Qeveria e re do të votohet fundjavën e ardhshme – burime parlamentare bëjnë të ditur se palët kanë rënë dakord që seanca ku do të diskutohet për kuadrin dhe programi i propozuar për katër vitet e ardhshme, të fillojë të shtunën dhe të përfundojë të dielën me votim jo më vonë se mesnata. Kryeparlamentari Afrim Gashi konfirmon se do të mbeten edhe pak ditë që deputetët të shqyrtojnë propozimin e dorëzuar të mandatarit Hristijan Mickoski.“Nëse propozimi vjen të hënën ose të martën, do të lëmë disa ditë që të shqyrtohet dhe pastaj të thërrasim seancën për zgjedhjen e Qeverisë”, tha Gashi .Tashmë është e sigurt se propozimi pwr përbërjen e kabinetit qeveritar do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend të martën, më 18 qershor, dhe para kësaj duhet të kalojnë filtrat e fundit në organet më të larta partiake.Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i VMRO-DPMNE-së të dielën duhet t’i miratojnë vendimet për kuadrot dhe më pas do t’i shpallin publikisht emrat e zgjedhur për ministrat e ardhshëm, e të njëjtën gjë e ka bërë të ditur Lëvizja “ZNAM” këtë fundjavë. Në koalicionin VLEN vendimet i marrin partitë ndaras ndërsa këtyre ditëve do të dihet se kush do të jenë edhe ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.Është konfirmuar se Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit, Arben Fetai zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Arben Taravari ministër i Shëndetësisë. BESA dhe Alternativa presin dritën jeshile, nëse Fatmir Limani do të jetë ministër për politikë sociale, Besar Durmishi për ekonomi dhe Admirim Aliti për integrime evropiane.Në ndarjen e resorëve, VMRO-DPMNE ka 13 ministri, “VLEN” gjashtë dhe partia e Maksim Dimitrievskit dy ministri. Sipas burimeve nga koalicioni i ri qeveritar, tashmë ka pasur një marrëveshje përfundimtare për ndarjen e pozitave të drejtorëve, por ende nuk ka vendime për ato vendime.