Lajme nga vendi
Priten rritje të temperaturave në Maqedoni
Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë rritje të temperaturave në gjithë Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë vranësira lokale, kurse në orët e pasdites, posaçërisht të hënën, pritet të ketë reshje të shiut.
Nga fillimi i javës, temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë celsius, kurse në mesjavë në pjesët jug-lindore të vendit pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.
Në Shkup dhe rajon moti do të jetë shumë më nxehtë dhe me diell, kurse reshje të shiut pritet të ketë të hënën.
Lajme nga vendi
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, por më të dendura në pjesët perëndimore (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h). Gjatë natës reshjet e shiut fillimisht do të kalojnë në borë në male, e më pas në vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu herë pas here më të dendura. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Gjatë natës me erë të fortë veriore në pjesët më të larta të luginës do të krijohen kushte që reshjet e shiut të kthehen në borë me intensitet të ulët. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
DPHM informon se të shtunën në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me borë të kohëpaskohshme, kryesisht në pjesët perëndimore. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. (mbi 70 km/h).
Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe paraqitje të mjegullës nëpër lugina.
Lajme nga vendi
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot, kjo rrugë që njihet si “Rruga e Butiqeve”, po gëzon sot një manifestim për herë të parë në qytetin e Tetovës, Panairin e Artizanateve ku marrin pjesë të ardhur nga Kosova dhe vendi siç është qyteti i Tetovës dhe ai i Shkupit. Shpresojnë që panaire të këtilla të ketë më shpesh thonë shitësit, sepse kështu do njihemi se çka prodhojmë dhe çka i ofrojmë publikut”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
“Duhet të ketë më shpesh panaire që të na njohin njerëzit, të na shohin ku jemi, çka jemi, çka ofrojmë. Ky zanat nuk humbën. Unë vij nga fshati Vicë, Malësia e Sharrit, vet i prodhojmë çiftelitë sharkitë vetë i prodhojmë”, u shpreh Naim Abdurahmani, punues çiftelish.
“Punimet janë unikate dhe janë të rajonit të Pollogut, pastaj edhe ngjyra, sidomos e verdhë e kuqe janë të Pollogut. Ky serm e ka emrin gold, përdoret më shumë në Tetovë apo në Pollog, është i punuar edhe me brendësinë kadife dhe pëlhurë brenda”, tha një punues i dimive.
Projekti i Panairit të Artizanateve, njëjtë sikurse edhe projekti për rregullimin e rrugës së Butiqeve me kalldrëme, realizohen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar të komunës së Tetovës dhe asaj të Prizrenit, ndërsa bashkë financohen nga fondet IPA, me qëllim të zhvillimit të turizmit në të dy qytetet por edhe kthimit të dy rrugëve në pamjen e tyre të vjetër, e që është një në Tetovë e tjetra në Prizren. Kreu i komunës Bilall Kasami, ka paralajmëruar edhe ndërrimin e fasadave të dyqaneve të kësaj rruge.
“Kjo rrugë siç e shohim ngadalë po merr pamjen e saj, me kalldrëme të kandelabrat, ulëset dhe elementet tjera, dhe do jetë një impuls i rëndësishëm për zhvillimin e bizneseve që ndërlidhen me aktivitete artizanale dhe në të kaluarën kanë pasur një impakt të rëndësishëm në ekonominë lokale. Kjo është vetëm faza e parë, ndërsa jemi në bisedime për të kthyer në këtë gjendje edhe disa rrugë anësore, por edhe të bëjmë projektin ideor edhe për pamjen e fasadave të lokaleve dhe objekteve që janë në këtë rrugë”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.
Brenda ditës, kjo rrugë do të jetë pa makina dhe do të shfrytëzohet vetëm si pedonale nga banorët por edhe vizitorët për rreth.
Lajme nga vendi
Personi që u shpëtua dje nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit, u hodh në Vardar për t’i shpëtuar policisë.
Personi i cili u shpëtua nga zjarrfikësit nën Urën e Gurit dje pasdite është hedhur në Vardar për t’i shpëtuar policisë.
“Sloboden Pechat” publikoi dje një video të operacionit të shpëtimit në Urën e Gurit, ku tregohej sesi një burrë, lakuriq deri në bel, u gjend në një nga shtyllat e urës, i shkëputur nga kontinenti.
Sipas informacioneve të “Sloboden Pechat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, burri është gjetur aty pasi policët e njësisë së ndërhyrjes e kanë vërejtur duke kryer një “vjedhje të pacipë”, pra duke vjedhur çantën e një gruaje. Për t’u shpëtuar nga policia, burri është hedhur në Vardar, por më pas ka ngecur në një nga shtyllat.
Zjarrfikësit sollën një shkallë për ta nxjerrë burrin në breg dhe policia më pas e mori atë në paraburgim. Por ajo është dashur ta linte të ikte pasi nuk iu gjet asgjë dhe gruaja viktimë nuk e denoncoi fare në polici tentativën për vjedhje.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve