Connect with us

Lajme nga vendi

MASH: Nxënësit që plotësojnë kushtet do të kompensohen për gjashtë muaj!

Published

on

Më 5 janar 2024, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, publikoi Thirrjen publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme familjet e të cilëve kanë të ardhura totale mujore prej neto pagave deri në 50.000 denarë.

Në linkun e aplikimit thuhej se Ministria e Arsimit dhe Shkencës pagesat do t`I bënte në bazë mujore për nxënësit që i plotësojnë kushtet.

Por, nxënës për Klan Maqedoni, kanë pohuar se pagesat i kanë marrë vetëm për dy muaj dhe prej atëherë pagesa e tyre është ndërprerë.

Në kohën kur ka përfunduar viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme dhe kur filloristët kanë edhe dy ditë mësim para pushimit veror, nxënësit shtrojnë pyetjen nëse do të kompensohen pagesat e muajve tjerë.

Në një përgjigje me shkrim për Klan Maqedoni, nga Ministria e Arsimit, sigurojnë se të gjithë nxënësit që plotësojnë kushtet, pagesa do t`u kompensohet për 6 muaj.

Advertisement

“Të gjithë ata që i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare, do të përfitojnë shumën e paraparë për 6 muaj të plotë. Aktualisht janë duke u përgatitur urdhërat për pagesën e kompensimeve mujore të mbetura” – tha Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kujtojmë se gjatë afatit të aplikimit u krijua kaosi, rrëmuja dhe pritjet e mëdha para Agjencisë për Punësim, ku prindërit dhe nxënësit përpiqeshin të sigurojnë dokumentet e nevojshme.

Bëhej fjalë për personat të cilët nuk janë të punësuar ku kërkohej dëshmi – Vërtetim nga Agjencia për Punësim ose Deklarata të të ardhurave nga të gjitha llogaritë e transaksionit në emër të prindërve/kujdestarëve për muajin paraprak.

Lajme nga vendi

Anesa Havziju nga Tetova nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën Naim Frashëri këtë vit pjesmarëse në garat e matematikës në Olimpiaden ndërkombëtare “Fest Matematika 7, Durrës 2024”

Published

on

Anesa Havziju nga Tetova nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën fillore Naim Frashëri këtë vit është pjesmarëse në garat nga lënda e matematikës në Olimpiaden ndërkombëtare “Fest Matematika 7, Durrës 2024” Anesa edhe vitet e kaluara ka qenë fituese e shum garave ne Matematik. Urime Anesa dhe të urojm shum suksese të reja!TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkelet me makinë një i mitur në Tetovë

Published

on

MPB Maqedoni informon se dje në një i mitur është shkelur me makinë nga një shofer nga Tetova.

“Me datë 19.06.2024 në ora 17:30 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Ljubo Bozhinoski – Pish” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Opel Vectra” me shenja regjistrimi Tetova, i drejtuar nga M.R.(33) nga Tetova ka goditur një këmbësor të mitur nga Tetova”.

“Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fillon sot regjistrimi elektronik i nxënësve në shkollat e mesme

Published

on

Nga sot deri të martën (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimiin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025. Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik deri në orën 15.

Me qëllim që të optimizohet procesi i përgjithshëm i regjistrimit në shkollat ​​e mesme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimit digjital mundësoi aplikim elektronik. Regjistrimi i nxënësve do të realizohet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të MASH-it https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.

Nga MASH-i sqaruan se regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe paralajmërimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.

“Udhëzimi i hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendoset me link në faqen e hyrjes / paraqitjes” theksoi MASH-i.

Në fund të marsit MASH-i e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2024/2025. Në të janë cekur dokumentet e nevojshme, mënyra e aplikimit dhe afatet e konkurseve.

Advertisement

Rang-listën përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira pas regjistrimit të parë, çdo shkollë duhet ta publikojë më 26 qershor më së voni deri në orën 9, në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen e intrnetit të shkollës.

Në shkollat ku do të ketë testim kualifikues do të organizohet më 28 qershor, ndërsa rang-listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 28 qershor në vend publik në shkollë.

Continue Reading

Më të lexuarat