Connect with us

Lajme nga vendi

AlternAtivA: Orhan Murtezani është kandidat për ministër në Ministrinë e Çështjeve Europiane

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore të Alternativës është diskutuar për emrin e kandidatit të Alternativës për ministër në Ministrinë e Eurointegrimeve dhe me këtë rast në mënyrë unanime është vendosur që kandidat i Alternativës për këtë resor të jetë Orhan Murtezani, ish drejtor në MEPSO dhe në Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti, si dhe Sekretar për Marrëdhënie me Publikun e zëdhënës i Alternativës, njoftojnë nga Alternativa.

“Në këtë mbledhje është diskutuar edhe kandidati për zëvendësministër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe po ashtu me vota unanime për këtë detyrë është propozuar Prof. dr. Lulzim Aliu, profesor universitar e prodekan në Fakultetin Pedagogjik, ish zëvendësministër i Arsimit dhe aktualisht Sekretar i Sekretariatit të Politikave Strategjike në Alternativë.

Meqë Alternativa e ka marrë edhe përgjegjësinë e zëvendësministrit të Ministrisë së Bashkësive Etnike, Kryesia Qendrore diskutoi edhe për këtë emër dhe në mënyrë unanime vendosi që kandidati i Alternativës për këtë detyrë të jetë Safije Sadiki Shaini – profesoreshë universitare, ish deputete dhe aktualisht nënkryetare e Alternativës”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj nga Alternativa bëjnë të ditur se në mbledhje u diskutua edhe për temën e dorëheqjes së, tashmë, ish kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, i cili është zgjedhur në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke gjykuar se në të mirë të përfaqësimit të partisë është që partia të ketë kryetar të plotfuqishëm, Kryesia Qendrore e Alternativës ka vendosur që ta ftojë Kuvendin Qendror, të cilit do t’i propozojë që të marrë vendim për organizimin të kongresit të jashtëzakonshëm për zgjedhje të kryetarit të Alternativës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat