Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

Published

on

 Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale.

“Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP.

Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

“Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari.

Lajme nga vendi

Hiqen ndalesat në rrugë të cilat ishin vendosur për shkak të reshjeve të borës

Published

on

Nga mëngjesi janë ndërprerë ndalesat për automjete të rënda transportuese në disa akse rrugore në vend të cilat u vendosën mbrëmë për shkak të reshjeve të borës.

Sipas informatave të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Janë hequr ndalesat në akset rrugore Manastir-Resnjë, përmes qafës malore Gjavatë, Resnjë-Ohër përmes qafës malore Bukovë, aksin rrugor Strugë- vendkalimi kufitar Qafëthanë dhe aksin rrugor Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksident në Patishka Reka, humb jetën një fëmijë! Arrestohet shoferi 19-vjeçar

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, në në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një e mitur ka humbur jetën ndërsa tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore që u dërguan për trajtim. Shoferi i veturës “Volkswagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria.

“Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga U.O. (19) nga fshati Studeniçan, dhe një veture “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A. (29) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga vetura “Mercedes”, e cila është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohër”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi F.A., pasagjerja R.A. (24), dhe një pasagjere tjetër e mitur, të dyja nga Shkupi, lëndimet e të cilave janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohër”, si dhe shoferi U.O., i cili është trajtuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Shkup, ndërsa U.O. është privuar nga liria sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në raportin e policisë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

LIGA E PARË: FITORE E RËNDËSISHME E SHKËNDIJËS DHE KF BESA

Published

on

Dy fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 14 gola të shënuar dhe dy kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 26-të në Ligën e parë të futbollit vendor

 Derbi i dy skuadrave të rajonit të Pollogut mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Gostivarit që u  zhvillua në kushte tejet të vështira atmosferike përfundoi me fitoren e  nikoqirëve me  rezultatin 2-1. Selmani dhe Shefiti ishin autor të golave për Besën, teksa për Gostivarin shënoi Kalanoski. Me këto tri pike besa  shtonë gjasat për ta  siguruar mbijetesën. Këtë pas  përfundimit të ndeshjes e pohoi autori I golit të parë Remzifaik Selmani

 “ Ishte një ndeshje shumë e vështirë e shihni edhe vet se kushtet atmosferike ishin shumë të rënda. I ftohti i madh në këtë ndeshje na e bënte të vështirë të vrapojnë e të jemi më të lire në këtë ndeshje. Por në fund ia dolëm shënuam dy gola morëm tre pike jemi shumë të lumtur si ekip dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë seri. Kjo fitore do të na  ndihmojë shumë të ngjitemi më lartԯ në tabelë, të largohemi nga kjo situate që jemi poshtë tabelës dhe shpresojmë në ndeshjen e ardhshme të bëjmë të njëjtën gjë të marrim tre pike dhe dal nga dal të sigurojmë mbijetesën” tha futbollisti Remzifaik Selmani

 Ndërkaq klubi i futbollit Gostivari, në rrjetet sociale ka kërkuar  falje  fansave  të tyre  pasi nuk kanë arritur objektivat për të luftuar  titullin kampion “Ju kërkojmë ndjese qe i kemi zhgënjyer tifozët tanë kaq ne fillim te sezonit pasi i kishim dhëne shprese për titull dhe kualifikim ne kupat e Evropës ne fillim te sezonit! Nuk kemi justifikime. Nuk kemi asgjë për të thënë. Ne të zhgënjyem! Na vjen sinqerisht keq” thuhet në  një njoftim të KF Gostivari.

 Fitore ka marrë edhe Shkëndija, ku në Kavadar mundi Tikveshin me golin e vetëm të Liridon Latifit. Shkëndija me tre pikët e fituara në Kavadar tani kryeson me 56 pikë. Pas ndeshje trajneri Jeton Beqiri u shprehë kënaqur me këtë fitore që jep siguri për të fituar titullin kampion. 

Advertisement

 Patjetër se është një fitore e rëndësishme, por më e rëndësishme për mua ishte se si u duk Shkëndija dhe si luajti gjatë 90-të minutave, si kur ishim numerikisht të barabartë, ashtu edhe kur ishim me një lojtar më pak.”  “Kemi probleme në disa momente kur s’jemi sa duhet cinik, nuk realizojmë rastet. Normalisht edhe tensioni edhe dëshira e futbollistëve është shumë e madhe, si duket mungon qetësia e momentit të fundit. Por, ishte e rëndësishme të merren tre pikët nga ndeshja në ndeshje dhe pastaj gjërat tjera vijnë duke u përmirësuar gradualisht.” deklaroi  trajneri Jeton Beqiri

Ndërkohë Voska Sport është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sileksi me shifrat 1:2 edhen pse  deri në minutën e 85 –të ishte në epërsi. FC Shkupi dhe Rabotniçki në Çair i ndajtën pikët duke luajtur me barazim pa gola, ndërsa  AP Brera në Strumicë pësoi nga Vardar 0-2. Të shtunën Struga Trim Lum mundi Pelisterin me rezultat të thellë 4-1. Pas  javës së 26-të, tabelën e kryeson Shkëndija me 56 pikë e ndjekur nga Sileksi që ka  52, Rabotniçki me 49 dhe Gostivari me  44 pikë.

SHABAN SINANI – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat