Gjimnazistët e gjeneratës 78/79 sot festuan 45 vjetorin e maturës. Pas 45 viteve nxënës të të gjitha klasave u takuan sot në gjimnazin e Tetovës ,një pjesë e të cilëve jetojn dhe punojn jasht shtetit dhe enkas kishin ardh për të takuar shokët dhe shoqet e tyre. Zilja e shkollës ashtu si para shume viteve sinjalizoi hyrjen e tyre nëpër klasa për të rikujtuar ditët e shkollimit të mesëm. Emocione pafund, gëzime e perqafime, por edhe mall për ata shokë e shoqe që tanime nuk jetojnë. Njëherit kjo gjeneratë njihet si një ndër gjeneratat më të suksesshme në historinë e gjimnazit të Tetoves. Televizioni Koha ju uronë që të festojnë edhe shumë përvjetore tjera në vazhdimsi.