërë shumë qytetarë të drejtohen për ndihmë mjekësore.Rradhët tek mjekët amë, dhe jo vetëm, janë shtuar kësaj periudhe shkaku i ndryshimeve të temperaturave që ndodhin mënjëherë. Më keq situata paraqitet tek kategoritë e rrezikuara si ato me sëmundje kronike, por edhe tek qytetarët tjerë.Problem në vete është ekspozimi në diell prej orës 11 deri në orën 17.Mjekët nënvizojnë se çregullime paraqiten tek pacientët që kanë probleme me frymëmarrjen, probleme me sistemin kardiovaskular, sëmundje të zemrës apo me hipertension, apo pacientët që janë të sëmurë kronikë me diabet.Poashtu në këtë kategori anë edhe personat që kanë problem me lëkurën sepse ekspozimi në rrezet e diellit ndikon në përkeqësimin e gjendjes së lëkurës. Problemet me stomakun poashtu janë të pranishme më shumë në këtë periudhë, shkaku i ushqimeve. “Poashtu rritja e temperaturave ndikon që të kemi çregullime në stomak, ku kemi diare apo të vjellura të pacientëve, për shkak të mos ruajtjes adekuate të ushqimit, apo konsumimi i ushqimeve të konzervuara, apo ushqime të freskëta nga tregjet të cilët kanë mjaft pesticide, të cilët normalisht se duhet të pastrohen mirë. Sepse duhet që së paku një orë të qëndrojnë në ujë dhe pastaj të përgatiten dhe të konsumohen” thotë mjeku Bekim Ismaili.Krahas kësaj, mjekët nënvizojnë se edhe pse trupi i njeriut ka nevojë për diell shkaku i vitaminës D, megjithatë ekspozimi i tepërt në diell është shumë i rrezikshëm tek ata persona që kanë probleme me sëmundje të lëkurës.“Prandaj, këta pacient duhet që të të mbrojnë lëkurën qoftë me veshje, qoftë me ombrellë, qoftë me kapelë.Është mirë që kur është kulmi I temperaturave të larta të kemi veshje me ngjyrë të çelë, sepse kjo ngjyrë nuk e absorbon diellin për dallim nga ngjyrat e mbyllura. Krahas kësaj, pacientët që të kanë sëmundje kronike duhet që të marrin në kohë terapinë, të mos dalin jashtë në mesditë, mos konsumojnë ushqime të rënda, pacientët që kanë probleme me tensionin të kenë kujdes, sepse nga dielli zgjerohen enët e gjakut dhe vështirësohet gjendja shëndetësore e tyre.Lusim që këta pacientë të përdorin më shumë ujë dhe jo pije që kanë sheqer”, theksoi mjeku Ismaili.Në ndërkohë, një problem në vete është përdorimi i kondicionerëve për freskim.Përdorimi i tepërt i tyre në veturë apo ambient të mbyllur, shkakton ndezje të sinuësve por edhe sjell pasoja tjera për shëndetin e qytetarëve. Këta persona nuk duhet që të ekspozohen direkt në kondicioner por të qëndrojnë larg tyre. “Me rëndësi është adaptimi kur hyjmë nga jashtë, kur ka shumë nxehtë direkt në ambient të freskët me kondicioner ose dalja nga ambienti me kondicioner në ambient me temperatura të larta. Prandaj, shpesh herë vijnë pacient që kanë kolabuar gjatë vozitjes me veturë, sepse tempratura e ftohtë brenda dhe dalja jashtë mënjëherë shkakton uljen e tensionit e cila përcillet me probleme shëndetësore’ sqaron mjeku Bekim Ismaili.Apelohet që në këtë periudhë qytetarët të frekuentojnë ambiente të freskëta dhe mos qëndrojnë më shumë në diell. TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet flamujt janë ulur në gjysmështizë

Published

on

Gjeniu i letrave shqipe është nderuar në ceremoninë e fundit nga politika, arti e
kultura shqiptare në trojet jashtë kufijve shtetëror. Politika e Kosovës me në krye
presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin
Albin Kurti, të ndjekur nga dhjetëra deputetë e bashkëpunëtorë të tyre, nderua në
Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mjeshtrin e penës shqipe, Ismail Kadare.
Politika Kosovare u bë bashkë në këtë ditë nderimi për Kadarenë, ndonëse nuk
mungoi edhe thyerja protokollare, që parashikon se 3 krerët e shtetit nuk mund të
jenë jashtë vendit njëkohësisht. Kjo nuk e pengoi Osmanin, Konjufcën e Kurtin, të
merrnin pjesë në homazhet për Kadarenë. Ndërkohë nderimet nuk munguan as nga
shqiptarët në vendet e tjera të rajonit.Kadare u përcoll me duartrokitje e karajfila të
bardhë që u hodhën mbi arkivolin e tij. “Helena më çoi fjalë se donte vetëm fjalën
time në këtë funeral”, kështu është shprehur kryeministri i vendit, Edi Rama në
homazhet në nderim të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.Gjatë fjalës së tij,
kryeministri Rama ka thënë se për të është një barrë e madhe të flasë pranë
arkëmortit të njeriut që e ngriti Gjuhën Shqipe në majën më të paarritur nga asnjë
lëvrues i saj, ndërsa Letërsinë Shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave.
Në nder të shkrimtarit, Shqipëria dhe Kosova janë në zi, ndërsa në dy vendet
flamujt janë ulur në gjysmështizë. TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat