Lajme nga vendi
VLEN-i e merr MEPSO-n, Postën, Rrugët e Maqedonisë… ja lista e drejtorive
Koalicioni VLEN është drejt finalizimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me VMRO DPMNE-në. Siç mëson PortaliX, pas definimit të ndarjes së ministrive, tashmë janë ndarë edhe pjesa më e madhe e drejtorive.
MEPSO, Posta, Rrugët e Maqedonisë, Drejtoria e Inteligjencës Financiare, Librat Amë, Rezervat Shtetërore dhe një sërë drejtori të tjera do të udhëhiqen nga kuadro të VLEN-it.
VLEN-i gjithashtu do të ketë zv/drejtor në Doganë, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ELEM, Fondin Pensional, Policinë Financiare, Fondin Shëndetësor dhe të tjera.
Ja lista e definuar deri tani.
Kulturë:
Filharmonia
Qendra e Kulturës Kumanovë
Zv. Biblioteka Universitare në Shkup
Teatri Shqiptar në Shkup
Teatri i Tetovës
Zv. Muzeu Arkeologjik
Galeria Nacionale e Arteve
Ansambli i Këngëve dhe Valleve
Kinoteka
Teatri i Gostivarit
Muzeu i Artit Modern
Qendra kulturore Koço Racin Shkup
Zv. i Qendrës kulturore Strugë
Qendra kulturore Tetovë
Galeria e Arteve Tetovë
Biblioteka e Tetovës
Tetari për Fëmijë në Shkup
Qendra kulturore në Dibër
Muzeu i Nënës Terezë
Muzeu i Alfabetit në Manastir
Vardar Film – kryetar i bordit
Galeria Gostivar
Arsim:
Zv. Biros për Zhvillimin e Arsimit
Inspektorati i Arsimit
Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve
Burgje:
Burgu i Strugës
Zv. Burgu i Ohrit
Burgu i Tetovës
Zv. Burgu i Shutkës
Zv. Burgu i Kumanovës
Të tjera:
Agro Berza
Drejtoria e Kullosave
Radiodifuzioni
Zv. MRTV
Zv. Agjencia për Administratë
Zv. Regjistri Qendror
Agjecia për të Dhënat Personale
Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimeve
Zv. MIA
Rrugët e Maqedonisë (Makedonija Pat)
Agjencia për Rrugë Publike
Zv. Qendrës Sociale Veles
Zv. Fondi Pensional
Zv. Kadastrës
Rezervat Shtetërore
Zv. SOZR
Zv. Doganës – Drejtori të direkcionit të Shkupit
Zv. DAP
Agjencia për Informata të Klasifikuara
Zv. Policia Financiare
Metrologjia
Drejtoria e Inteligjencës Financiare
Librat Amë
Rezervat e Naftës
Sigurimi i Depozitave
Zv. Fondit të Shëndetësisë
Spitalet …..
Zv. Pyjet Shtetërore
Zv. ELEM
MEPSO
POSTA
Zv Guvernator
Lajme nga vendi
Mexhiti: Kot i fërkoni duart, VLEN-i nuk përçahet!
Gjatë fjalës së tij në shënimin e 10 vjetorit të Lëvizjes BESA, zv.kryeministri i parë, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se VLEN-i po fuqizohet dhe të gjithë ata që po presin përçarjen e këtij koaliconi, po gabohen.
“Dikush prej anash pyet çfarë ndodh. Sheh Kuvendin e Alencës, LD-së, Alternatvës, Besës dhe i fërkon duart se do të ketë përçarje. Por, ne ju themi se nuk arritët ta pëçani VLEN-in sepse ja vlejti dhe bëri ndryshimin. Nuk arritët ta përçani as kur ishim në opozitë, as kur kishi pushtetin, as kur atëherë kur i kishi gjithë ato instrumente. Mos fërkoni duart se tash fuqizimi dhe forcimi i Besës është në të njejtën kohë fuqizim i VLEN-it, LD-së dhe Aleancës, Alternativës…”, tha Mexhiti.
Lajme nga vendi
Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e ka vizituar spitalin e Gostivarit, për të cilin tha se për gjashtë muaj janë investuar gjithsej 25 milionë denarë, ose rreth 400 mijë euro
Taravari tha se së shpejti do të paralajmërojnë edhe punësimin e atyre që janë me kontratë në vepër, të cilët do të marrin vendime.
“Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë të re për autoambulancat, administratë e renovuar dhe ambulanca të renovuara. Në anestezeologji shoh aparatet e reja që janë sjellë, dy eko aparate të reja, dy EGK aparate të reja”.
“10 milionë denarë investim nga vet spitali dhe 15 milionë denar investime prej Ministrisë së Shëndetësisë, pra rreth 400 mijë euro investime në spitalin e Gostivarit. Synimi im ka qenë që kështu të udhëhiqet një spital. Shumë shpejt do të paralajmërojmë edhe punësimin e atyre që janë me kontrata të marrin vendime, 600 specialis dhe afër 1100 punëtorë të mesëm shëndetësor do të punësohen në spitalet në gjithë territorin e RMV-së”, tha Taravari.
Lajme nga vendi
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”
Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.
Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.
“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.
Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria dhe më pas do të shqyrtohen provat materiale që duhet të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve