Connect with us

Lajme nga bota

Të shtëna me armë në SHBA, një i vdekur e 27 të plagosur, autori në arrati

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në qytetin Akron në shtetin e Ohajos në Amerikë, aty ku një person ka ndërruar jetë, ndërsa të paktën 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se policia mori një telefonatë ku raportohej për të shtëna me armë, ndërsa vetëm pak minuta më pas disa persona u paraqitën në spital të plagosur me armë zjarri, mes të cilëve edhe një 27-vjeçar, i cili ndërroi jetë më pas.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti me dhjetëra gëzhoja dhe një armë zjarri me të cilën dyshohet të ketë qëlluar autori. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe arrestimin e tij, ndërsa për këtë kërkon edhe ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacione./a2cnn

Advertisement

Lajme nga bota

Qëlloi 19 vjeçarin në gjoks, arrestohet polici në Francë

Published

on

Një oficer policie është vënë në hetim pasi dyshohet se qëlloi për vdekje një 19-vjeçar i cili po vraponte për t’iu fshehur efektivëve gjatë një ndjekje me makina me shpejtësi të lartë.

Viktima ishte mes tre personave në makinë kur policia u përpoq t’i ndalonte pranë Cherbourg-en-Cotentin në Normandi, tha prokurori i shtetit Pierre-Yves Marot në një deklaratë.

Shoferi refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste mjetin me shpejtësi, përpara se të ndalohej nga një makinë e dytë policie. Të tre pasagjerët e mjetit më pas tentuan të largoheshin në këmbë. Njëri u arratis, një tjetër u ndalua dhe një tjetër dyshohet se u qëllua nga oficeri në gjoks.

Kjo ngjarje vjen në Francë, një vit pasi trazira intensive që përfshinë vendin pas vrasjes së një 17-vjeçari gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit, ku edhe në këtë rast një polic u akuzua për vrasje.

Continue Reading

Lajme nga bota

OBSH: COVID-19 SHKURTOI JETËGJATËSINË NË BOTË

Published

on

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 24 maj.

“Pandemia COVID-19 përmbysi trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lidhje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, tha kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Jetëgjatësia globale ra në 1.8 vjet, përkatësisht në 71.4 vjet apo në nivelin e njëjtë sa ishte më 2012, u tha në studimin e kryer nga OBSH-ja.

Periudha kohore që mesatarisht një person mund të presë që të jetojë me shëndet të mirë ra në 1.5 vjet apo në 61.9 vjet më 2021 – niveli i njëjtë sa ishte më 2012.

Ndikimi i pandemisë te jetëgjatësia është edhe më i keq sesa gjetjet e një studimi të publikuar nga revista shkencore Lancet në janar, ku u tha se jetëgjatësia gjatë pandemisë ra për 1.6 vjet.

Advertisement

Hulumtuesit e atij studimi deklaruan se COVID-19 kishte “më shumë ndikim” në jetëgjatësi sesa çdo ngjarje tjetër gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se shifrat vënë në pah rëndësinë e një marrëveshjeje për sigurinë botërore gjatë pandemive, për të cilën po zhvillohen negociata në Gjenevë. Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të “forconte sigurinë botërore shëndetësore, por do të mbronte edhe investimet afatgjata në shëndetësi dhe do të promovonte barazinë në mesin e shteteve”.

Hulumtuesit e Lancet vlerësuan se COVID-i ka shkaktuar 15.9 milionë vdekje gjatë viteve 2020-2021. Vdekjet janë shkaktuar qoftë nga virusi apo nga pengesat e shkaktuara në sistemin shëndetësor si pasojë e pandemisë./REL

Continue Reading

Lajme nga bota

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk gjejnë qetësinë, goditen sërish nga stuhitë

Published

on

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur të enjten nga mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me shkarkesa elektrike. Si shkak i motit banorëve u është thënë që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, raporton “Associated Press”.

Fluturime të shumta për në dhe nga Emiratet e Bashkuara janë ndërprerë dhe shumë madje edhe janë anuluar. Edhe pse shiu i së enjtes nuk ka shkaktuar probleme të mëdha ose përmbytje, autoritetet kanë paralajmëruar banorët një natë më parë dhe kanë ndërmarrë shumë masa paraprake.

Përmbytjet e dy javëve më parë sollën kaos në Dubai, e sidomos në Aeroportin Ndërkombëtar të vendit.

Continue Reading

Më të lexuarat