Connect with us

Lajme nga vendi

Seanca për votimin e qeverisë fillon më 18 qershor

Published

on

Qeveria e re do të votohet fundjavën e ardhshme – burime parlamentare bëjnë të ditur se palët kanë rënë dakord që seanca ku do të diskutohet për kuadrin dhe programi i propozuar për katër vitet e ardhshme, të fillojë të shtunën dhe të përfundojë të dielën me votim jo më vonë se mesnata. Kryeparlamentari Afrim Gashi konfirmon se do të mbeten edhe pak ditë që deputetët të shqyrtojnë propozimin e dorëzuar të mandatarit Hristijan Mickoski.“Nëse propozimi vjen të hënën ose të martën, do të lëmë disa ditë që të shqyrtohet dhe pastaj të thërrasim seancën për zgjedhjen e Qeverisë”, tha Gashi .Tashmë është e sigurt se propozimi pwr përbërjen e kabinetit qeveritar do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend të martën, më 18 qershor, dhe para kësaj duhet të kalojnë filtrat e fundit në organet më të larta partiake.Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i VMRO-DPMNE-së të dielën duhet t’i miratojnë vendimet për kuadrot dhe më pas do t’i shpallin publikisht emrat e zgjedhur për ministrat e ardhshëm, e të njëjtën gjë e ka bërë të ditur Lëvizja “ZNAM” këtë fundjavë. Në koalicionin VLEN vendimet i marrin partitë ndaras ndërsa këtyre ditëve do të dihet se kush do të jenë edhe ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.Është konfirmuar se Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit, Arben Fetai zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Arben Taravari ministër i Shëndetësisë. BESA dhe Alternativa presin dritën jeshile, nëse Fatmir Limani do të jetë ministër për politikë sociale, Besar Durmishi për ekonomi dhe Admirim Aliti për integrime evropiane.Në ndarjen e resorëve, VMRO-DPMNE ka 13 ministri, “VLEN” gjashtë dhe partia e Maksim Dimitrievskit dy ministri. Sipas burimeve nga koalicioni i ri qeveritar, tashmë ka pasur një marrëveshje përfundimtare për ndarjen e pozitave të drejtorëve, por ende nuk ka vendime për ato vendime.

Lajme nga vendi

Ballistët: FFM dhe MPB me çdo kusht tentojnë ta dëmtojnë Shkëndijën! Po defokusojnë opinionin me tema etnike…

Published

on

Tifo grupu Ballistët Tetovë kanë reaguar pasi u akuzuan nga FFM se nuk kanë respktuar 1 minut heshtje të zisë shtetërore për tragjedinë e Koçanit.
Ata në reagimin e tyre, këtë akuzë e quajnë shpifje, pasi sipas tyre shteti në vend që të merret me zbardhjen e rastit, po defokuson opinionin me tema etnike.
Reagimi i plotë:
DEKLARATË:
Në cilin shtet në botë dënohen klubet për mosrespektimin e 1 minutë heshtje nga një pjesë e publikut?
Shteti urdhëroi 7 ditë zie, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur pas këtyre ditëve, duke mos dashur që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët kryesor në këtë apo ngjarje tjera, dhe shteti nëpërmjet instrumentit të tyre që quhet FFM, merret me çështje tjera duke dashur të defokuson opinionin, pa përjeshtuar edhe mediat/portalet e kapura maqedonase që dezinformojnë dhe tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike, me rrenën e tyre se publiku ka fishkëlluar dhe ka thirrur emrin e Ushtrisë së lavdishme UÇK !!
Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit.
FFM dhe simotra e tyre MVR, në bashkpunim të ndërsjelltë dëshirojnë me çdo kusht që të dëmtojnë klubin tonë Shkëndija në shumë forma, fakt është referimi tendencioz në çdo ndeshje. Tashmë dëshirojnë që të na e ndalojnë aktivitetin tonë si tifogrup, duke dëshiruar shuarjen tonë.
JU BËJMË ME DIJE SE NUK DO T’JA ARRINI, BALLISTËT DO TË EKZISTOJNË DERI NË KIAMET !!!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Published

on

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.

E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.

Makineritë e rënda janë në terren për të rikthyer lumin në shtrat, ndërsa autoritetet lokale sigurojnë se nuk ka asnjë rrezik për popullsinë.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.

“Në fshatin Batincë ka ngritje të vëllimit të lumit Markovë, në disa vende vërehet derdhje e lumit nga shtrati. Angazhuam dy-tre makineri për të rregulluar situatën. Nuk e dimë nëse do të vazhdojë, për momentin nuk ka reshje të shiut dhe uji ka hyrë në oborret e shtëpive përreth lumit Markovë.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Published

on

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.

Punëtorët komunalë dhe makineritë e rënda janë vendosur në terren dhe po punojnë me përkushtim për të larguar dheun dhe mbeturinat nga rruga. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është rikthimi sa më i shpejtë i qarkullimit të sigurt dhe normal për banorët dhe vizitorët e zonës.

Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.

Qytetarët që udhëtojnë në këtë zonë këshillohen të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa të përfundojnë plotësisht punimet për pastrimin dhe sigurimin e rrugës.kohanews
Continue Reading

Më të lexuarat