Lajme nga vendi
Kërkonin lëmoshë në rrugë me fëmijë, arrestohen dy femra
Me afrimin e periudhës kur në vendlindje kthehen mërgimtarët, gjithnjë e më shumnë hasen lypsarë në rrugët e qytetit të Tetovës dhe të Pollogut. Të njejtit hasen në pjesët qendrore të qytetit të Tetovës dhe të Gostivarit, ku edhe është më i madh numri i qytetarëve që frekuentojnë gjatë ditës. Këtë e shfrytëzojnë personat që kërkojnë lëmoshë, por nuk mungojnë edhe rastet e keqpërdorimeve të fëmijëve të mitur, të cilët lihen të vetëm në rrugë për të kërkuar lëmoshë.Zakonisht këta fëmijë sillen nga qytetet tjera dhe lëshohen në rrugët e dy qyteteve të Pollogut, përkatësisht Tetovë dhe Gostivar.Së fundmi Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë të premten ka zhvilluar një aktivitet për të larguar nga rruga këta lypsarë.“Dje në periudhën nga ora 12.00 deri në 15.00, efektivët e policisë në bashkëpunim me punonjësit social nga Qendra për Punë Sociale kanë marrë masa lidhur fenomenin e lypjes së lëmoshës. Në orën 13:00 në rrugën ”Nikolla Teslla” në Tetovë është gjetur duke lypur lëmoshë një grua me iniciale E.O. 41 nga Tetova bashkë me dy fëmijët e saj të mitur, pastaj në orën 13:30 në të njëjtën rrugë është gjetur edhe një grua me iniciale L.R. e moshës 26 vjeçare nga Shkupi me qëndrim në Tetovë e cila lypte lëmoshë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Po merren masa të përshtatshme për të pastruar dhe dokumentuar rastet dhe kundër tyre do të përgadite parashtresat e e parapara ligjore” njoftuan nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Problem në vete është se këta persona që kërkojnë lëmoshë janë të qyteteve tjera. Ajo që është më tragjike është se në shumë raste këta lypsarë janë fëmijë që keqpërdoren nga ndonjë rrjet i organizuar i bandave të cilët në fund ua marrin të hollat e grumbulluara atyre duke i lënë në mëshirë të fatit. Nga Qendra për Punë Sociale në Gostivar njoftojnë se gjatë kësaj periudhe të vitit, kur ka edhe kthim të mërgimtarëve në vendlindje, gjithnjë ka rritje të numrit të lypësve në rrugët e qytetit të Gostivarit.Situata është e njejtë edhe në Tetovë. Nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë sqarojnë se ky fenomen është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje kundlr rendit dhe qetësisë publike, kurse gjobat janë nga 15 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë, ndërsa prindërit të cilët do të përfshijnë fëmijët e tyre në kërkim të lëmoshës dhe do t`I lënë pasdore do të përballen me përgjegjësi penale dhe burg deri në katër vite. “Policia sikurse viteve të kaluara në koordinim me institucionet tjera edhe këtë vit do të ndërmarrë aktvitete parandaluese për këtë lloj shkelje dhe punohet në gjetjen e një zgjedhje afatgjate për këtë fenomen në shoqërinë tonë, thonë nga Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.Këta fëmijë, krahas pjesëve qendrore të dy qyteteve poashtu hasen edhe në vendbanime rurale, afër xhamive, bankave dhe qendrave tregtare.TV KOHA
Lajme nga vendi
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.
Lajme nga vendi
Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.
“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.
Lajme nga vendi
Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza
Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.
Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.
Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve