Connect with us

Lajme nga vendi

Gjimnazistët e gjeneratës 78/79 të Tetovës sot festuan 45 vjetorin e maturës

Published

on

Gjimnazistët e gjeneratës 78/79 sot festuan 45 vjetorin e maturës. Pas 45 viteve nxënës të të gjitha klasave u takuan sot në gjimnazin e Tetovës ,një pjesë e të cilëve jetojn dhe punojn jasht shtetit dhe enkas kishin ardh për të takuar shokët dhe shoqet e tyre. Zilja e shkollës ashtu si para shume viteve sinjalizoi hyrjen e tyre nëpër klasa për të rikujtuar ditët e shkollimit të mesëm. Emocione pafund, gëzime e perqafime, por edhe mall për ata shokë e shoqe që tanime nuk jetojnë. Njëherit kjo gjeneratë njihet si një ndër gjeneratat më të suksesshme në historinë e gjimnazit të Tetoves. Televizioni  Koha ju uronë që të festojnë edhe shumë përvjetore tjera në vazhdimsi.

Lajme nga vendi

Aksion i policisë në një klub nate në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, kapen 8 shtetase të huaja të moshës 22 deri në 32-vjeç

Published

on

Mbrëmë (20.07.2024) në periudhën nga ora 00:00 deri në 02:00, policët e SPB Tetovë kryen një kontroll në një klub nate në rrugën rajonale Tetovë – Shkup. Gjatë kontrollit në objekt u gjetën tetë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 32 vjeç nga Rusia, Moldavia dhe Shqipëria, të cilat kishin keqpërdorur qëndrimin e tyre, pra qëndronin në shtet në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohet rëndë elektriçisti nga Reçica e Vogël, duke kryer punime në një shtëpi bie në kontakt me një linjë të tensionit të lartë dhe pëson djegie

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 19.07.2024 në orën 10:10, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është sjellë me djegie H.I. (60) nga Reçicë e Vogël e Tetovës. Sipas raportit, ai kishte ardhur në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë punës për instalimin e rrjetit elektrik në një shtëpi në ndërtim në Kallnik të Tetovës dhe kishte pësuar djegie. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe një inspektor i punës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Protestohet në Shkup – kërkohet lirimi i menjëhershëm i Blerim Ramadanit

Published

on

Bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, kanë protestuar sot para Gjykatës në Shkup.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ushtarit nga Kosova i cili është nën arrest në organet e Maqedonisë së Veriut, pasi u ndalua në kufirin e Jazhincës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia./TV21

Continue Reading

Më të lexuarat